web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyshime për keqpërdorimin e fondeve të BE-së në Serbi/ Prokuroria Europiane nis hetimet

14 Mars 2025, 15:34, Kosova & Bota CNA

Dyshime për keqpërdorimin e fondeve të BE-së në Serbi/

Zyra e Prokurorit Publik Europian, e udhëhequr nga Laura Kövesi, ka nisur një hetim për një keqpërdorim të mundshëm të fondeve të Bashkimit Europian në rastin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit.

Kjo u konfirmua për mediat europiane dhe Kövesi deklaroi se po ia ofron publikut këtë informacion për shkak të një interesi jashtëzakonisht të lartë.

“Për shkak të interesit shumë të lartë publik, Prokuroia konfirmon se ka një hetim të vazhdueshëm për keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të BE-së që përfshin stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Për të mos rrezikuar rezultatin e këtij hetimi, nuk mund të bëhen publike detaje të mëtejshme”, -tha prokurorja.

Deklarata shpjegon më tej se Prokuroria duhet të vendosë për ushtrimin e juridiksionit të saj kur ndodh mashtrimi që përfshin fondet e BE-së të alokuara për vendet jo anëtare të BE-së ose shtetet anëtare të BE-së që nuk janë pjesëmarrëse.

Prokuroria është përgjegjëse për hetimin, ndjekjen penale dhe sjelljen në gjykatë të autorëve të veprave penale kundër interesave financiare të BE-së. Këto vepra përfshijnë lloje të ndryshme mashtrimi, mashtrim me TVSH-në mbi 10 milionë euro, pastrim parash, korrupsion etj. Prokuroria kryen hetime, ndjek penalisht çështjet penale dhe funksionon si prokuror pranë gjykatave kompetente të vendeve anëtare të BE-së, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes./CNA 





Lajmet e fundit nga