Sulmet ruse në Ukrainë/ 26 viktima dhe mbi 200 të plagosur në Dnipro
Një sulm me raketa balistike ruse në Dnipro goditi disa ve...

Gjykatësi i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivica Stefanovski, shpalli sot dënimin me burgim të përjetshëm për katër të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të pensionistit Pançe Zhezhovski. Babai i vajzës, i cili ishte i akuzuar për ndihmë në këtë krim, u shpall i pafajshëm.
Ky ishte vendimi i Shkallës së Parë të Gjyqësorit për vrasjet që tronditën opinionin në Maqedoninë e Veriut. Vrasjet ndodhën në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit të vitit 2023.
Me burgim të përjetshëm u dënuan i akuzuari kryesor, Lupço Palevski – Palço, si dhe Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev. Ndërkohë, babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, u shpall i pafajshëm, pasi – siç tha gjykatësi – prokuroria nuk arriti të dëshmonte fajësinë e tij.
“Prokurori, pavarësisht bindjes së tij, nuk arriti të vërtetojë se i akuzuari Gjorçevski kishte kryer veprën për të cilën akuzohej. Prandaj ai lirohet. Të pandehurit e tjerë janë fajtorë, sepse në mënyrë mizore ia morën jetën viktimës, Vanja Gjorçevska, duke i shkaktuar vuajtje të rënda psikike. Velibori e nxori vajzën nga bagazhi, e futën në një gropë që e kishin hapur më parë, ndërsa Palevski qëlloi me armë në kokën e saj, duke përdorur një jastëk për të zbutur zhurmën”, tha gjykatësi Stefanovski.
Gjykata sqaroi në detaje edhe vrasjen e pensionistit Pançe Zhezhovski, për të cilën të pandehurit gjithashtu u dënuan me burgim të përjetshëm.
Sipas aktgjykimit, më 22 nëntor 2023, “të akuzuarit së bashku e rrëmbyen Pançe Zhezhovskit në Veles, dhe Lupço Palevski e qëlloi atë në kokë. Pastaj e sekuestruan makinën e tij ‘Citroen’ për ta përdorur në rrëmbimin e vajzës në Shkup”.
Vanja u rrëmbye më 27 nëntor, në hyrje të ndërtesës ku banonte, teksa po shkonte në shkollë. Ata e lidhën, e futën në një thes gjumi dhe më pas në bagazhin e 'Citroen'-it, duke e vrarë në afërsi të Shkupit. Trupat e Vanjës dhe Pançes u gjetën më 3 dhjetor 2023.
Babai i Vanjës dyshohej se kishte dhënë informacionin se kur vajza do të dilte vetëm për të shkuar në shkollë. Ai kaloi disa muaj në paraburgim dhe arrest shtëpiak, duke deklaruar se kishte pranuar fajin pasi ishte rrahur nga policia. Sot gjykata e liroi atë nga çdo përgjegjësi dhe nga masa e arrestit shtëpiak.
Prokuroria nuk heq dorë nga ndjekja e babait të Vanjës
Prokuroria shprehu pakënaqësi me vendimin e gjykatës për lirimin e babait të vajzës dhe paralajmëroi se do të apelojë vendimin. Sipas saj, gjykata nuk dha asnjë argument bindës për lirimin dhe ekzistojnë prova të mjaftueshme për ta dënuar atë për ndihmë në krim.
“Është fakt i padiskutueshëm që vetëm prindërit e dinin që atë ditë vajza do të shkonte vetëm në shkollë. Dy prej të akuzuarve treguan pikërisht babanë si personin që dha këtë informacion. Po të mos e kishin këtë informacion, nuk do të kishte rrëmbim, e rrjedhimisht as vrasje”, tha prokurorja Ana Stojkoviq-Dimitrievska.
Avokati i Aleksandar Gjorçevskit, Vladimir Tufegjiq, tha se nuk e kupton pse prokuroria këmbënguli ta përfshinte babanë e vajzës në këtë proces, kur, sipas tij, që nga fillimi ishte e qartë se nuk kishte asnjë provë.
Ai kërkoi përgjigje nga organet hetimore dhe inspektorët policorë mbi disa çështje kyç.
“A ka qenë kjo përfshirje një mënyrë për të shpërqendruar vëmendjen nga ajo që duhet të ishte realisht objekt hetimi? Në seancë u tha se që nga viti 2022 ishin hartuar lista për rrëmbimin dhe vrasjen e njerëzve. Ata madje kishin hapur disa gropa paraprakisht. A kishin ata mbështetje logjistike nga brenda institucioneve? Këto janë pyetje për të cilat publiku meriton përgjigje”, tha avokati Tufegjiq.
Ai shtoi se do të konsultohet me klientin e tij për të parë nëse do të ngrehë padi penale për keqtrajtim, pasi aktualisht nuk është i prirë për këtë hap. Ndërkohë, presin zgjidhje ligjore edhe për kallëzimin për torturë ndaj klientit të tij.
Ndërkaq, avokatët e të dënuarve me burgim të përjetshëm paralajmëruan se do të apelojnë vendimin, duke pretenduar se nuk kishte prova të mjaftueshme për një dënim kaq të rëndë.
Të katërt mbeten në paraburgim. Prokuroria tha se dënimi me burgim të përjetshëm dëshmon se as krimet më të tmerrshme nuk mbeten pa u zbardhur.
Gjykimi nisi më 20 shtator dhe u mbajtën 35 seanca me pjesëmarrjen e publikut, pavarësisht kërkesës së prokurorisë që ato të ishin të mbyllura.
Fillimisht, të pandehurit mohuan fajin dhe pretenduan se motivi ishte vetëm zhvatja dhe jo vrasja, por prokuroria nguli këmbë se qëllimi kryesor ishte pikërisht zhvatja.
Megjithatë, pas nëntë muajsh disa prej tyre shprehën pendesë, ndërsa Palevski për herë të parë publikisht fajësoi Velibor Manevin si organizator, Bore Videvskin si ekzekutues dhe Vllatko Keshishev si roje.
Manev deklaroi se një anëtar i partisë “Desna” fshehu çantën blu me armën dhe pajisjet e komunikimit me urdhër të Palevskit. Ndërsa Videvski tha se dëshmitë ishin nxjerrë me dhunë dhe se hetimi kishte marrë drejtim të gabuar.
Në një letër drejtuar gjykatës, nëna e Vanjës kërkoi që ky krim të mos përsëritet kurrë.
“Një krim i tillë nuk mund të tolerohet. Nuk duhet që më prindërit të qajnë dhe të luten për drejtësi. Unë sot po lutem për drejtësi. Për drejtësi për Vanjën”, shkroi Zorica Gjorçevska.
Arma me të cilën u kryen vrasjet ende nuk është gjetur. Ajo figuron si armë e panjohur, kalibër 9 milimetërsh. Në përfundimet e tij më 20 qershor, Velibor Manev zbuloi se një punonjës i Bankës Popullore kishte marrë përsipër të asgjësonte armën dhe motorolat e përdorura për komunikim.
Pas kësaj, prokurori urdhëroi arrestimin e personit për veprën penale “ndihmë pas kryerjes së veprës penale. Megjithatë, rasti ndaj Manevit është i ndarë dhe nuk ndikon në gjykimin për rrëmbimet dhe vrasjet e dy personave./ REL
Një sulm me raketa balistike ruse në Dnipro goditi disa ve...
Interneti në Iran është rikthyer në "gjendjen" e tij të më...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi në nj...
Mbretëria e Bashkuar do të blejë 12 aeroplanë luftarakë F-...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Ambasa...
Udhëheqësit e NATO-s u mblodhën në Hagë për zhvillimin një...
Dështon për të 37-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti se sulmi ame...
Shtatë ushtarë izraelitë u vranë të martën në qytetin jugo...
Ambasada amerikane në Jerusalem ka njoftuar se do të rihap...
Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të ri të Ko...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka pro...
Agjencia e lajmeve e gjyqësorit iranian thotë se Irani ka ...
Sulmet e SHBA-së në Iran gjatë fundjavës degraduan aftësin...
Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit thotë se ka heq...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka përshkruar a...
Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian ka bërë një deklarat...
Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, p...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se pres...
Hapësira ajrore iraniane u rihap pjesërisht sot, pas armëp...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...