Forcat e mbrojtjes të Izraelit: Kemi goditur 11 mijë objektiva që u përkasin organizatave terroriste
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë një bil...

Shtetet e Bashkuara dhe vendet të tjera po analizojnë alternativa të ndryshme lidhur me të ardhmen e Rripit të Gazës nëse militantët e Hamasit largohen nga qeverisja, tha të martën Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Zoti Blinken tha para një komisioni të Senatit se ‘status quo’ nuk mund të vazhdonte për enklavën me popullsi të dendur të qeverisur nga grupi islamist palestinez Hamas dhe se as Izraeli nuk dëshironte ta kontrollonte atë.
Mes këtyre dy qëndrimeve janë “disa alternativa të mundshme që ne po i shikojmë nga afër tani, po kështu edhe vendet e tjera”, tha zoti Blinken.
Ajo që do të kishte më shumë kuptim në të ardhmen, tha zoti Blinken, do të ishte një “Autoritet Palestinez efektiv dhe i rigjallëruar” për të qeverisur Gazën, por pyetja qëndron nëse kjo mund të arrihet.
“Në të kundërt mund të ketë marrëveshje të tjera të përkohshme që kërkojnë përfshirjen e vendeve të tjera të rajonit. Mund të përfshijë agjenci ndërkombëtare që do të ndihmonin për çështjet e sigurisë dhe qeverisjen”, tha zoti Blinken.
Si hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ku u vranë më shumë se 1400 njerëz, sulmi më i rëndë ndaj hebrenjve që nga Holokausti, Izraeli është zotuar ta zhdukë Hamasin përmes një sulmi të pamëshirshëm mbi Rripin e Gazës, megjithatë nuk duket se ka një fund të qartë në horizont.
Kombet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë të ndihmave thonë se popullsia civile në enklavën palestineze të rrethuar është përfshirë në një katastrofë të shëndetit publik.
Uashingtoni ka biseduar me Izraelin dhe vende të tjera të rajonit lidhur me mënyrën e qeverisjes së enklavës palestineze nëse Izraeli triumfon në fushën e betejës, ndërsa ende nuk ka një plan të qartë.
Ndër alternativat që po shqyrtohen nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli është edhe mundësia e një force shumëkombëshe që mund të përfshijë trupa amerikane. Një variant tjetër është që Gaza të vendoset përkohësisht nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, raportoi të martën agjencia e lajmeve Bloomberg.
Disa nga ndihmësit e Presidentit Joe Biden janë të shqetësuar se ndërsa Izraeli mund të hartojë një plan efektiv për t'i shkaktuar dëme të qëndrueshme Hamasit, Tel Avivi ende nuk ka formuluar një strategji për largimin nga Gaza./Zëri i Amerikës
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë një bil...
Autoritetet e Pakistanit u kanë dhënë kohë 1.7 milionë...
Senatorë nga të dy partitë politike shprehën dyshime të ma...
Bolivia është bërë vendi i parë që ndërpreu lidhjet me...
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ai i Shtetit Antony...
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara vazhdon fushata për zgjedhje...
Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit do të frymëzojë kërcënimin m...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një urdhër ekz...
Mbështetja në rritje e Presidentit turk Rexhep Tayyip ...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar sërish kët...
Qeveria e Kosovës e ka miratuar të martën projektligjin pë...
Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur formimin e Qeverisë...
Operacionet ushtarake izraelite në Gazë vazhdojnë, ndërsa ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe ai i Sht...
Një ushtar izraelit, i cili u rrëmbye nga Hamasi është shp...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku nga aut...
Qeveria e Kosovës njoftoi të hënën vonë se ka vendosur ta ...
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka dorë...
Parlamenti i Malit të Zi ka zgjedhur Qeverinë e 44-t, ...
Parlamenti i Malit të Zi ka zgjedhur Qeverinë e 44-t, e ci...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...