Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Dashi
Sot do keni nevojë jetike të bëni ndryshime dhe të përjetoni emocione të reja. Ka mundësi që të ndërmerrni edhe ndonjë sfidë. Për ata që janë në një lidhje dita do fillojë qetësisht, por pas mesdite situata do nxehet e pasioni do shtohet dhe emocionet do bëhen të forta. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Për ju beqaret do fillojë një dashuri e madhe dhe tejet emocionuese. Në punë do keni ide brilante, do jeni shumë korrektë dhe askush nuk do mundet dot t’iu pengojë në projektet që keni filluar. Në çdo profesion që të jeni do ndiheni shumë të nevojshëm për të tjerët. Financat kohët e fundit nuk kanë qenë shumë të mira kështu që sot duhet të merrni masa më strikte.
Demi
Sot nuk do i duroni dot kontradiktat me të tjerët dhe mund t’iu mbathni nga ambienti në të cilin ndodheni. Nëse keni një lidhje do kaloni shumë vështirësi. Gënjeshtrat do jenë të njëpasnjëshme nga ana e partnerit dhe do preferoni më shumë të qëndroni disa kohë vetëm e të reflektoni se çfarë do bëni. Nëse jeni beqarë tregohuni më të kujdesshëm me personat që do takoni sepse disa do mundohen t’iu mashtrojnë me fjalë të bukura. Në punë do keni disa pengesa të vogla, por falë mbështetjes së disa të afërmve nuk do mbeteni në baltë. Me shpenzimet do i keni punët keq dhe problemet financiare do shtohen.
Binjakët
Sot do ndryshoni shpesh mendim dhe nuk do e mbani mërzitjen. Pavarësisht se çfarë do thoni në një moment do tregoheni më të hapur për diskutime. Nëse jeni në një lidhje do viheni përballë disa zgjedhjesh dhe duhet të merrni vendime të rëndësishme. Nëse jeni beqarë do qëndroni gjithë kohës para pasqyrës dhe do mendoni se jeni shumë të bukur. Duke ju rritur mendja do e keni të vështirë të pranoni ftesat e çdokujt. Në punë do arrini më shumë nëse bashkëpunoni me kolegët tuaj. Financat do jenë normale. Mundohuni të jeni të logjikshëm me shpenzimet dhe situata do mbetet e mirë.
Gaforrja
Jo çdo e vërtetë duhet thënë gjatë kësaj dite sepse mund të lindin probleme goxha serioze. Nëse keni një lidhje nuk priten stuhi të fuqishme nëse din të tregoheni të kujdesshëm dhe të matur. Shmangni edhe prekjen e temave delikate. Nëse jeni beqarë duhet t’i gjykoni gjërat mirë para se të hidhni hapa. Mundësitë do jenë disa, por jo të gjitha do jenë të shkëlqyera. Në punë duhet të jeni shumë më të duruar dhe më largpamës sepse përndryshe do ju dalin probleme më serioze. Për buxhet më të mirë duhet të shpenzoni me sa më shumë kursim që të mundeni.
Luani
Dielli do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni se nuk është gjithmonë e rëndësishme të jetosh me pasion për të qenë i lumtur. Do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mirë së bashku. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet të pranoni çdo ftesë. Disa mund të jene intrigante dhe me dy fytyra. Në punë ka mundësi të ndryshoni disiplinë dhe do e hidhni çdo hap të mirëllogaritur. Shpenzimet kryejini pasi të keni bërë mire llogaritë. Në këtë mënyrë do shmangni çdo të papritur të pakëndshme.
Virgjëresha
Ditë e mbushur me gjallëri, alegri dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja. Do keni dëshirë të lëvizni, të njihni vende të reja dhe të eksperimentoni. Ju të dashuruarve sado që t’iu joshin dhe t’iu bëjnë propozime interesante, nuk do tundoheni aspak dhe as që do ju shkojë ndër mend ta tradhtoni partnerin. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes asnjë limit.
Peshorja
Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe gëzimin do ua transmetoni edhe të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar vetëm momente pozitive dhe të mbushura me gëzim. Momentet pasionante shpesh do jenë goxha të forta. Në punë do dini si ta joshni dikë dhe mbrëmja ka për të qenë plot ngjyra. Rrahjet e zemrës do shtohen si kurrë ndonjëherë më parë. Në punë do i bëni gjërat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgjë. Gjithçka do ju ecë perfekt. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes edhe pse në fakt gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.
Akrepi
Sot do jeni të paqëndrueshëm dhe gati për të ndërmarrë çdo lloj sfide. Nuk do qëndroni asnjëherë në një vend. Ju të dashuruarit do jeni shumë impulsivë dhe pa dashje mund ta lëndoni atë që keni në krah. Kini të paktën kurajën të kërkoni falje. Ju beqarët do ndiheni gati për të bërë ndryshime në jetën tuaj dhe do i pranoni disa ftesa që do iu bëhen. Në punë do zotëroni një energji të paimagjinueshme dhe mund të arrinin ndryshime radikale që do i lënë të gjithë me gojë hapur. Financat do i mbani goxha të mira edhe pse do arrini të kryeni shpenzimet e menduara.
Shigjetari
Për shkak të ndikimit të keq të hënës sot ka rrezik të influencoheni shumë nga të tjerët. Mësoni ndonjëherë të thoni edhe jo. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që sot të fillojnë debatet e forta për disa çështje shumë delikate. Tregohuni diplomatë dhe matini fjalët nëse nuk doni probleme serioze. Ju beqarët më mirë t’i merrni gjërat shtruar dhe të mos kërkoni me ngulm një person për ta pasur pranë. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do i zgjidhni edhe disa çështje të vështira të ditëve më parë. Edhe miqtë do i ndihmoni pa u menduar dy herë. Buxheti ka për të qenë aq i mirë sa do mund të shijon kënaqësi të reja.
Bricjapi
Sot do doni të eksperimentoni dhe të provoni gjëra të reja. Shpesh do jeni si një vullkan gati për të shpërthyer. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse mund të keni pak kohë, sot do kaloni momente shumë të bukura. Do ndani me partnerin edhe disa sekrete që do ju bashkojnë akoma më shumë. Ju beqarët nuk duhet të keni zili të tjerët, por duhet të bëni përpjekje për ta afruar pas vetes personin që pëlqeni. Çdo metode lejohet, mjafton të arrihet qëllimi. Në punë do i keni idetë shume precize dhe do ecni drejt qëllimit përfundimtar. Për paratë nuk keni për çfarë të qaheni. Vazhdoni të bëni llogari para se të shpenzoni dhe situata do mbetet e mirë.
Ujori
Sot yjet do ju mbushin me mendime pozitive dhe ide fantastike për ta bërë jetën më të bukur. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë jashtëzakonisht e favorshme. Do kaloni plot çaste të ngrohta me atë qe keni ne krah, do bashkëpunoni për çdo gjë dhe do gjeni mirëkuptim për gjithçka. Ju beqarët do kenë një takim të papritur, por vendimtar. Në punë ka mundësi t’u kërkoni shefave një specializim më shumë në mënyrë qe të jeni edhe më të aftë. Mbështetja e tyre do jetë e pakushtëzuar. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.
Peshqit
Sot do influencoheni pozitivisht nga yjet dhe do bëni atë çfarë do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do keni ide brilante si ta bëni çdo moment sa më të bukur. Edhe partneri do ju ftojë në restorante, koncerte apo mjedise që ju i adhuroni. Nëse jeni beqarë, një mik do ju bëjë një ftese. Duke e pranuar atë nuk do e përballoni dot tundimin për të hedhur edhe ndonjë hap më tej. Në punë do kërkoni ta përmirësoni projektin që keni nisur dhe kolegët do ju mbështesin. Buxheti nuk do jetë i keq, por ai mund të përmirësohet tej mase nëse shfrytëzoni mundësitë dhe pranoni propozimet për punë.
DashiNdryshimet e papritura në një projekt për të cilin ke...
DASHISot do të ndikoheni lehtësisht nga opinionet e njerëz...
DashiKjo është një kohë e mirë për ju që të filloni një fa...
Dashi Një ditë pozitive do të jetë kjo e sotmja për të gj...
Dashi Së fundmi keni pasur kontraste tepër të forta n...
DashiDisa informacione shqetësuese për financat mund të je...
Dashi Për të arritur qëllimet tuaja të karrierës, duhet t...
Dashi Patjetër do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje të ve...
Dashi Joga dhe meditimi do të jenë të dobishme. Ata që ka...
DashiDo të ndieni një nxitje të madhe nga dikush apo diçka...
Dashi Jeni gati për të ecur përpara në punën tuaj akt...
DashiJoga dhe meditimi do t’ju ndihmojnë të qëndroni në fo...
Dashi Nuk po ndiheni të sinkronizuar me punën sot dhe...
Dashi Sot nuk do jeni shumë në qejf për të duruar të tjer...
Dashi Ashtu si kameleoni ju do përshtateni me çdo lloj si...
DASHURIA Dashi Dashuria do t'i përshtatet shumë kësa...
Dashi Shëndeti do jetë i mirë , por stresi dhe lodhja...
Dashi Në punë, sipas horoskopit të dashit për muajin ...
Dashi Kjo shenja gjatë këtij muaji do të fitojë më sh...
Dashi Dashuria do t'i përshtatet shumë kësaj shenje t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...