LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas dy vitesh lidhjeje/ Ndahet Kendall Jenner dhe Devin Booker

2022-06-23 11:37:00, Trending CNA
Pas dy vitesh lidhjeje/ Ndahet Kendall Jenner dhe Devin Booker
Kendall Jenner dhe Devin Booker

Dyshja e famshme, Kendall Jenner dhe Devin Booker, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dyvjeçare. Burimet pranë modeles së njohur bënë me dije se problemet e çiftit nisën pasi ata u kthyen nga dasma e Kourtney Kardashian.

Megjithatë, mund të mos jetë një ndarje e përhershme, siç vë në dukje burimi i brendshëm, duke qenë se ata shpresojnë që të rikthehen sërish së bashku.

Çifti për herë të fundit janë para në praninë e njëri-tjetrit në dasmën e motrës Kourtney Kardashian. Pas kthimit në shtëpi, ata kuptuan se kishin një stil jete të ndryshme dhe kjo mendohet të jetë bërë shkak për ndarjen e tyre. Ndërkohë, lidhja e Kendall Jenner dhe Devin Booker filloi në vitin 2020./ CNA.al

Lajmet e fundit nga