Accident near Milot Bridge / 4 people injured, end up in "Trauma"
A serious accident occurred near the Milot bridge on the L...
A serious accident occurred near the Milot bridge on the L...

Ukraina dhe shtatë vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore u bënë thirrje kompanive më të njohura të teknologjisë në botë që të veprojnë për të luftuar në platformat e mediave sociale dezinformimin nga fuqitë armiqësore. Sipas tyre, fushatat dezinformuese minojnë paqen dhe stabilitetin.
Në një letër të hapur të nënshkruar nga kryeministrat e 8 shteteve thuhet se platformat e teknologjisë, si Facebook, e zotëruar nga kompania ombrellë Meta, duhet të ndërmarrin hapa konkretë si refuzimi i pagesave nga individë ndaj të cilëve jane vendosur sanksione, apo ndryshimi i algoritmeve në mënyrë të tillë që të jetë në plan të parë saktësia e informacionit, jo nxitja e përdoruesve për të komentuar.
"Manipulimi i informacionit të huaj dhe ndërhyrja, përfshirë dezinformimin, po përdoret për të destabilizuar vendet tona, për të dobësuar demokracitë tona, për të penguar anëtarësimin e Moldavisë dhe Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe për të dobësuar mbështetjen tonë për Ukrainën përballë sulmit të ndërmarrë nga Rusia", thuhet në letër.
"Kompanitë e mëdha të teknologjisë duhet të jenë vigjilente dhe të bëjnë rezistencë, në mënyrë që të mos përdoren për avancimin e qëllimeve të tilla. Ato duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar që platformat e tyre të mos përdoren për të përhapur propagandë ose dezinformimin që përkrah luftën, justifikon krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit ose forma të tjera të dhunës”, shkruhet gjithashtu në letër.
Letra u nënshkrua nga kryeministrat e Ukrainës, Moldavisë, Polonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë dhe u shpërnda nga zyra e kryeministrit çek Petr Fiala.
Kompania Meta tha se kishte forcuar kapacitetet e saj për kontrollin e fakteve në Evropën Lindore dhe kishte ndërmarrë një sërë hapash të tjerë për të luftuar përhapjen e dezinformimit në lidhje me luftën në Ukrainë si dhe për të ulur përhapjen e informacionit të prodhuar nga media të kontrolluara nga shteti rus.
"Ne nuk po lejojmë keqinformimin kur ka të ngjarë të shkaktojë dëm ose dhunë dhe po punojmë me partnerë të pavarur mbi kontrollin e fakteve për të ekpozuar pretendimet e tjera të rreme," tha një zëdhënës.
"Ne gjithashtu po kufizojmë qasjen e përdoruesve në Europë dhe Ukrainë, tek mediat ruse RT dhe Sputnik dhe po shtojmë njoftime sinjalizuese në çdo postim në Facebook që përmban lidhje me faqet e internetit të këtyre mediave, në mënyrë që njerëzit ta dinë përpara se t'i klikojnë ose t'i shpërndajnë këto postime. Ne po vazhdojmë konsultimet me qeveritë në Evropën Qendrore dhe Lindore për të trajtuar këtë çështje", shtoi ai.
Shoqata e Industrisë së Kompjuterëve dhe Komunikimeve (CCIA), anëtarë të së cilës janë ndër të tjera dhe kompani si Meta, Twitter dhe Google GOOGL.O, tha se ka mbështetur masat për të luftuar dezinformimin, siç është Akti Europian për Shërbimet dhe Tregjet Digjitale.
"Ne besojmë se zbatimi i duhur i këtij akti, i gërshetuar me Kodin e Praktikës mbi Dezinformimin të Bashkimit Europian që është rishikuar së fundmi, është thelbësor për të forcuar luftën kundër dezinformimit," tha për agjencinë Reuters, Christian Borggreen, Zëvendës President dhe Drejtues i Shoqatës së Industrisë së Kompjuterëve dhe Komunikimeve.
Një zëdhënës i qeverisë çeke nuk iu përgjigj menjëherë pyetjes se kush e ka marrë letrën deri tani.
Në letër thuhej se përcaktimet e algoritmit duhet të jenë më transparente dhe publiku duhet të njihet me politikat e platformave të këtyre mediave sociale si dhe zbatimin e tyre.
Po ashtu thuhet se këto platforma duhet të angazhojnë fonde dhe personel të mjafteshëm për të shmangur përhapjen e përmbajtjeve ekstreme, për të adresuar rrezikun në rritje të lajmeve të rreme dhe dezinformimit të krijuar nga inteligjenca artificiale.
"Kjo është një thirrje për veprim sepse manipulimi i informacionit të huaj dhe ndërhyrja, duke përfshirë fushatat e dezinformimit përbëjnë një kërcënim për demokracinë, stabilitetin dhe sigurinë kombëtare. Kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë fuqinë të jenë aleatë jetik në përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar këto fushata " shkruhet në letër./ VOA
Apple 's latest software update , iOS 16.4, is available t...
On the magazine rack near the supermarket stores, I al...
Artificial intelligence (AI) could replace 300 million...
The new iOS update (16.4) was released a few hours ago to ...
Lithium-ion polymer batteries, also known as lithium-polym...
In Germany around 6% of children and young people are ...
These days, it seems like smartphones become obsolete afte...
Our computer, or phone to be precise, has stored the code...
Civil Service Minister Stanislas Guerini has announced tha...
UBT and EON Reality are starting with the new version of a...
The Dutch government will ban the use of the Chinese video...
In a blog post, Bill Gates referred to artificial intellig...
In a series of studies published in Nature Astronomy , astr...
Online sales giant Amazon plans to cut 9,000 jobs in a...
The owners of the YouTube profile EverythingApplePro, who ...
YouTube has reinstated Donald Trump's account after a ...
The phone's advertised battery life is usually based on th...
WhatsApp offers many new services to make the user experie...
Sometimes our phone battery dies at the worst possible mom...
The US, according to the media, is considering eventua...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
A complaint to CNA also led to the publication of several ...
A mountain of documents for a flagrant case, in the na...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred near the Milot bridge on the L...
A tragic event occurred this evening in the village of Ago...
A truck overturned today on the Librazhd-Prrenjas axis, in...
A serious accident was recorded this afternoon in the Shko...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
Russia is still advancing slowly in the Donetsk region of ...
Iran's Foreign Ministry has criticized the US government f...
Until recently, the entrance to the Troyarova mine was ope...
The International Monetary Fund and the official Bureau of...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
The Albanian government's forecasts for public investments...
This Thursday, one US dollar is bought for 82.3 lek and so...
In 2025, agriculture made a negative contribution to econo...
Fuel doesn't just affect drivers. This is the part that's ...