web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milani rikthehet te shkëlqimi, Nkunku ngjit kuqezinjtë në krye

2025-12-28 14:39:00, Sport CNA

Milani rikthehet te shkëlqimi, Nkunku ngjit kuqezinjtë në krye

Milani fitoi 3-0 ndaj Hellas Veronës në “San Siro”, duke u shkëputur me dy pikë në krye të renditjes së Serie A.

Ndeshja pati një fillim të qetë, me rastin e parë pas 20 minutash nga Loftus-Cheek. Goli i avantazhit erdhi në shtesë të pjesës së parë, kur Pulisic shënoi pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Modric.

Në minutën e parë të pjesës së dytë, Milani fitoi penallti për faull ndaj Nkunku. Vetë Nkunku realizoi nga pika e bardhë për 2-0, duke shënuar golin e tij të parë në kampionat. Pesë minuta më vonë, ai realizoi edhe golin e dytë personal, duke vulosur rezultatin 3-0.

Milani shkon në 15 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat dhe ngjitet në krye me 35 pikë, në pritje të Atalanta-Inter. Verona mbetet në zonën e rënies nga kategoria, në vendin e 18-të me 12 pikë.





Lajmet e fundit nga