LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pezullohet linja e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas/ Pasagjerët duhet të presin deri në një njoftim të dytë

2023-01-10 11:35:00, Sociale CNA

Pezullohet linja e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas/ Pasagjerët

Drejtoria e Përgjithshme Detare  ka njoftuar se për shkak të motit të keq, do të pezullohet përkohësisht nisja e trageteve drejt Italisë dhe anasjelltas.

Të gjithë ata që  duan të udhëtojnë me linjën e trageteve Durrës-Bari-Durrës, duhet të presin njoftimin e radhës nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.

“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirmimi i agjensive detare, ne datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive.

Kompanitë e lundrimeve do t? respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjensitë detare.

Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim”, thuhet në njoftim./CNA.al

Lajmet e fundit nga