The doctor indicates the date/ When the vaccine against the tumor will be ready
Dr. Paul Burton, doctor of the pharmaceutical company Mode...

Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoqërinë amerikane. Sipas një studimi të vitit 2021 të Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, një në pesë amerikanë të rritur përballet me një çrregullim. Në përgjithësi numri i personave me probleme të shëndetit mendor është rreth 57.8 milionë, ose rreth 22.8 për qind e amerikanëve të rritur. Ky fenomen ka filluar të ndjehet edhe tek komuniteti shqiptaro-amerikan. Gjatë dy viteve të fundit vërehet rritje e numrit të vetëvrasjeve dhe vdekjeve si pasojë e mbidozës. Kolegu Burim Goxhuli bisedoi me dy terapiste dhe një ndihmësprokuror në Miçigan, të cilët po ofrojnë konsultime dhe terapi falas për pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Terapistet shqiptaro-amerikane në Miçigan, Juliana Pepaj dhe Entela Kaba, thonë se qëllimi i nismës është krijimi i një hapësire të sigurt, pa gjykime dhe frikë, ku komuniteti shqiptaro-amerikan mund të diskutojë hapur për problemet e shëndetit mendor.
“Kur flasim për shëndetin mendor jemi jemi duke folur për personalitetin tuaj, për atë se kush jeni. Mënyra si menaxhoni stresin, merrni vendime dhe komunikoni me të tjerët varet nga shëndeti mendor. Në komunitetin tonë ka shumë frikë se dukeni si jo normal, nëse flisni hapur rreth kësaj teme. Është koha që të themi mjaft është mjaft”, thotë zonja Pepaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.
“Shëndeti mendor është jeta jonë. Përfshin gjithçka, gjendjen tonë psikologjike, emocionale dhe sociale. Që të kemi familje dhe shëndet më të mirë, çdo gjë fillon nga mendja”, thotë terapistja shqiptaro-amerikane Kaba.
Dy terapistet, së bashku me ndihmësprokurorin në bashkinë e qytetit Oakland, Endrit Topalli, po organizojnë terapi në grup dhe takime private, kryesisht në institucionet kulturore dhe fetare të komunitetit shqiptaro-amerikan në Miçigan.
Pjesëtarët e komunitetit mund të këshillohen mbi problemet e tyre dhe të informohen rreth burimeve për të trajtuar shëndetin mendor.
Kjo nismë erdhi si domosdoshmëri, duke e parë numrin në rritje të vetëvrasjeve dhe vdekjve si pasojë e mbidozës, thonë ekspertët.
“Personalisht kam familjarë që kanë kryer vetëvrasje. Po shohim fëmijë, të rinj 15 vjeçarë e deri tek moshat më madhore 60 vjeçare, që po kryejnë vetëvrasje. Kjo është diçka që na bashkoi”, thotë terapistja Pepaj.
Grupi thotë se gjatë dy viteve të fundit kanë identifikuar mbi 50 raste të vdekjeve si pasojë e vetëvrasjeve, ose mbidozës, vetëm në komunitetet shqiptare në Miçigan dhe Nju Jork.
“Ka një rritje të numrit të shqiptarëve që përfundojnë në sistemin e drejtësisë, që kanë probleme me substancat narkotike dhe me alkoolin. Pasi analizuam këtë fenomen, kuptuam se në të gjitha rastet një gjë është e përbashkët, shëndeti mendor. Këta njerëz po mundohen të gjejnë një rrugëzgjidhje në mënyrë private dhe individuale, gjë që nuk është rrugëzgjidhje”, thotë për Zërin e Amerikës, ndihmës-prokurori në bashkinë e Oaklandit, Endrit Topalli.
Stresi dhe ankthi nga jeta e shpejtë në Amerikë, pandemia COVID-19, sulmet me armë nëpër shkolla dhe lufta në Ukrainë janë disa nga çështjet që rëndojnë shëndetin mendor thonë ekspertët.
Grupi synon që përmes kësaj nisme të ndërgjegjësojë sidomos burrat shqiptarë, të cilët sipas tyre janë kategoria, që kujdeset më pak për shëndetin mendor.
“Ne duam të kapim edhe pjesën e prindërve vetë, sepse ata kanë nevojë. Të prekim sidomos pjesën mashkullore shqiptare, sepse burrat në përgjithësi, sidomos me kulturën që kemi, nuk pranojnë të shkojnë për ndihmë”, thotë terapistja Kaba.
“Mashkulli tipik shqiptar, siç e dimë, është portreti i burrit të fortë, që ka luftuar, që ka mbrojtur vatanin, nderin dhe njerëzit e kombit. Por nuk të bën më pak burrë, fakti që ti këshillohesh me një terapist, ose një psikolog”, thotë ndihmësprokurori Topalli.
Zoti Topalli thotë se refuzimi i burrave që të flasin mbi çrregullimet e shëndetit mendor, po çon drejt fenomeneve të tjera, që kërcënojnë shoqërinë shqiptare.
“Ai shkon në familje dhe ushtron dhunë, qoftë tek bashkëshortja, qoftë tek fëmijët. Pra kemi një fenomen tjetër, të të dhunës në familje. Dhuna në familje është një sjellje e mësuar, themi ne. Nëse fëmija sheh prindin duke rrahur prindin tjetër, do të rritet me atë kulturë, duke thënë se babai im e ka bërë këtë gjë dhe se është në rregull ta bësh këtë gjë”, thotë zoti Topalli.
Vetëm duke u kujdesur për veten, prindërit mund të ndihmojnë fëmijët thotë terapistja Pepaj.
“Shenjat që prindërit duhet të ndjekin tek fëmijët janë: si po komunikojnë fëmiijët e mi në shkollë, a kanë shokë, çfarë nota kanë, a po bien në mësime. Ka shumë shenja me të cilat fëmijët tregojnë, se janë në depresion, ose se janë duke u abuzuar. Janë shumë tregues, që tregojnë se ata kanë nevojë për mbështetje”, thotë ajo.
Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i publikuar në janar të këtij viti, e sheh shëndetin mendor si një nga sfidat më të mëdha globale.
Gati 1 miliardë njerëz në botë vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor. Depresioni dhe ankthi janë format më të përhapurat.
OBSH thotë se personat me probleme të shëndetit mendor jetojnë 10 deri 20 vjet më pak sesa pjesa tjetër e popullsisë.
Raporti thekson se një në çdo 100 vdekje është si pasojë e vetëvrasjes. Në përgjithësi në botë, çdo vit regjistrohen mbi 700 mijë raste të vetëvrasjeve./VOA
Dr. Paul Burton, doctor of the pharmaceutical company Mode...
Get enough sleep A bad night's rest doesn't just disr...
On International Roma Day, an activity was held at the...
On World Health Day, the Minister of Health and Social...
A recent study has shown 45 negative effects on human ...
Humans could reach 140 before this century is out, sci...
The development of technology has made it possible for...
It is common to develop sensitivities to certain foods as ...
Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin...
Ndonjëherë ftohja mund të kthehet në bronshit. Prandaj ësh...
Nëse vuani nga dhimbjet kronike të kokës, kushtojini v...
The health benefits of dates include relieving constipatio...
On World Autism Day, the Minister of Health and Social...
Prime Minister Edi Rama announced that a delicate interven...
The reconstruction of the Hospital of Internal Disease...
After a salty meal we usually want enough water to quench ...
Urgjenca Polivalente e Spitalit Qendror në QSUT do të rior...
Dietary, lifestyle and environmental needs are unique. T...
In the last 24 hours, 189 tests were performed, resulting in...
A lifestyle with physical activity, healthy food and perio...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
A magnitude 5.9 earthquake struck New Zealand's South Isla...
The only Albanian MP in the Serbian Parliament, Shaip Kamb...
European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has reac...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...