Experts reveal it/ Here, which is the healthiest type of beer
Beer is rich in nutrients such as amino acids, carbohy...

Në Kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në një orë të hapur ndërgjegjësuese për vaksinimin sipas Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit në shkollën “Lasgush Poradeci”, në Tiranë. Gjatë takimit me nxënës, prindër, mësues, mjekë, Ministrja Manastirliu së bashku me ekspertët e Insitutit të Shëndetit Publik, kanë folur për rëndësinë që ka vaksina HPV për shëndetin e vajzave në të ardhmen.
“Ne sot kemi armën për të mbrojtur vajzat tona, ndaj ky është një apel për të gjithë vajzat 13 vjeç. Nuk je asnjëherë i vogël për të kuptuar se ajo që t’i duhet të bësh për veten tënde, së pari është kujdesi ndaj shëndetit, sepse vajzat e shëndetshme sot, do të thotë gra të shëndetshme nesër. Ne sot kemi një Kalendar Kombëtar të Vaksinimit, një program të vaksinimit i cili është i përafruar me kalendarin e Bashkimit Europian”,- nënvizoi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se vaksina ndaj HPV ka patur përthithje maksimale.
“Janë më shumë se 4.500 vajza që janë vaksinuar kundër HPV-së, që nga momenti i parë në datën 1 nëntor, kur ne e filluam këtë program dhe deri më sot ne kemi mundur që falë punës së mjekëve, të vaksinatorëve tanë, të Insitutit të Shëndetit Publik, më shumë se 93% e vaksinave të mbërritura kundër HPV-së të mundet të përthithen, të administrohen tek ato vajza të cilat ne i kishim planifikuar ”-u shpreh Manastirliu.
Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Prof. Silva Bino, ka theksuar rëndësinë e vaksinimit, sipas Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit.
"Dua t’i motivoj prindërit, po edhe juve, që të ndikoni tek prindërit tuaj, që të jeni sa më mirë të vaksinuara me vaksina të sigurta, të cilat janë falas. Ne sot kemi nje program që të mbron nga 13 sëmundje, kështu që ta mirëmbajmë, të vaksinohemi, që të jemi të shëndetshme",- theksoi Bino.
Nga Shkolla "Lasgush Poradeci", Ministrja Manastirliu foli edhe për programet e kujdesit shëndetësor të syve dhe shëndetiti oral, të cilët do vijojnë të zgjerohen për të gjithë fëmijët në shkolla.
“Me investimet e reja në kabinetet dentare, më shumë se 43 mijë depistime dhe mjekime janë kryer në shkollat tona. Do të vijojmë gjithashtu edhe në këtë vit me 18 unite të reja dentare, të shpërndahen në të gjithë vendin, në mënyrë që fëmijët të edukohen dhe kurohen sa i përket shëndetit oral. Edhe programi i kujdesit të shikimit në shkollat 9-vjeçare, që nga momenti i parë që ky program ka filluar e deri më sot, më shumë se 130 mijë fëmijë janë kontrolluar, mbi 13% e fëmijëve kemi evidentuar nga mjekët përkatës që kanë problematika me shikimin dhe janë ndjekur nga mjeku specialist”,-tha Manastirliu.
Vaksina kundër Human Papiloma Virusit është përfshirë në programin kombëtar të imunizimit për të gjitha vajzat që mbushin moshën 13-vjeç. Vaksina kundër HPV ofrohet në një dozë të vetme, bazuar në vlerësimin e Komitetit Kombëtar të Ekspertëve të Imunizimit dhe në rekomandimet e grupit të ekspertëve të OBSH. Në çdo qendër shëndetësore që ka përfunduar vaksinimi i plotë i vajzave të datëlindjes 2009 ka filluar vaksinimi për vajzat e ditëlindjes 2010. Deri tani janë rreth 4.500 vajza që janë vaksinuar ndaj HPV. Mbi 15 mijë vajza do të vaksinohen çdo vit falas kundra HPV, duke zeruar shanset e prekjes nga kanceri i qafës së mitrës./ CNA.al
Beer is rich in nutrients such as amino acids, carbohy...
For those who can't resist fries, the news is not good. F...
The Multipurpose Emergency is opened at the Central Hospit...
The In Vitro Fertilization team at the American Hospital h...
The Minister of Health and Social Protection, Ogerta M...
After the "Mother Teresa" University Hospital Center, ...
The Cardiology Service is opened at the Central Hospital a...
The World Health Organization from a study of its own ...
None of us want to experience anything like the Covid-...
It is known that a high body mass index (BMI) has nega...
From birth to old age, air pollution damages our health...
Nearly 200 lawsuits have been filed in Germany against...
The imaging fleet in the new Pediatric Hospital at QSU...
In the Faculty of Medicine, the selection process of branc...
PulmOne is the innovation of medical technology, which wil...
The collective effort to improve cancer treatment is o...
Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoq...
Dr. Paul Burton, doctor of the pharmaceutical company Mode...
Get enough sleep A bad night's rest doesn't just disr...
On International Roma Day, an activity was held at the...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
A magnitude 5.9 earthquake struck New Zealand's South Isla...
The only Albanian MP in the Serbian Parliament, Shaip Kamb...
European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has reac...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...