LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara e sportit ujor Kanoe zhvillohet në Pogradec

2022-08-15 21:12:00, Qyteti im CNA
Gara e sportit ujor Kanoe zhvillohet në Pogradec
Foto nga Pogradeci

50 garues nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, janë bërë pjesë e garës sportive me kanoe dhe kajak në Pogradec. Një garë, e para e këtij lloji në përmasa, por e treta këtë vit rradhazi që organizohet në këtë qytet. Këtë vit vjen në kuadër të “Tirana Youth Capital”, duke përfshirë sa më shumë të rinj të grupmoshave të ndryshme. Sportistët pjesëmarrës kanë patur mundësinë që krahas garave të njihen edhe me zonat historike të Pogradecit, pasi projekti ishte më i gjerë sesa thjesht një garë mes tyre.

Gara e sportit ujor Kanoe zhvillohet në Pogradec

Lisi Deçani nga Kosova ka treguar ndjesitë si pjesëmarrës në këtë aktivitet.

“Kam katër vite që merrem me këtë sport në Kosovë. Në Pogradec është gjithçka në rregull, qyteti shumë i bukur, sidomos me këtë aktivitet të organizuar. Të gjithë pjesëmarrësit janë socialë, garuesit janë të fortë madje. Në liqen kemi bërë gara, kujtoj këtu në Mitrovicë, dhe aty kam fituar vendin e parë, por me kanoe më të thjeshtë.”

Gara e sportit ujor Kanoe zhvillohet në Pogradec

Pjesë e sportistëve janë edhe dy të rinj nga Shkodra, të cilët shprehen të kënaqur që janë pjesë e këtij eventi duke shprehur kënaqësinë që marrin nga qyteti liqenor.

“Me kanotazh merrem prej 5 vitesh tashmë, dhe është edicioni im i dytë që merrem në një aktivitet të tillë, herën e parë fitova vendin e tretë, e këtë rradhë shpresoj të dal në vend të parë”, thotë Edis Hoti.

“Ky sport nuk varet nga forca, por tek stili dhe tek praktika që mund të bësh. Për vajzat është një gjë që nuk praktikohet shpesh, por mendoj që duhet të zhvillohet më tepër. Është hera ime e parë që marr pjesë, shpresoj të paktën të fitoj vendin e tretë”, shprehet Fatjona Dizdari.

Gara e sportit ujor Kanoe zhvillohet në Pogradec

Për drejtuesit e turizmit dhe kulturës në Pogradec, ky kompeticion sportiv synon të zgjerohet nga viti në vit edhe më tej, ashtu siç po punohet që edhe Pogradeci të ketë ekipin e tij të kanotazhit.

“Në kuadër të gjithë aktiviteteve që kemi organizuar dhe zhvilluar gjatë sezonit turistik, bashkia e Pogradecit në bashkëpunim me “Tirana Youth Capital”, zhvillojnë këtë aktivitet ku marrin pjesë rreth 50 të rinj nga shtete të ndryshme si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, ndërkohë që në të ardhmen kërkojmë ta zhvillojmë në një kompeticion ballkanik. Ka një rëndësi të veçantë, pasi nxit tek të rinjtë zhvillimin e ekoturizmit, me sporte ujore, si edhe mbajtjen pastër të mjedisit”, shprehet Ledjan Zeqollari. 

Gara e sportit ujor Kanoe zhvillohet në Pogradec

“Këtë vit rëndësia ka qenë më e madhe për shkak të pjesëmarrësve të shumtë, dhe si aktivitet ka për qëllim të nxitë të rinjtë drejt sporteve ujore. Qëllimi ynë kryesor është të krijojmë ekipin e kanoes në Pogradec me sportistë sa më profesionistë. Në momenti që klubi i kanoes do të finalizohet, normalisht që do të marrim pjesë në gara me qytete të tjera”, thotë Loridela Beqari.

Gara e sportit ujor Kanoe zhvillohet në Pogradec

Fiitues të vendeve të para në këtë kompeticion kanë dalë: Kategoria Fëmijë 8-13 vjeç, Blagoj Guginov, Maqedoni. Në garën për vajza ka fituar Valerija Krsteva nga Maqedonia. Ndërsa në kategorinë për meshkuj Aleksej Chakareski, po ashtu nga Maqedonia./ CNA.al

21:09 MY CITY

Ilir Këllezi,

Ilir Këllezi është talenti korçar që ka nderuar këtë q...

Lajmet e fundit nga