web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Tirana “shkrin” nga vapa/ Qytetarët sfidojnë temperaturat afrikane

2022-07-24 10:37:00, Qyteti im CNA

Foto-Tirana “shkrin” nga vapa/ Qytetarët sfidojnë

Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës prej disa ditësh janë prezente në vendin tonë.

Kjo ka bërë që temperaturat të jenë ekstremisht të larta në të gjithë territorin e vendit.

Për, t’ju shpëtuar temperaturave të larta që ndikojnë edhe në shëndetin tonë, qytetarët kanë vërshuar në bregdet apo edhe në zonat malore.

Ata që nuk kanë mundur, të largohen në vende më të freskëta, janë munduar të shuajnë të nxehtin me metoda të ndryshme.

Në kryeqytet, që këto ditë duket si i shkrirë nga vapa, shatërvani, hijet e pemëve, akulloret iu kanë ardhur në ndihmë qytetarëve që iu duhet të shkojnë në punë, apo në aktivitete të tjera që  të mos asfiksohen nga vapa.

Foto e mëposhtme  sjellin një panoramë të Tiranës, së mbytur nga i nxehti dhe qytetarët që tentojnë ta sfidojnë në mënyra të ndryshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga