web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dritan Hoxha, police commissioner, passionate about motorcycles

2022-07-20 19:52:00, Qyteti im CNA
Dritan Hoxha, police commissioner, passionate about motorcycles
Dritan Hoxha, police commissioner

Dritan Hoxha is one of the most popular police officers, especially in the southeast, but also in other regions of Albania. Currently, he works in the Local Police Directorate of Korça, while he has been part of the blue uniforms of the State Police for 20 years. A rich career with many job positions that are both beautiful and difficult for him. But what is the police for Hoxha?

“Policia ka nisur si pasion, pasi më pëlqejnë gjërat sfiduese. Studimet e mia i fillova në vitin 1995 në Tiranë, në Akademinë e Policisë, dhe i përfundova në vitin 2002 në Akademinë e Policisë, në Ankara të Turqisë. Në kohën kur kam studiuar në Turqi, kam qenë kapiten i ekipit të notit të akademisë, po ashtu edhe i zhytjes. Madje, për sportin e zhytjes dhe shpëtimit të jetës në ujë, jam vlerësuar dy herë me medalje argjendi. Vitet e studimit janë realisht të paharrueshme, me eksperienca të jashtëzakonshme, me mësimdhënie nga pedagogë të diplomuar në Oxford dhe Harvard dhe me një staf akademik të mirëfilltë, nga të cilët jam vlerësuar me mesataren 8.3 për të gjitha vitet. Prej 20 vitesh tashmë jam pjesë e pandarë e policisë, ku mes këtij profesioni kam shërbyer edhe në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm”.

Dritan Hoxha, police commissioner, passionate about motorcycles

Mesa duket, policia nuk është i vetmi pasion që ka Dritani në jetën e tij. Madje, më parë se të realizonte pasionin për policinë, ai i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës së tij, pasionit për motorat. Një pasion, i lindur në 1994 atëherë kur Dritani ishte vetëm 17 vjeç. Pasionin për motorat e ka trashëguar nga babai i tij, pasi ka qenë ai personi që ka mbajtur motor në shtëpi dhe ia ka futur në gjak djalit të tij.

“Babai im ka qenë aviator ushtarak, ka përfunduar shkollën e aviacionit në Moskë, dhe ka shërbyer në Forcat Ajrore deri në vitin 1970, ku si pasojë e një aksidenti në ajër, dëmtoi veshin. Pas asaj, dashurinë për inxhinierinë, ia përkushtoi motorave. Për shkak të vjetërsisë së motorave në atë kohë, kërkonin mirëmbajtje të përditshme, pastrim dhe rregullim, dhe duke parë babain tim edhe mua më hyri në zemër ky lloj pasioni. Fakti që unë jam akoma më i lidhur me motorat është se humba babain tim nga një aksident me motor, e që prej asaj dite unë i jam përkushtuar me shpirt, si një amanet nga babai im.”

Dritan Hoxha, police commissioner, passionate about motorcycles

Dritani ka ngritur garazhdin ku mban të gjithë motorët, veglat për të riparim, veshje të ndryshme motorash, skafanda dhe maska të dhuruara nga grupe të ndryshme motoristash në shenjë mirënjohje për ndihmesat e dhëna por edhe bashkëpunimin mes tyre.

“Garazhdin e hapëm rreth 12 vite më parë, së bashku me shokun tim të fëmijërisë Jerin Panoti, që në fakt me profesion është dentist, por është i apasionuar si unë ndaj motorave. Gjithsej kemi 8 motorra, të markave të ndryshme të cilët kanë një veçanti specifike të asaj që përfaqësojnë. Të gjithë janë të preferuarit e mi, nuk mundem t’i ndaj pasi ne kujdesemi për ta sikur t’i kishim fëmijë. Ndonëse është një pasion i kushtueshëm, nuk na ka frenuar për ta vazhduar atë. Çdo motor është projekt më vete, fillon me çmontimin deri në detaj, pastrimin dhe restaurimin e çdo pjese të dëmtuar, kërkimin e pjesëve të reja në website të ndryshme dhe më pas, asamblimin e tyre me detaje duke e bërë çdo motor të veçantë nga origjinali që prodhohet në fabrikë.”

Dritan Hoxha, police commissioner, passionate about motorcycles

Që një motor të restaurohet totalisht sipas projektit fillestar, kërkon jo më pak se 1 vit kohë. Një vit përkushtimi, lodhje, netë pa gjumë, që rezultati përfundimtar të jetë i duhuri. Normalisht, në pasionin e motorave nuk mungojnë garat, kryesisht në Greqi me shoqatën e motoristave të Selanikut.

“Personalisht kam hequr dorë për të garuar, për shkak edhe të moshës pasi garuesit janë deri në 35 vjeç. Në çdo garë të organizuar përfaqësohem me motor Aprilia RSV 4, e cila është një mrekulli inxhinierike italiane. E kemi përpunuar së bashku me dy inxhinierë grekë duke rritur fuqinë motorike nga 141 HP në 200 HP. Motori momentalisht është në testim, duke u bërë gati për garat që do të zhvillohen në shtator në Greqi. Puna e madhe e jona për rritjen e cilësisë dhe fuqisë së këtij motori ka filluar që prej pandemisë dhe shpresoj që të dalë me sukses në shtator.”

Dritan Hoxha, police commissioner, passionate about motorcycles

Ndërsa e pyesim Dritanin për zgjedhjen që do bënte mes policisë dhe motorave ai përgjigjet:

“Nuk i ndaj dot. Janë pasionet e mia të jetës që u jam përkushtuar dhe do të vazhdoj t’u përkushtohem për gjithë jetën.”

This special passion will continue to create the "Pogradeci Motoclub" Association, which will have the object of representing Pogradeci motorcyclists in any type of event, so that the latter are not forced to compete abroad.

Garage address: Boulevard "Dëshmorët e Pojskë", near the stadium, Pogradec./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga