LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inva Mula brings the 5th edition of "Mik Festival" / The event that brings artists together in Korça

2022-07-30 17:22:00, Qyteti im CNA
Inva Mula brings the 5th edition of "Mik Festival" / The event that
Photo from "Mik Festival"

The journey of "Mik Festival" reached its fifth edition. The International Music Festival that brings together in Korça artists from a diverse geography, started on Friday evening, with a concert for piano and orchestra by a Ukrainian composer of the 60s, intended as support for the people of Ukraine.

Në vazhdim të traditës së "Mik Festival", por edhe me ndërthururjen e  muzikës klasike me zhanre të tjera të muzikës, organizatorët synojnë ta bëjnë më të veçantë këtë edicion, duke i shtuar ngjyra dhe përfshirë çdo shije dhe moshë. Ideatorja e "Mik Festival", sopranoja Inva Mula u vlerësua në çelje të eventit nga Këshilli Bashkiak i Korçës me titullin “Qytetare Nderi”.

Inva Mula brings the 5th edition of "Mik Festival" / The event that

“Filloj me një falenderim të veçantë në radhë të parë për qytetin e Korçës, për të gjithë qytetarët, për të gjithë ata që na mbledhin me dashurinë e tyre, me sharmin e këtij qyteti për të qenë në “Mik Festival". Jemi shumë të lumtur sot të hapim edicionin e 5-të të “Mik Festival” dhe siç e kam thënë një fëmijë që i ka bërë hapat e para , që ka filluar ta mësojë botën, që ka mësuar si të sillet me atë qee e rrethon kështu po na ndodh edhe ne me “Mik Festival”. E filluam vërtet si një thirrje të brendshme për vetë kërkesën që ka ky qytet ndaj artit dhe kjo u kthye në një donosdoshmëri për të qenë në Korçë e për të qenë vërtet mik të këtij qyteti e për të mbledhur miqtë tanë me vete”, shprehet sopranoja Mula.

Inva Mula brings the 5th edition of "Mik Festival" / The event that

 “Ne sot e hapim me një koncert që nuk mund të mungonte në këtë teatër se duam të promovojmë në radhë  të parë të gjitha pikat e bukura të qytetit por në radhë të parë këtë teatër. E doja që koncerti të fillonte në këtë teatër dhe sot fillon me një koncert shumë të bukur, shumë impenjativ pasi është një koncert që ka një afresk të gjerë të disa gjinive. Unë do ia lë publikut që ta shijojë këtë concert, i cili është një koncert që mban dy koncerte në vete, dy artistë të mrekullueshëm si Eglant Hasa dhe Emilie Rose Bry. Eglanti i lindur në Tiranë, por i rritur artistikisht në Itali dhe Emilie Rose Bry një këngëtate e mrekullueshme franko-amerikane. Në momentin që e mendova këtë projekt që kjo muzikë të ishte klasiko- xhaz i mendova t’i bashkoja këta artistë dhe do e shohim vërtet dhe jam e bindur që do na japin diçka të mrekullueshme”, tregon ajo.

Inva Mula brings the 5th edition of "Mik Festival" / The event that

Krahas natës së parë, axhenda e koncerteve në këtë edicion të Mik Festival është e mbushur plot me performanca, të cilat na i tregon më të detajuara sopranoja Mula.

“Kemi dashur që në 3 ditë të bejmë shtatë koncerte, që të kemi një axhendë të ngjeshur me koncerte që edhe publiku të kalojë sa në një zhanër në një tjetër, pasi nuk le hapësira pasi shijon zhanre të ndryshme dhe artistë të ndryshëm. E fillojmë me Elina Dunin bashkë me kitaristin  e mrekullueshëm që e shoqëron Rob Luft, të cilët i kam parë në një festival në Strugë dhe jam mahnitur. Koncerti që  Elina Duni dhe Rob Luft do të japin nesër në Hani i Pazarit është ideuar posaçërisht për Korçën. I ftuar special në firzamonikë është edhe Gent Rrushi. Një koncert mjaft i veçantë është i këngëtares me origjinë shqiptare që këndon e performon në Greqi, Kleoniki Demiri.”

Inva Mula brings the 5th edition of "Mik Festival" / The event that

Teatri “Çajupi”, Pazari i Vjetër, por edhe ishulli i Maligradit në Pustec do të jenë skenat ku do të mbahen gjatë fundjavës koncertet, të cilëve do t’ju bashkohen edhe emrat e njohur si balerini Ilir Shaqiri dhe këngëtarja Ledina Çelo. Festivali Ndërkombëtar,do të mbyllet me një koncert në harpë që do të mbahet në shtëpinë muze të shkrimtarit Sterjo Spase, në Pustec./ CNA.al

21:09 MY CITY

Ilir Këllezi,

Ilir Këllezi është talenti korçar që ka nderuar këtë q...

Lajmet e fundit nga