Daily horoscope, Wednesday, July 15, 2026
Aries Maintain calm in relationships and avoid impulsive ...
Aries Maintain calm in relationships and avoid impulsive ...

Kantina “CACO” prej shumë vitesh tashmë në treg, është kthyer në një nga kantinat më cilësore e të preferuara, jo vetëm për juglindjen, por edhe më gjerë. Me një histori më tepër se 20 vjeçare, kjo kantinë kujdeset që konsumatorët e verës të bëhen pjesë e pandarë e saj, por edhe ofron për klientët cilësinë më të mirë të këtij produkti. Ersol Caco na ka pritur në kantinën e familjes së tij, duke na treguar ambjentet, por edhe më tepër detaje lidhur me verën.

Biznesi familjar Kantina “CACO”, që prej vitit 1998 është pjesë e tregut, por si ka lindur ky biznes, na e thotë vetë Ersoli.
“Me ndërrimin e sistemit, ku në atë kohë familjeve iu ndanë tokat me vreshta, askush nuk merrej me shitjen e rrushit, por filluan me rakinë. Në 1998-ën, nxjerrja e rakisë ka qenë aktiviteti I vetëm që merrej familja ndërsa më pas, falë një bashkëpunimi me një teknolog në Përmet, u zgjerua aktiviteti në prodhimin e verës. Në vitin 2012 është bërë investimi në ambjente, po ashtu edhe çertifikimi për sigurinë ushqimore në kantinën tone, që është biznes familjar. Unë pas përfundimit të studimeve për kimi dhe teknologji ushqimore, sot jam vetë pjesë e biznesit duke u kujdesur për të. Ne kemi marrë komplet linjën e teknologjisë në vitin 2018, një teknologji bashkëkohore dhe kemi përmirësuar akoma më shumë pjesën e Brand-it me etiketat dhe paketimin. Të gjitha këto që sapo përmenda kanë ardhur në funksion të rritjes së cilësisë që ne e kemi primare për të gjithë klientët tanë”, tregon Caco.

Sa e rëndësishme është të prodhohet një verë e një cilesie të lartë? Caco thotë se “Vera bëhet në vresht!”
“Është shumë e rëndësishme të dallojmë kualitetin e rrushit, për të prodhuar më pas verën e mirë. Të gjitha hapat janë të ndërthurura së bashku, që prej vjeljes e deri tek fermentimi, dekantimi, maturimi dhe stabilizimi. Pjesa më e vështirë, sipas mendimit tim, mbetet tek dallimi që i bëjmë rrushit para se ta prodhojmë verën, atje është puna më e madhe për të gjithë stafin e Kantinës “CACO”. Cilësia dhe kualiteti për ne është primar. Kemi një sërë tipologjish të verërave, duke nisur me verën e bardhë, të kuqe dhe rozë, po ashtu verat e ëmbla, të fortifikuara. Verat e bardha zakonisht përdoren për konsum të shpejtë. Nëse vjelja bëhet në fund të shtatorit, në muajin mars janë gati për tu ambalazhuar. Pas ambalazhimit, mund të kenë një periudhë një mujore të qëndrimit në shishe, dhe janë gati për në treg. Vera e kuqe merr më tepër kohë, pasi diferenca është edhe tek koha e konsumimit dhe kompleksiteti i verës. Vera e kuqe mund të vjetërohet në inoks, në enë druri ose në shishe para se të dalë në treg. Këto 3 tipologji kanë kohë të ndryshme që fillon që prej 1 vit e gjysmë deri në 3 vjet qëndrimi për t’u nxjerrë në treg”, shprehet administratori.

Të pëlqesh verën nuk është në shijet e çdo njeriu. Më parë, kultura e konsumimit të këtij produkti nuk gjendej rëndom në vendin tonë, pasi sipas administratorit, sistemet që kanë kaluar shqiptarët nuk iu kanë dhënë atyre dijeni të plota lidhur me këtë produkt.
“Nëse verën e bën ashtu si duhet, patjetër që bëhet më e mirë me kalimin e kohës, por nëse nuk e bën si duhet edhe mund të prishet. Kur je brenda në sektor të duket e lehtë, pasi je çdo ditë aty dhe këtu kujtoj atë shprehjen “Përsëritja është nëna e dijes”, por në fakt është shumë e vështirë sepse është kulturë. E lidh me kulturën sepse në Shqipëri është ndërprerë kultura e prodhimit të verës gjatë sistemit, por edhe gjatë sundimit ottoman, të cilët s’kanë qenë të prirur ndaj saj.
Më parë fokusi ka qenë të sasia, jo tek cilësia, pasi konsumatori nuk ka qenë “i edukuar” me konsumin e verës për të kërkuar cilësi. Ndërsa 5 apo 6 vitet e fundit janë bërë hapa të mëdha drejt këtij sektori, sepse nuk është investuar vetëm në teknologji nga fondet e BE, por përpos kësaj është përmirësuar në dije, në burime njerëzore, të cilat kanë sjellë një eksperiencë nga shtete të tjera si Italia, gjë që na ka ndihmuar të ecim para drejt konkurrimit në rang ndërkombëtar. Pra, nëse ka këmbëngulje gjërat bëhen të thjeshta!”, shprehet Ersioli.

E rëndësishme për Kantinën “CACO” është cilësia e verës, ndërsa çmimet e ofruara në treg janë tepër të arsyeshme për konsumatorët e rregullt.
“Ka disa lloje konsumatorësh, ata që konsumojnë shpesh verë dhe bëjnë zgjedhjen më të mirë pa u ndikuar nga çmimi apo ambalazhimi i këtij produkti. Ata gjithmonë e dinë kur është raporti i duhur midis çmimit dhe cilësisë, dhe bashkëpunimi me ta bëhet shumë i thjeshtë. Cilësia për ne duhet të jetë më e mirë sesa çmimi që ofrojmë. Ka edhe konsumatorë të tjerë që e konsumojnë verën me raste, pa shpenzuar shumë kohë të analizojnë shijen apo karakteristikat e pijes. Çmimet në kantinën tonë janë të arsyeshme, duke filluar prej 900 lekësh të vjetra deri në 3000 lekë të vjetra për një shishe”, thotë Caco.

Adresa e Kantinës : në Rrugën nacionale Pogradec – Korçë, afër fshatit Grabovicë. Numër kontakti : 0692052801/ CNA.al
Artan Kaja është një ndër piktorët e talentuar të qyte...
The Kamenica Mound is one of the largest and best-know...
Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës prej disa dit...
Ardian Fezollari is one of the most popular Albanian photo...
Dritan Hoxha is one of the most popular police officer...
Kush do t’a mendonte që në këto ditë korriku, vëmendja...
Nightlife is increasingly preferred by young people from K...
Garden Villa Boutique Hotel Pogradec, the lake town of th...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
An outbreak of the parasitic infection Cyclosporiasis has ...
Kosovo has declared Serbian Minister Snezhana Paunovic an ...
European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, has resp...
The disappearance of 20 tons of Emmental cheese on the ro...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and s...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...
In addition to the effect on the decline in demand for rea...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sol...