web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen

2026-02-16 09:34:00, Politikë CNA

Rama: Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën ligjore të propozuar nga PS-ja për ndryshime në Kodin e Procedurës Penal.

Rama theksoi se këto ndryshime që propozohen nuk kanë të bëjnë me hetimin ndaj Belinda Ballukut, por me vendimin për pezullimin e saj nga detyra.

Ndër të tjera, ai bëri me dije se Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, që nga momenti i nisjes së hetimeve ndaj saj. Ai tha se në të treja rastet ka qenë ai që e ka refuzuar. 

“Kjo nismë thjesht adreson boshllëkun mendor të shoqërisë tonë që lidhet me faktin se për shkak së fryma e Kushtetutës nuk mjafton, atëherë duhet bërë neni me të gjitha përcaktimet, që most ë ketë më mundësi interpretimesh në boshllëk. Kush e lidh këtë me rastin konkret bën shumë gabim. Rasti konkret ka rrugën e vcet, nuk ka lidhje me pezullimin. Ne do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në Kuvendi, ndërhyrjen në pushtetin ekzekutiv. Ashtu nuk duhet ta mendojë se kjo masë apo të tjera kanë të bëjnë me një lëkundje të vullnetit tonë për të mbështetur drejtësinë. Drejtësinë e kemi aq të pavarur, sa një prokuror në një rreth lëshon 33 masa arresti. Arbitraritet total. Këto thuhen në raportet e KE dhe Europës, nuk i them unë. Shqipëria renditet në fund të të gjitha vendeve të Europës për paraburgim pa gjyq të njerëzve si të ishin mish për top. 58% e njerëzve prapa hekurave janë të paraburgosur. Kjo është diçka me të cilën ne nuk do të pajtohemi. Sa i përket rastit konkret, ajo është në një tjetër proces, nuk lidhet më me pezullimin. Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë drëheqjen. Të treja herët ja kam refuzuar unë. Sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet nuk ka”, tha Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga