Pse u zhduk kriza dhe ra qetësia?
A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar...

Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të kenë rënë mbi kurriz të gjitha hallet e botës, mund të të jenë bërë padrejtësitë më të mëdha, por ama gjithmonë kujtohu: Ka edhe më keq.
Ja për shembull: Mund të jesh me dy diploma, me kurse të panumërta kualifikimi, por nuk ka punë për ty. Ti mos harro: Ka edhe më keq.
Jetojmë në një botë kur robotët po marrin përsipër të bëjnë punët që bën njeriu, të paktën ti ke ende shpresë se mund të gjesh punë në profesionin tënd, nëse jo në Shqipëri, ja ku është... Gjermania!
Nuk ke ujë të pijshëm në shtëpi. Mos u dëshpëro, ka edhe më keq. Ka njerëz që jetojnë në shkretëtirë ku nuk ka ujë fare. Ka nga ata që detyrohen të pijnë ujë pusi apo kanali.
Pastaj, kur harrove kaq shpejt si kanë jetuar të parët tanë para vetëm 100 vitesh?
Je mërzitur nga trafiku pasi shpenzon orë të çmuar dhe karburant të shtrenjtë? Mos e çaj kokën, ka edhe më keq. Shumë njerëz ecin në këmbë tek ti ke fatin të vozisësh veturën tënde.
Të paktën ti je ulur në makinë, ke ajër të kondicinuar dhe mund të dëgjosh edhe lajmin se si po punohet natë e ditë, për të zgjidhur problemin e trafikut.
Nuk ka parqe për fëmijë? Ka edhe më keq! Mos harro, fëmijët rriten shpejt dhe bëhen më të zotë kur vuajnë pak. Një shkrimtar i madh thotë që për t'u bërë gjeni uroj të keni pasur një fëmijëri mizerable.
Je i frikësuar nga çmimet e larta të ushqimeve dhe rroga e ulët. Ka edhe më keq. Mendo pak se ka milionë njerëz në botë që nuk kanë bukë për të ngrënë. Të paktën këtu nuk vdes njeri për bukë. Pak të duket kjo?
Të habisin përmasat e skandaleve? Durim! Jepi vetes një apo 2 javë të tjerë dhe do të bindesh që ka edhe më keq...
Je një nga 695 mijë pensionistët dhe ankohesh se nuk të del pensioni? Ka edhe më keq. Madje shumë më keq. Mendo shokët dhe shoqet e tu që nuk jetojnë më dhe as i hanë ato të shkreta para. Të paktën je gjallë dhe në mos stomakun, syrin e ke plot.
Je mërzitur se shqiptarët po ikin nga Shqipëria? Ka edhe më keq. Kujto që në Ukrainë ka luftë.
Nuk të pëlqeu Nano, ka edhe më keq, nuk të pëlqeu Berisha, ka edhe më keq, nuk të pëlqeu Meta, ka edhe më keq, nuk të pëlqeu Rama, ka edhe më keq…
Nuk është problemi se mungon e mira, por duket se nuk na ngop dot e keqja.
Mos harro! E keqja nuk ka fund…
P.s; Nuk të pëlqen ky shënim? Mos u mërzit, ka edhe më keq...
A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar...
In the headlines, a sensational news, which makes noise an...
In a country where scandals fall more often than rain in a...
With a population of just over six hundred thousand in...
While The Hague is turning out one of the blackest pages i...
Here are the consequences that are appearing crystal c...
We used to have 4 politicians. After Facebook was created...
When the former head of SPAK, Arben Kraja, had to justify th...
Erjoni seeks the 3rd mandate in the May 14 elections. ...
Yesterday Carlo Bollino's portal published a scathing ...
A pledge by the DP candidate, Belind Këlliç, for free ...
Familja Biden është përfshirë në korrupsion me Kinën. ...
There is a joke in the movie "Fire Operation": "For heaven...
Ka bërë një ligj të ri për strehimin social qeveria, i...
Erion Veliaj aims for the 3rd term as mayor of Tirana ...
The news that the Democratic Party has decided not to issu...
It was clearly a mafia message. Couriers brought word. Th...
Mafia type assassination to message old and new owners...
Not even 24 hours have passed since the DP candidate for m...
Tirana woke up sleepy today and people still haven't recov...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...