LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jetmiri, sherr me Ledionin dhe opinionistët/ Moderatori e largon nga studioja

2024-04-21 08:49:00, Lifestyle CNA
Jetmiri, sherr me Ledionin dhe opinionistët/ Moderatori e largon nga
Jetmiri dhe Ledion Liço

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Jetmiri vendosi të linte përgjysmë lojën. Pas vendimit të marrë ai në studio u përplas me moderatorin Ledion Liço dhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj. 

Në një moment ai përshëndeti vetëm Arbrin dhe jo Orin, kjo gjë e acaroi Ledionin, i cili i tha që të largohej nga studioja. 

Debati:

Ledion: Unë e shoh si një mungesë respekti për formatin, për publikun.

Jetmiri: Është çështje këndvështrimi. Unë e shoh si një vendim i imi. Faleminderit ju për mundësinë. Unë solla modelin e një njeriu të edukuar.

Ledion Liço: Unë nuk i kam shkuar njeriu në vesh duke i bërtitur. Mungesa e koherencës është që ose do jesh i edukuar ose do bërtasësh e do diskreditosh njerëzit. Ti nise të tregosh histori personale.

Jetmiri: Përgjigjet e mia kanë ardhur në proporcion me si e kam parë unë gjënë. Ju keni armët tuaja në kuadrin e lojës, unë kaq kisha mundësi të bëja i izoluar. Kam protesuar, nuk ishte e drejtë, por kjo është.

Arbër Hajdari: Kam besuar te loja jote në fillim dhe në çdo gjë që ke thënë. Jetmiri mund të ketë fantazitë e tij me mikrofonin etj. Gjithsesi, kjo është zgjidhje e jotja.

Jetmiri: E di, jam paranojak.

Arbër Hajdari: Jo, nuk e thashë këtë.

Ori Nebijaj: Sado i tmerrshëm të jetë produksioni…

Jetmiri: Jo, jam unë i tmerrshëm se m'u bë gjyq publik.

Ledion Liço: Më vjen keq që "Top Channel" ty të rriti, të bëri të famshëm, dhe jo produksioni, por publiku me mundësinë që të dha produksioni.

Jetmiri: Mos e hap atë plagë se nuk dua ta prek. Unë e mora vendimin. Faleminderit për mundësinë, faleminderit Arbër për mundësinë.

Ori: Ky djali mirë që përshëndeti vetëm Arbrin kur hyri, tani thotë prapë faleminderit Arbër.

Jetmir: Nuk e ndiej të ta them sepse nuk jam ndier mjaftueshëm i respektuar nga ti.

Ledion: Nëse ke vendosur të respektosh me gjysma, të ftoj të largohesh nga studioja./CNA 

Lajmet e fundit nga