LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fake News i mediave/ Familjarët reagojnë ashpër, nëna e Luizit nuk ka ndërruar jetë

2023-03-10 22:00:00, Lifestyle CNA
Fake News i mediave/ Familjarët reagojnë ashpër, nëna e
Këngëtari Luiz Ejlli

Një lajm i rremë është publikuar ditën e sptme në media, ku raportohej se ka ndërruar jetë nëna e këngëtarit Luiz Ejlli, i cili ëhstë konkurent në “Big Brother VIP”.

Për këtë lajm ka pasur edhe një reagim nga familjarët e këngëtarit, të cilët kanë përgënjeshtruar mediat.

Në prifilin zyrtar të Luiz Ejllit në “Instagram”, që menaxhohet nga të afërmit e tij, është publikuar një status për këtë çështje.

Familjarët thonë se nëna e këngëtarit gëzon shëndet të plotë, ndërsa i cilësojnë jo njerëzore lajmet e rreme.

“Ju lutem tregohuni të kujdesshëm. Nuk e kuptoj arsyen e këtyre lajmeve të rënda dhe të rreme. Mami i Luizit gëzon shëndet të plotë. Kjo që bëni nuk është njerëzore”, thuhet në reagim./ CNA.al

Fake News i mediave/ Familjarët reagojnë ashpër, nëna e

Lajmet e fundit nga