LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prej dy vitesh zbukurojnë të dielat/ Vëllezërit korçarë mbajtën mbërthyer pas ekranit shqiptarët

2023-03-07 16:46:00, Lifestyle CNA

Prej dy vitesh zbukurojnë të dielat/ Vëllezërit

Prej dy vitesh, të dielat e shqiptarëve janë më të bukura dhe më speciale në shoqërinë e vëllezërve korçarë Endri dhe Stefi Prifti.

Këngëtarët shumë të dashur nga publiku, nisën rrugëtimin e tyre së bashku me Ola Brukon me emisionin "Dola te Ola".

Që prej 7 marsit të 2021-shit, ata kanë sjellë gjallëri me performancat live dhe me intervistat e tyre me artistë të ndryshëm.

Qytetarët janë “mbërthyer” pas ekranit çdo fundjavë duke përjetuar bashkë me të ftuarit emocione që vetëm vëllezërit korçarë dinë t’i dhurojnë.

Për të rikujtuar rrugëtimin përgjatë dy viteve, moderatorja Ola Bruko ka shprehur mirënjohjen me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Si sot vite më parë, në një ditë të shënuar si kjo, nisi rrugëtimi ynë i përbashkët në programin "Dola te Ola".

E lumtur që jua kemi bërë të dielat më të bukura dhe më të paqta. E lumtur për mesazhet që dërgoni.

Krenare për punën e palodhur që bën një staf prej mbi 10 veta për të sjellë tek ju me të mirën e kësaj shoqërie.

Mirënjohëse gjithë atyre që u bënë personazhe të programit dhe rrëfyen si asnjëherë tjetër për jetën dhe punën.

Ju falenderoj me zemër!”, shkruan moderatorja./ CNA.al

 

Prej dy vitesh zbukurojnë të dielat/ Vëllezërit

Lajmet e fundit nga