LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elsa Lila rikthehet me një koncert në Tiranë/

2023-09-18 08:46:00, Lifestyle CNA
Elsa Lila rikthehet me një koncert në Tiranë/
Elsa Lila, këngëtare

Këngëtarja e njohur Elsa Lila do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur pas kaq shumë vitesh një koncert.

Koncerti do të zhvillohet në datën 1 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtarj shkruan se e ka pritur gjatë këtë moment për të cilin ka punuar për kaq shumë kohë.

Ajo bën me dije se pjesë e koncertit do të jenë dhe artistë që kanë perforumuar me të apo që kanë realizuar projkete muzikore.

Ika me shijen e suksesit të “Evitës” sime në festival, për t’u rikthyer sërish në Tiranë, tani në nëntor. Këtë herë, për herë të parë me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike.

Finalmente Elsa” i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndjerë kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik.

S’do t’ja dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë.

Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 nëntorit, në Tiranë.

Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim.

1 Nëntor

Pallati Kongreseve

Për informacione të biletave, do gjeni të vendosur linkun në bion tim nesër!

Ju pres të shihemi aty.

Elsa “, shkruan ajo në postimin e saj./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elsa Lila (@elsalilaofficial)

Lajmet e fundit nga