LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-Po raportonte ngjarjen

2023-09-15 13:44:00, Lifestyle CNA
VIDEO-Po raportonte ngjarjen
Isa Balado, gazetare

Gazetarja Isa Balado, në Madrid, është bërë pre e një ngacmimi seksual teksa po raportonte "live" një ngjarje.

Kalimtari e ka prekur te të pasmet, por pavarësisht situatës së sikletshme, ajo ka vijuar të bëjë punën e saj.

Nga ana tjetër gjtihçka është parë nga studioja e lajmeve dhe gazetari i edicionit informativ i ka kërkuar që ta nxjerrë para kamerave personin që e ngacmoi, i cili qëndronte anash saj dhe nuk lëvizte nga vendi.

“Me fal Isa që të ndërpres, por ai të goditi nga pas” dhe më pas kërkon t’i flasë: “Më jep atë idiotin”.

Pas ngacmimit gazetarja i kërkon të largohet, ndërsa i riu i përkëdhel flokët dhe më pas ikën.

Gazetarja dëgjohet duke kërkuar falje dhe prezantuesi thotë se është siguruar çdo provë pasi kamera e regjistroi sulmuesin.

“Ne e kemi incizuar atë. Nuk ke nevojë të kërkosh falje. Ju po bëni punën tuaj dhe ky idiot vjen dhe ju prek pa pasur asnjë të drejtë”, ka thënë gazetari./ CNA

Lajmet e fundit nga