LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Më në fund Vjosa Park Kombëtar!”/ Florjan Binaj: Tani fillon një epokë e re

2023-03-14 21:16:00, Kulturë CNA
“Më në fund Vjosa Park Kombëtar!”/ Florjan Binaj:
Aktori Florjan Binaj

Aktori Florjan Binaj ka reaguar për lajmin e shpalljes së lumit të Vjosës Park Kombëtar.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Binaj thotë se më në fund ndodhi ajo që është kërkuar prej vitesh dhe që qeveria e ka kundërshtuar me kokëfortësi.

Ai deklaron se tani fillon një epokë e re, ruajtja dhe përcjellja e kësaj mrekullie natyrore që ua kemi marrë borxh brezave e ardhshëm.

“Më në fund ndodhi. Lajmi që e kemi pritur prej shumë vitesh, me dhjetra analistë qeveridashës që e kundërshtonin në qindra emisione, me mijëra e mijëra postime, falë punës së natyrëdashësve, atdhedashësve, Vjosëdashësve, juristë, avokatë, njerëzve publikë, qytetarë të thjeshtë, sidomos falë shkencëtarëve nga e gjithë bota, Organizata Patagonia, Leonardo Di Caprio dhe EcoAlbania, qeveria bëri atë që të gjithë ne së bashku i kemi kërkuar prej vitesh dhe që me kokëfortësi ka kundërshtuar, të hedhë vetëm një firmë dhe të shpallë Vjosën Park Kombëtar!!!

Më në fund u dorëzua dhe e bëri, me një hipokrizi marramendëse sikur gjithë këto vite qeveria ka dashur, por e gjithë bota ka qënë kundër…

Faleminderit të gjithëve atyre që besuan dhe ndihmuan që Vjosa bashkë me degët e saj, Shushicë, Bënçë, Drino të shpallen Park Kombëtar!!!

Tani, fillon një epokë e re, ruajtja dhe përcjellja e kësaj mrekullie natyrore që jo vetëm na i lanë të parët tanë, por që ua kemi marrë borxh brezave e ardhshëm”, shkruan aktori./ CNA.al

“Më në fund Vjosa Park Kombëtar!”/ Florjan Binaj:

14:21 CULTURE Aurel Plasari

Rescuers have no skin

The next usurper appears from Shkodra. His name is Agron L...

Lajmet e fundit nga