LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u ekzekutua ushtari i Aldo Bares/ I penduari tregon skemën: E mashtruam me dozat e kokainës

2023-09-30 10:47:00, Kronika CNA
Si u ekzekutua ushtari i Aldo Bares/ I penduari tregon skemën: E mashtruam
Artan Tafani

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore bandës së Laert Haxhiut, ku bashkëpunëtor i drejtësisë është Artan Tafani. 

Sipas gazetarit Elton Qyno, 4 muaj pasi kishin vrarë Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Çajup Selimin në Tepelenë, grupi i vrasjeve që drejtohej nga Laert Haxhiu, planifikoi një vrasje ekzekutim. 

Artan Tafani në dëshmitë e tij para grupit hetimor tregon se Alban Semaku alias Elton Mermali i njohur ndryshe në Lushnjë me nofkën “Kinezi”, sapo doli nga burgu ra direkt në sytë e kreut të bandës, Laert Haxhiut. 

Sipas dëshmitarit të drejtësisë, Laert Haxhiu, tregonte se Mermali ishte pjesë e bandës së Lushnjës dhe ka vrarë njerëzit e familjes së tij, me urdhër të Aldo Bares.

Sipas gazetarit Qyno për të vrarë Alban Semakun, është vendosur një plan për ta gënjyer atë lidhur me konsumin e heroines. Pasi grupi i Laertit e dinte që Semaku kishte varësi dhe konsumonte drogë.

Artan Tafani tregon se e kanë gënjyer se diku në Peqin kishte kokainë dhe pasi e kanë çuar në këtë qytet e kanë vrarë me armë. 

“…ne kishim rënë në dijeni se Mermalin kishte dalë nga burgu dhe pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua. Atë ditë kam qënë i veshur me një bokser jelek. Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur herioinë, të shkojmë ta marim dhe ta pijmë. Mermali ka pranuar në mbrëmjen e 13 qershorit 2021 kam shkuar me makinë tek lagjia e tij. Ai sapo më ka parë ka hipur vetë në makinë dhe më pas jam drejtuar drejt rrugës që del nga Lushnja. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa fera, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. E gjitha ka qënë një mashtrim. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pa koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për tu siguruar që ai kishte vdekur. Më pas jemi larguar, duke lënë trupin e tij aty mes ferave…”-ka treguar bashkëpunëtori i Prokurorisë, Artan Tafani.

Për këtë vrasje, prokuroria e Elbasanit ka arrestuar si ekzekutorë Laert Haxhiun, Lulzim Spahinë dhe Artan Tafanin. Ndaj tre persona është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Nga dosja hetimore rezulton se Elton Mermali në vitin 1998, kishte marë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut, të cilin pasi e ekzekutuan në pritë, e shpërfytyruan duke i derdhur dhjetëra plumba, mbi trupin e pajetë./CNA

 

 

 

Lajmet e fundit nga