Surprise meeting with MPs?/ What is expected to happen on July 30th
Thursday, July 23, is scheduled as the day when the last p...
Thursday, July 23, is scheduled as the day when the last p...

Bota po i jep lamtumirën udhëheqësit të fundit të ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, njeriut që i dha fund Luftës së Ftohtë pa gjakderdhje. Ai vdiq dje në moshën 91 vjeçare. Mikhail Gorbaçov u vlerësua si një udhëheqës i rrallë, që ndryshoi botën dhe që për një farë kohe solli shpresë për paqe mes superfuqive. Por trashëgimia e tij brenda Rusisë, shihet ndryshe, shumë e fajësojnë atë për shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe zbehjen e lavdisë së vendit.
Mikhail Gorbaçov, udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik dhe për shumë vetë, njeriu që rivendosi demokracinë në vendet ish-komuniste evropiane, u përshëndet të mërkurën si një udhëheqës i rrallë, që ndryshoi botën.
Ai do të mbahet mend për arritjen e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për pakësimin e armëve bërthamore, si dhe partneritetin me fuqitë perëndimore për të rrëzuar perden e hekurt, që kishte ndarë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore, çka solli më pas ribashkimin e Gjermanisë.
Ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kremlinit, që kishin dërguar tanke për të shtypur kryengritjet në Hungari në vitin 1956 dhe Çekosllovaki në 1968, zoti Gorbaçov shmangu gjakderdhjen dhe nuk përdori forcën për shtypjen e protestave pro-demokracisë që përfshinë vendet e ish-bllokut sovjetik në Evropën Lindore, në vitin 1989.
Presidenti amerikan Joe Biden e quajti atë një "njeri me vizion të jashtëzakonshëm". Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë thuhet se zoti Gorbaçov kishte përqafuar reformat demokratike dhe besonte tek "glasnosti dhe perestrojka” apo “hapja dhe ristrukturimi".
“Këto ishin veprimet e një udhëheqësi të rrallë, me imagjinatën për të parë se një e ardhme ndryshe ishte e mundur dhe me guximin për të rrezikuar të gjithë karrierën e tij për të arritur këtë gjë”, shprehej nëpërmjet deklaratës së tij Presidenti Biden, duke shtuar se këto përpjekje çuan në një “botë më të sigurt dhe liri më të madhe për miliona njerëz”.
Në Londër, kryeministri Boris Johnson, vlerësoi gjithashtu figurën e zotit Gorbaçov, si një njeri që ndryshoi botën, për mirë.
"Mikhail Gorbachev ishte një nga ata njerëz që nxiti një seri ndryshimesh që ai ndoshta nuk i parashikoi, e për të cilat ai ndoshta pagoi një çmim politik. Por kur të shkruhet historia, ai do të jetë një nga autorët e ndryshimeve të jashtëzakonshme, e për mirë të botës”, tha ai.
Njeriu që i dha një fund paqësor Luftës së Ftohtë, nuk dëshironte shpërbërjen e ish Bashkimit Sovjetik, por fara që ai mbolli çoi në këtë fund të pashmangshëm. Zoti Gorbaçov u përpoq më kot për të parandaluar shpërbërjen dhe dëshirën e ish-republikave për t’i shpëtuar kontrollit të Moskës.
"Ai nuk besonte se Bashkimi Sovjetik ishte në të vërtetë një perandori kombesh, që nuk donin të qëndronin në pranga", thotë Jonathan Eyal i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, një institut kërkimor me qendër në Londër.
Disa historianë besojnë se zoti Gorbaçovi kishte të drejtë kur thoshte se Rusia kishte mbetur pas në raport me Perëndimit dhe se vetëm reformat e guximshme mund ta shpëtonin atë. Por të tjerë ndajnë një pikëpamje kritike.
"Mendoj se në thelb ai nuk e kuptonte vërtet Bashkimin Sovjetik, shoqërinë sovjetike dhe se si ajo funksiononte", thotë Alexander Titov, pedagog i historisë në Universitetin ‘Queen's Belfast”.
Shumë rusë nuk arritën ta falin kurrë zotin Gorbaçov për trazirat që shkaktuan reformat e tij, duke e konsideruar rënien e standardeve të tyre të jetesës një çmim shumë të lartë për të paguar për demokracinë.
Humbja e krenarisë dhe fuqisë nga ana e Rusisë çoi në ngritjen e Vladimir Putinit, i cili është përpjekur gjatë çerekshekullit të kaluar t'i kthejë Rusisë lavdinë e saj të mëparshme.
Ilya Zhenin, një historian në Shkollën e Shkencave Sociale dhe Ekonomike të Moskës, thotë se gjatë gjithë jetës së tij, zoti Gorbaçov u keqkuptua për shkak të rrethanave të ndryshme historike, përfshirë edhe një arsye shtesë që është e pamendueshme në Rusi, ajo që një udhëheqës të largohet vetë, e të mos qëndrojë në përjetësi në pushtet.
"Vendimet e marra nga Gorbaçovi nuk kuptohen dhe nuk pranohen nga Vladimir Putini. Ato nuk janë pjesë e logjikës me të cilën ai funksionon për të marrë vendime shtetërore", thotë Zhenin.
Përplasja e zotit Putinit me Perëndimin dhe sulmi ndaj Ukrainës kanë shkatërruar trashëgiminë e Mikhail Gorbaçovit. Ndërsa presidenti rus Putin mburret hapur për madhësinë dhe fuqinë shkatërruese të arsenalit ushtarak rus, politikanët si në Moskë ashtu edhe në Uashington kanë evokuar rrezikun e Luftës së Tretë Botërore.
Por ka ende nga ata në Rusi që vlerësojnë rolin historik të Miklail Gorbaçovit. Pas një vizite në spital më 30 qershor, ekonomisti liberal Ruslan Grinberg i tha gazetës së forcave të armatosura Zvezda se Miklail Gorbaçov ‘na dha të gjithëve lirinë, por ne nuk ditëm çfarë të bëjmë me të’./ VOA
The German MP, Michael Roth, has called on North Maced...
"The Bundeswehr must be developed as quickly as possible t...
A video circulated on social networks, immediately after the...
A powerful storm that has hit Spain has turned into a traged...
Rusia ka ndalur furnizimet me gaz për në Evropë më 31 gush...
Garda Revolucionare e Iranit kapi të martën një dron lundr...
NASA will try again on Saturday to launch its new rocket t...
President Joe Biden on Tuesday sharply criticized Republic...
Mikhail Gorbachev, the former Soviet leader whose refo...
Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) d...
New details have been learned from the serious event t...
Rrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë...
EU foreign ministers gathered in Prague on Tuesday for...
The United Nations has issued an appeal for $160 mi...
Në Maqedoninë e Veriut mungon llogaridhënia e transpar...
Një propozim i anëtarëve të Bashkimit Evropian për të ...
Samedin Mehmeti has resigned from the leadership of th...
Iraq's influential Shiite cleric Moqtada al-Sadr on Tu...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky's call to ban Russi...
The spokeswoman of the European Commission, Ana Pisone...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the accident that occur...
New details have emerged from the serious accident that oc...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...