Barricades in the north of Kosovo/ Kurti: They will not be allowed for long
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, during his stat...

Kur Igor Ponochevny vizatoi karikaturën e tij të parë politike, ai jetonte në Rusi dhe punonte në një bankë. Pushtimi rus i Krimesë në vitin 2014 e frymëzoi atë të vizatonte me pseudonimin Alyosha Stupin. Shërbimi rus i "Zërit të Amerikës" bisedoi me artistin dhe sjell materialin në vijim.
Vizatimet politike janë disa nga krijimet e Igor Ponachevnit, të cilat i filloi më 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë.
“Kur Krimea u aneksua kuptova se Rusia ka hyrë në kohëra të errëta dhe pasojat për vendin do të jenë të tmerrshme. Po përpiqesha të imitoja vizatimin e një fëmije, po përpiqesha të kritikoja dhe tallesha me atë që shihja, ekzaltimin e popullit rus për atë pushtim", thotë karikaturisti politik rus, Igor Ponochevni.
Zoti Ponochevni pretendonte se ishte një 7-vjeçar rus me emrin Alyosha Stupin, që vizaton botën përreth tij.
“Zgjodha emrin Alyosha sepse tingëllon ëmbël. Mbiemri Stupin e zgjodha sepse e pashë si një përzierje midis fjalës Putin dhe fjalës angleze “stupid” ‘budalla’. Kështu lindi emri dhe ndjeva se ishte i duhuri”, thotë zoti Ponochevni.
Në vitin 2014, ai la punën në bankë dhe filloi të vizatonte çdo ditë.
“Unë nuk u tremba nga autoritetet, por kisha frikë nga njerëzit që i shërbenin regjimit. Shumë, në dëshirën e tyre për t’i treguar besnikëri regjimit, mund të përpiqeshin të më ndëshkonin. Në atë kohë, njerëzit dukeshin euforikë dhe çdo mospajtim shihej si sulm personal. Për ta, unë isha një armik”, thotë më tej ai.
Në vitin 2015, zoti Ponochevni u zhvendos në SHBA, ku vazhdoi të vizatonte pa frikë. Sot ai jeton në San Francisko, ku vizaton murale dhe karikatura politike mbi luftën në Ukrainë.
“Simboli i Rusisë moderne është çekani i farkëtarit. Këtu e vizatova si një monument për tmerret që po ndodhin tani. Këtu, shohim qartë se si Kisha ruse i dërgon njerëzit drejt vdekjes…”
Nganjëherë ai imiton stilin e pikturës së famshme "Britma", të piktorit të njohur Edward Munch, si dhe stilin popullor rus.
Ai ka bërë më shumë se 1500 karikatura dhe ka hapur ekspozita në Ukrainë dhe Evropë.
Zoti Ponochevni thotë se detyra e tij si artist është të armatoset me një laps të mprehtë dhe të vizatojë edhe nëse bashkëqytetarëve të tij nuk u pëlqen ajo që bën./ VOA
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, during his stat...
Britain's Supreme Court has upheld the government's plan t...
The execution of two Albanians yesterday evening in Nea Sm...
A Thai naval ship capsized during a storm in the Gulf of T...
When the electricity went out at a party organized at the ...
It has been a long time since Bosnia and Herzegovina n...
Gjatë një reagimi për Newsweek, ambasadorët e Serbisë dhe ...
Now is the time to ask whether or not Vladimir Putin is an...
Grupet mjedisore thonë se anijet kineze po shkatërrojnë re...
A 15-year-old killed himself with a bullet to the head...
Të dhënat e fundit të Qendrës Kërkimore “Pew” tregojnë se ...
Russian forces bombarded the center of Kherson on Sunday, th...
After the protest of the Serbs, on the border with the nor...
Qatar again denied on Sunday that it is involved in a corr...
Në anën serbe afër Jarinjës, pikëkalimit kufitar mes K...
Me dy hetime paralelisht kundër kandidimit të saj, një në ...
European Union negotiators reached a political agreeme...
Some Serbian protesters clashed on Sunday with Serbian...
Some protesters have started to gather on Sunday near ...
The NATO mission in Kosovo, KFOR, has announced that i...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 21-year-old man has been arrested by Shkodra Police afte...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
US Secretary of State Marco Rubio has significantly escala...
The United States has launched a new wave of attacks on Ir...
The leader of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdix...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...