Russia attacks Kherson/ 3 people are killed, 6 others are injured
Russian forces bombarded the center of Kherson on Sunday, th...

Të dhënat e fundit të Qendrës Kërkimore “Pew” tregojnë se Presideni Joe Biden gëzon besim të lartë dhe shihet si një udhëheqës i fortë në shumicën e vendeve ku u krye sondazhi, ndërsa besimi tek Presidenti Putin ka shënuar rënie të fortë pas sulmit të paprovokuar ndaj Ukrainës vitin e kaluar.
Presidenti Joe Biden takoi udhëheqësin kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë botërorë në Azi pas zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, duke deklaruar se ndihej më i fortë pasi Partina e tij Demokratike siguroi rezultate më të mira nga sa pritej.
"E di që po bëhem i fortë, por nuk më duhet kjo. E njoh udhëheqësin kinez Xi Jinping, kam kaluar më shumë kohë me të se çdo udhëheqës tjetër botëror. E njoh mirë. Ai më njeh mua. Kemi shumë pak keqkuptime. Ne na duhet vetëm të kuptojmë, cilat janë vijat e kuqe dhe cilat janë gjërat më të rëndësishme për secilin prej nesh për dy vitet e ardhshme..."
Zgjedhjet e nëntorit nuk shkuan aq mirë për kandidatët republikanë të mbështetur nga ish-Presidenti Donald Trump. Sondazhet tregojnë se ka patur gjithashtu një kthesë të thellë në rritjen e mbështetjes për Shtetet e Bashkuara jashtë vendit pas kalimit të drejtimit të Shtëpisë së Bardhë nga presidenti Trump tek presidenti Biden.
Një studim në korrik nga Qendra Kërkimore “Pew” tregoi se mesatarisht 58% e të rriturve në 18 vende thonë se kanë besim se zoti Biden do të marrë vendimet e duhura lidhur me çështjet botërore.
Richard Wike nga Instituti “Pew” i tha Zërit të Amerikës se shumica e të anketuarve në pjesën më të madhe të vendeve kishin preferencë të fortë për zotin Biden krahasuar me zotin Trump.
"Zoti Biden shihet si më i kualifikuar në krahasim me zotin Trump dhe në përgjithësi politikat e tij pëlqehen më shumë se ato të Donald Trumpit. Marrëveshjet e klimës janë një shembull i mirë. Zoti Biden vendosi që SHBA t’i ribashkohej marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike. Kjo është diçka që pëlqehet shumë nga njerëzit”.
Por popullariteti i presidentit jashtë nuk krahasohet me mbështetjen brenda vendit, që sipas shumicës së sondazheve është në nivelin 40 %. Ekspertët vënë në dukje klimën e polarizuar politike në SHBA dhe thonë se shumë udhëheqës janë më të pëlqyer jashtë sesa brenda vendit.
"Njerëzit duket se e pëlqejnë qëndrimin e zotit Biden për t’i rikthyer Shtetet e Bashkuara tek komuniteti ndërkombëtar, duke u angazhuar në mënyrë më aktive dhe më me respekt për çështjet globale”.
Mbështetja për Presidentit Biden është në kontrast të thellë me mbështetjen për presidentin rus Vladimir Putin, pas sulmit të paprovokuar të Ukrainës.
Studimi tregon se vetëm 9% e të pyeturve jashtë vendit kanë besim se Presidenti Putin do të marrë vendimet e duhura për çështjet botërore, thotë Richard Wike.
"Kur vjen puna tek Rusia, shohim vlerësimet më të ulëta të të gjitha kohërave në shumë nga vendet që ne anketuam. Vlerësimet më të ulta të të gjitha kohërave për Vladimir Putinin, pasaqyrojnë një reagim të fortë publik kundër agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës."
Presidenti francez Emmanuel Macron është një nga udhëheqësit e shumtë botërorë që ka falënderuar Presidentin Biden për rolin e tij udhëheqës në sigurimin e mbështetjes së fortë për Ukrainën nga NATO dhe Bashkimi Evropian, duke thënë se nëse Rusia do të përparonte pa u frenuar, e gjithë bota sot do ishte e pasigurt./ VOA
Russian forces bombarded the center of Kherson on Sunday, th...
After the protest of the Serbs, on the border with the nor...
Qatar again denied on Sunday that it is involved in a corr...
Në anën serbe afër Jarinjës, pikëkalimit kufitar mes K...
Me dy hetime paralelisht kundër kandidimit të saj, një në ...
European Union negotiators reached a political agreeme...
Some Serbian protesters clashed on Sunday with Serbian...
Some protesters have started to gather on Sunday near ...
The NATO mission in Kosovo, KFOR, has announced that i...
In an effort to reduce unwanted pregnancies among youn...
According to the German chancellor, there is a possibi...
A tragic attack took place today near the oil-rich city of...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, has spoken abou...
North Korea has fired two ballistic missiles off its e...
German Chancellor Olaf Scholz has expressed concern ab...
A member of the Executive Board of the Diaspora for Fr...
Russian President Vladimir Putin met with military gen...
Iranian state media announced on Saturday that the aut...
France supports Kosovo's application for membership in the...
Since the start of Russia's war on Ukraine in February...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 21-year-old man has been arrested by Shkodra Police afte...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
US Secretary of State Marco Rubio has significantly escala...
The United States has launched a new wave of attacks on Ir...
The leader of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdix...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...