LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet frikshëm numri i viktimave/ Mbi 12 mijë humbje jete nga tërmetet në Turqi e Siri

2023-02-08 21:43:00, Kosova & Bota CNA
Rritet frikshëm numri i viktimave/ Mbi 12 mijë humbje jete nga
Foto nga kërkimet

Thellohet sërish numri i viktimave nga tërmetet katastrofike në Turqi dhe në Siri.

Duke iu referuar shifrave zyrtare të autoriteteve të dy vendeve, CNN raporton se deri më tani kanë humbur jetën të paktën 12,049 persona.

Në Siri janë regjistruar 2,992 viktima, nga të cilët 1,730 në zonat e kontrolluara nga rebelët dhe 1,262 në zonat e kontrolluara nga qeveria. 

Nga ana tjetër, presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se kanë humbur jetën të paktën 9,057 persona dhe janë plagosur 52,979 të tjerë.

Në total, tërmetet shkatërruese kanë plagosur 58,087 persona në Siri edhe Turqi./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga