LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katastrofa në Turqi e Siri/ BE shpall konferencën e donatorëve për fonde emergjente

2023-02-08 21:33:00, Kosova & Bota CNA

Katastrofa në Turqi e Siri/ BE shpall konferencën e donatorëve

Bashkimi Evropian ka njoftuar një konferencë donatorësh për të mbledhur fonde për Turqinë dhe Sirinë, pasi dy vendet  përballen me pasojat e tërmeteve katastrofike.   

CNN raporton se konferenca u njoftua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një telefonate me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.  

Von der Leyen njoftoi se ajo do të mbahet në mars, në Bruksel,ndërsa theksoi se tashmë prioritet është të shpëtohen sa më shumë njerëz të jetë e mundur.

Deri më tani, BE ka dërguar 31 ekipe kërkimi dhe shpëtimi dhe 5 ekipe mjekësore nga 23 vende në zonat e prekura në Turqi dhe Siri.   

Kujtojmë se Siria i bëri thirrje BE-së të aktivizojë mekanizmin e saj të Mbrojtjes Civile, ndërsa Turqia i kërkoi të aktivizojë mekanizmin mbështetës.

BE gjithashtu u zotua t'i sigurojë Turqisë 3 milionë euro (rreth 3.2 milionë dollarë) ndihmë dhe Sirisë 3.5 milionë euro (rreth 3.7 milionë dollarë) ndihmë emergjente./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga