LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bilanci negativ, në rritje/ Thellohet sërish numri i viktimave në Siri e Turqi

2023-02-08 16:52:00, Kosova & Bota CNA

Bilanci negativ, në rritje/ Thellohet sërish numri i viktimave në

Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë ka arritur në të paktën 11,376.

Në Turqi, numri i fataliteteve është rritur sërish në 8574 humbje jete, ndërsa janë plagosur gati 50,000 të tjerë, raporton CNN.

Shifrat u përditësuan nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan gjatë një konference për shtyp teksa vizitoi zonat e prekura nga tërmetet.

Nga ana atjetër, në Siri kanë ndërruar jetë 2,802 person, nga të cilët 1,540 ishin në zonat e kontrolluara nga opozita dhe 1,262 në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Numri i përgjithshëm i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e prekura ka shkuar në 5008.

Ndërkohë, agjencitë e ndihmës dhe punonjësit e urgjencës thonë se numri i fataliteteve ka të ngjarë të rritet më tej, pasi shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe kushtet e motit të ftohtë pengojnë përpjekjet e shpëtimit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga