LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmetet tragjike në Siri/ Shpërngulen më shumë se 298 mijë banorë

2023-02-08 16:15:00, Kosova & Bota CNA

Tërmetet tragjike në Siri/ Shpërngulen më shumë se 298

Më shumë se 298,000 njerëz në Siri janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit vdekjeprurës.

Kjo shifër është konfirmuar nga një një zyrtar lokal për agjencinë shtetërore të lajmeve në Siri.

Ministri Lokal i Administratës dhe Mjedisit, Hussein Makhlouf, tha se numri i viktimave nga tërmeti deri më tani është rritur në 1,262 dhe numri i të plagosurit është 2,258.

"Vendi ynë nuk është i kualifikuar për t'u përballur me fatkeqësi të tilla, veçanërisht me daljen tonë nga lufta që shkaktoi humbjen e 50,000 makinerive dhe pajisjeve inxhinierike që kishim nevojë dëshpërimisht për t'i përdorur në këtë fatkeqësi, përveç sanksioneve ekonomike të aplikuara për të", tha Makhlouf gjatë një konference për shtyp në Damask, raporton CNN.

Makhlouf deklaroi se qeveria kishte hapur gjithashtu 180 vendstrehime për qytetarët e zhvendosur.

“Nuk e mohojmë vështirësinë e situatës në krahasim me kapacitetet e disponueshme. Moti gjithashtu ndikoi në operacionet e shpëtimit dhe ofrimin e ndihmës, por pavarësisht kësaj, kuadrot e ndihmës dhe mjekët nuk hezituan të ofrojnë të gjitha kërkesat”, theksoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga