
The American ambassador in Belgrade, Christopher Hill, said on Wednesday that the Association of Serb-majority municipalities in Kosovo should be established by the summer of this year.
In an interview with K1 television in Belgrade, Ambassador Hill said that the European proposal for the normalization of relations between Kosovo and Serbia can be implemented by the end of this year.
Muajin e kaluar, të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e të dyja vendeve për t'i bindur që të nënshkruajnë një marrëveshje mbi atë propozim, që parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Krahas përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve për propozimin, diplomatët perëndimorë kanë shtuar trysninë mbi Prishtinën që të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Qytetarët shqiptarë dhe serbë, të ndarë në veri dhe në jug të qytetit të Mitrovicës, duken të ndarë edhe në mendimet e tyre mbi Asociacionin.
Disa qytetarë serbë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës thanë se ai paraqet mundësi për mbijetesë dhe përparim të të drejtave të tyre, ndërkaq qytetarët shqiptarë këmbëngulin në përputhshmërinë e këtij mekanizmi me Kushtetutën e Kosovës.
“Rreth Asociacionit presim që të drejtat e serbëve lokalë të shtohen dhe që ata të kenë qasje në integrim”, tha Miroslav Lakediç, banor i veriut të Mitrovicës.
“Ai do të mund të ishte një hap drejt ndonjë zgjidhje për mbijetesën e popullit serb në Kosovë. Kjo do të mund të ishte zgjidhje ose parakusht ndoshta për bisedime të mëtejshme dhe marrëveshje. Shumë thjeshtë ne duhet patjetër të kemi marrëveshje me shqiptarët në Kosovë dhe bashkëjetesë sepse ne këtu jetojmë bashkë, ky është realiteti”, thotë Stevica Joviç, banor i veriut të Mitrovicës.
“Asociacioni duhet patjetër të themelohet, Evropa ka marrë një vendim të tillë dhe mendoj që duhet të bëhet, do të jetë mirë edhe për ju edhe për ne”, tha një tjetër qytetar i cili nuk pranoi të identifikohet.
“Duhet të bëhet një kompromis që t’i kenë edhe ata të drejtat si qytetarë të Kosovës që janë, as më tepër as më pak. Ose të bëhet një krahasim me banorët shqiptarë që jetojnë në Serbi, sa kanë të drejta ata”, tha për Zërin e Amerikës Maliq Sylejmani, banor i pjesës jugore të Mitrovicës.
“Asociacioni është si t’ua japësh autonominë serbëve andej urës. Për pesë apo gjashtë vjet këtu ndahet dhe mbetet si Republikë brenda Republikës”, thotë një tjetër qytetar shqiptar që jeton në pjesën jugore të Mitrovicës.
“Duhet të formohet vetëm Kushtetuta si e thotë, në bazë të Kushtetutës së Kosovës mund të pranohet, por jo si thonë ata”, thotë Bedri Haxhimehmeti, një tjetër banor i jugut të Mitrovicës.
Qytetarët në të dyja anët e qytetit shprehen të rezervuar për procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.
“E shoh pozitivisht, është duke shkuar në drejtimin e duhur si proces dhe përfundimisht duhet që të bëhet marrëveshje me serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Kosovës. Fqinjët tanë shqiptarë duhet që të kuptojnë përfundimisht se serbët janë pjesë kushtetuese e Kosovës, kanë pasur shtet dhe do të kenë nëse ka bashkëpunim, që do të thotë se asnjë vendim nuk mund të merret pa pajtueshmëri. Është më mirë njëqind vjet bisedime sesa një ditë luftë, paqja është e domosdoshme. Po shkojmë drejt pëparimit, e kemi një rini dhe duhet të mendojmë në atë drejtim”, tha Miroslav Lakediç.
“Bisedimet janë më të mira se lufta. Duhet patjetër të bisedojmë, nuk duhet të ketë shantazhe dhe nuk duhet të ketë kushtëzime, është punë që dihet. Për serbët këtu është Serbi dhe për shqiptarët është shteti i tyre i pavarur, kjo është e tëra. Por mbi të gjitha bisedime, dialog, marrëveshje, jo luftë, nga lufta askush nuk do të dalë i lumtur”, tha Stevica Joviç.
“Procesin e shoh ashtu që bazohem shumë te miqtë tanë amerikanë, përndryshe evropianët kanë ditur shumë herë të na zhgënjejnë. E aty kam shpresa shumë të mëdha se do të bëhet mirë”, thotë Maliq Sylejmani.
“Serbia kurrë nuk është e gatshme ta përfundojë dialogun, vetëm për sy e faqe. Ne jemi të sinqertë në dialog por Serbisë vetëm i konvenon ta shtyjë e zvarris më tutje. Angazhimi ndërkombëtar kohën e fundit po duket i mirëfilltë, është i mirëseardhur”, thotë Skender Peci, një tjetër banor i pjesës jugore.
Kosova dhe Serbia thanë se e pranojnë propozimin evropian i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.
Western diplomacy has been trying to find a solution to the disagreements between the two sides that remain a source of instability in the Balkans, increasing security concerns in the region, at a time when the continent is facing the consequences of Russian aggression in Ukraine./ VOA
Eight prominent Iranian opposition figures have announced ...
Presidenti Joe Biden foli drejtpërdrejt me popullin am...
A 7-year-old girl from Chile is the youngest patient in th...
Europe will strengthen sanctions against Moscow as the fir...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Tur...
Shocking moments are happening in Turkey where search and ...
Të martën marina amerikanë nisi të nxjerrin nga thellësitë...
Më shumë se 298,000 njerëz në Siri janë detyruar të lënë s...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan vizitoi për herë...
German Chancellor Olaf Scholz explained Germany's role in ...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky told British lawmak...
Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 ...
Gazetari Ardit Hoxha nga Stambolli raporton se bëhet fjalë...
Survivors of the last powerful earthquake in the Turkish c...
The long line of injured people resembles a river flowing ...
Debati mbi dërgesat e armëve në Ukrainë është tashmë cikli...
In Turkey and Syria, as a result of the powerful earthquak...
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mund...
China rejected a request for a phone call between US Defen...
American President Joe Biden gave his second State of the ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An operation codenamed "De facto" by the Tirana Police has...
Two rubber boats that have been sailing near the coast and...
29 arsonists in the country were arrested and prosecuted i...
A knife attack occurred this evening in Fushë-Krujë. Acco...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Renowned doctor Shkëlqim Balili shared some important heal...
The disappearance of 20 tons of Emmental cheese on the ro...
The United Kingdom and the European Union today signed a h...
European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, has anno...
In France, drug use in restaurants, be they fast food chai...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...
In addition to the effect on the decline in demand for rea...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sol...
The tax administration has announced the completion of the...