The UN calls for restraint/ Guterres: The region faces the risk of a destructive conflict
Following Iran's attack on Israel, UN Secretary General An...

Qeveria gjermane do të shtyjë përpara rindërtimin e Ukrainës. Për këtë është përgatitur një plan 15 pikësh. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Zhvillimit, "bëhet fjalë për mobilizimin e sektorit privat për rindërtimin e Ukrainës".
Në Berlin dhe kryeqytetin ukrainas, Kiev ka javë që janë duke u zhvilluar bisedime për një konferencë të ardhshme të rindërtimit të planifikuar më 11 dhe 12 qershor.
Edhe në Londër dhe Lugano ka pasur konferenca të tilla, por nga qarqet qeveritare gjermane thuhet, se në këto konferenca është bërë fjalë vetëm për ndihmat për ekonominë ukrainase, ndërsa në Berlin do të bëhet fjalë për "katër dimensione të rindërtimit".
Krahas ekonomisë në punimet e konferencës do të luajnë rol edhe diskutimet për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe shkollimin e saj, procesin e anëtarësimit në BE dhe forcimin e komunave dhe bashkive në Ukrainë.
Nevoja e rindërtimit të Ukrainës kap shifrën 400 miliardë dollarëve
Ministria gjermane e Zhvillimit që pas revolucionit në Majdan e ka forcuar ndihmën në nivelin komunal për Ukrainën. "Ne duam të forcojmë atë që ekziston" tha zëdhënësja e ministrisë për DW. Kjo synohet në një kohë, kur Rusia ende godet infrastrukturën ukrainase me raketa dhe sulme me dronë në frontin e lindjes. Fondi Monetar Ndërkombëtar i vlerëson me rreth 400 miliardë dollarë kostot e rindërtimit të Ukrainës.
Me qëllim që kompanitë private të investojnë në Ukrainë, më ato pjesë të vendit, që kërcënohen më pak nga Rusia, ekziston mundësia që kompanitë të aplikojnë për garanci shtetërore. Këtë e mundëson programi i "garantimit të investimeve" i Ministrisë së Zhvillimit, që funksionon si sigurimet. Për Ukrainën ky instrument për sigurimin e investimeve gjermane jashtë vlen edhe për rastin e luftës. Që do të thotë: nëse ndodh që një bombë ruse shkatërron një fabrikë apo investim të ri të caktuar, Gjermania del garant për pjesën më të madhe të infrastrukturës së shkatërruar, nëse investimi është kategorizuar si i mbrojtur.
Ombrellë mbrojtëse për më shumë se 22 projekte investimi
Ministria e Ekonomisë në Berlin ka miratuar në kuadër të projektit të garantimit të investimeve 53 kërkesa për mbrojtje të investimit. Shumica ishin investime në Ukrainë, 22 investime në vlerë 54,8 milionë euro, thuhet në raportin e agjencisë "investitionsgarantien.de, me porosi të ministrisë. Ndër investimet që marrin mbrojtjen gjermane në Ukrainë është edhe zgjerimi i mëtejshëm i fabrikës së re për materialet e ndërtimit nga kompania gjermane, Fixit në afërsi të qytetit Lviv. Së bashku me filialin bijë "Kreisel", prodhuesi i materialeve të ndërtimit ka shumë vite që prodhon në Europën lindore. Që para sulmit të Rusisë në vitin 2022, kjo kompani kishte filluar me prodhimin me ndërtimin e një fabrike të re në afërsi të Lvivit. Kur Rusia pushtoi Ukrainën ndërtimi i ndërpre. Miratimi i sigurimit të investimit bëri që punimet të vazhdonin sërish. "Ne kemi besim, se mund të fillojmë këtë vit me punën si provë", thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë për rajonin lindor, "Region Ost", Michael Kraus. "Ne duhet të rindërtojmë Ukrainën. Është një vend i bukur me njerëz shumë miqësorë."
Por lufta e vendosi edhe menaxherin gjerman para sfidës së madhe. Prodhuesit gjermanë të makinerive nuk i dërguan montuesit e tyre në Ukrainën e sulmuar nga Rusia. Dhe të punësuarit e vet ukrainas, menaxheri Kraus nuk mund t'i dërgonte kaq shpejt tek prodhuesit. Burrat në moshë të re nuk lejoheshin të dilnin nga Ukraina, sepse mund të thirreshin në luftë. Në fund tre nga punonjësit e tij mundën të specializoheshin në Poloni dhe Gjermani, me qëllim që të vinin në punë makineritë në fabrikën e re. Në fabrikën e dytë të kompanisë, Fixit në Ukrainë priten të punësohen 60 vetë. Për shkollimin e tyre, Fixit planifikon të ngrejë një akademi kualifikimi me filialin bijë "Kreisel " në Ukrainë. Edhe ky projekt do të mbështetet nga qeveria gjermane me një kredi të butë të Bankës Gjermane për Rindërtimin, KfW./DW
Following Iran's attack on Israel, UN Secretary General An...
US President Joe Biden has warned Israeli Prime Minister B...
Researchers in California are developing highly sensitive ...
Some American voters were waiting for the introduction of ...
Iran's attacks on Israel have ended. This is what the pres...
The Israeli army said Sunday it will soon call up two rese...
House Speaker Mike Johnson said Sunday he will try to spee...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, said on Sunday that...
Benny Gantz, Israel's war cabinet minister, has said t...
After Iran's attack on Israel, there has been a reacti...
The Ministry of Foreign Affairs of North Macedonia has for...
Pope Francis has reacted to Iran's attacks on Israel. ...
A video goes viral on Chinese social media platforms. ...
Since the start of Russia's full-scale attack on Ukrai...
Iran notified neighboring countries of retaliatory attacks...
Israel's Defense Minister, Yoav Gallant, said that the con...
Ukraine has condemned Iran's attack on Israel, drawing par...
By order of the Special Prosecutor's Office of Montenegro,...
Russia calls on all parties to show restraint and express ...
Airports in Tehran have suspended flights until Monday mor...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred this Monday evening in the Shk...
Tirana Police have announced that criminal proceedings hav...
Citizen BS, who was wounded by gunfire this Monday in P...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
A strong aftershock shook Venezuela this Monday following ...
US President Donald Trump said today that Iran has request...
Five people have died after a shooting in Stade, northern ...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...