Britania ka mijëra mjekë më pak
Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka ulur për ga...

Administrata e presidentit Joe Biden po synon që gjatë javëve të ardhshme të sigurojë një fond tjetër ndihmash prej 37 miliardë dollarësh për Ukrainën, para se të fillojë nga puna Kongresi i ri në janar, ku republikanët do të kenë kryesinë e Dhomës së Përfaqësuesve, ndonëse me një diferencë të vogël.
Ukraina po përballet me të ftohtin, ndërsa lufta nëntëmujore kundër Rusisë vazhdon.
Deri tani, ndihma për Kievin kishte mbështetje të gjerë dypartiake në Kongresin amerikan, por kjo mund të ndryshojë.
Disa udhëheqës të Partisë Republikane, të cilët nga janari do të drejtojnë Dhomën e Përfaqësuesve, thonë se do të shqyrtojnë nga afër paketat e ndihmave për Ukrainën të propozuara nga administrata Biden.
“Do të rrisim mbikëqyrjen, transparencën dhe llogaridhënien. Nuk do të lëshojmë një çek të bardhë”, tha ligjvënësi republikan Michael McCaul.
Ndihma e mëparshme për Ukrainën është miratuar me mbështetje të gjerë dypartiake.
Administrata e presidentit Biden po kërkon 37 miliardë dollarë të tjera, si ndihma urgjente për Kievin, për t’u siguruar që Ukraina dhe ushtria e saj të kenë fondet e mjaftueshme për muajt e ardhshëm.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, 21.7 miliardë dollarë do të ndahen për ushtrinë, zbulimin dhe ndihma tjera për mbrojtjen, ndërsa 14.5 miliardë dollarë do të jenë ndihma humanitare dhe për qeverinë ukrainase.
"Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Nuk do të ketë asnjë luhatje në mbështetjen tonë”, thotë Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.
Ndërsa në të dyja partitë ka zëra që kundërshtojnë mbështetjen për Ukrainën, disa republikanë kanë kritikuar sasinë e ndihmave për këtë vend dhe kanë ngritur dyshime nëse të gjitha fondet kanë shkuar vërtetë për Ukrainën. Ata kanë hedhur dhyshime mbi aftësitë e administratës Biden për të gjurmuar se ku kanë shkuar paratë e ndihmave për Ukrainën.
“Do ta bëjmë këtë në mënyrë të përgjegjshme, me transparencë ndaj popullit amerikan. Këto janë dollarë të taksapaguesve amerikanë. A e zbeh kjo vullnetin tonë për të ndihmuar popullin ukrainas të luftojë? Jo. Por ne do ta bëjmë atë në mënyrë të përgjegjshme”, tha ligjvënësi republikan Michael McCaul.
Ukraina ndërkohë, njofton se ekipet e shërbimeve po punojnë për të rikthyer furnizimin me energji, pas goditjeve nga Rusia të infrastrukturës energjitike në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës./ VOA
Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka ulur për ga...
Despite concerns about inflation, US consumers spent $9.12...
Në të merrnin pjesë drejtues të bizneseve aziatike, politi...
The United States and Russia have several ways of managing...
A man in military uniform, with a "ghost" hat on his head ...
Iran's spiritual and political leader has praised the Basi...
The world as it was before the war in Ukraine - this is wh...
Two Republican lawmakers, whose party took control of ...
Russia's attacks on Ukraine's energy infrastructure am...
Sam Bankman-Fried regrets the feud that may have cost ...
Protestat në Kinë kundër masave të rrepta të qeverisë ...
After launching an intercontinental ballistic missile ...
The Minister of Foreign Affairs of Serbia, Ivica Dacic, sa...
The leader of the European People's Party (EPP) in the Eur...
When Russian President Vladimir Putin ordered the invasion...
Russia and Ukraine have announced that they have carried o...
Për shkak të mungesës së municioneve, Rusia ka filluar të ...
Si të gjithë egomanët Viktor Orban ka nevojë të vazhdueshm...
Chancellor Olaf Scholz stressed that Germany needs a bette...
Një tërmet ka goditur mbrëmjen e sotme Greqinë. Lëkundjet...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
A magnitude 5.9 earthquake struck New Zealand's South Isla...
The only Albanian MP in the Serbian Parliament, Shaip Kamb...
European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has reac...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...