The claim of two Republicans/ "Biden is involved in corrupt schemes"
Two top Republicans in Congress are seeking internal F...

Kreu i agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore paralajmëroi se situata rreth centralit bërthamor në Zaporizhia, që kontrollohet nga Rusia është bërë më e "e rrezikshme" pasi zyrtarët e emëruar nga Moska filluan evakuimin e njerëzve nga zonat e rreth centralit.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi bëri thirrje për masa të forta për të garantuar funksionimin e sigurt të centralit bërthamor më të madh në Evropë, ndërsa autoritetet po evakuojnë banorët në qytetin e afërt të Enerhodarit.
"Situata e përgjithshme në zonën pranë termocentralit bërthamor në Zaporizhia po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme", tha zoti Grossi përmes një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
"Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për rreziqet reale të sigurisë bërthamore me të cilat përballet centrali. Ne duhet të veprojmë tani për të parandaluar kërcënimin e një aksidenti të rëndë bërthamor dhe pasojat që mund të ketë mbi popullatën dhe mjedisin."
Zoti Grossi tha se ndërsa personeli i centralit bërthamor në Zaporizhia vazhdon të jetë në krye të detyrës, punonjësit dhe familjet e tyre janë në një “tension gjithnjë e më të madh”.
Guvernatori i emëruar nga Rusia i pjesës së kontrolluar nga Moska të rajonit të Zaporizhzhias në Ukrainë tha të premten se ai kishte urdhëruar evakuimin e fshatrave afër vijës së frontit pasi në ditët e fundit bombardimet në atë zonë ishin intensifikuar.
Një kundërofensivë e pritshme pranverore e Ukrainës kundër forcave ruse mund të shtrihet edhe në rajonin e Zaporizhias, 80 për qind e të cilit kontrollohet nga Moska.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha të dielën se banorët po evakuohen në drejtim të Berdianskut dhe Prymorskut në brigjet e Detit Azov.
Forcat ruse pushtuan centralin bërthamore të Zaporizhzhias në Ukrainë disa ditë pasi Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin kundër vendit fqinj në shkurt të vitit 2022. Shkëmbime zjarri kanë ndodhur shpesh pranë objektit, për të cilat palët kanë fajësuar njëra-tjetrën.
Zoti Grossi vizitoi për herë të fundit centralin bërthamor në Zaporizhia, në mars, në kuadër të përpjekjeve për të biseduar me të dyja palët për arritjen e një marrëveshjeje mbi masat mbrojtëse për të siguruar funksionimin e sigurt të centralit.
Ai ka paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet e operacioneve ushtarake rreth centralit bërthamor, i cili ndodhet në pjesën e rajonit të kontrolluar nga forcat ruse./ VOA
Two top Republicans in Congress are seeking internal F...
Among the countless predictions about the effects of t...
US officials are warning that China and Russia would b...
As in Albania, in Greece too, the occupation of beache...
North Macedonia seems to take measures against the social ...
An explosion was heard near the Kosovo Police station in t...
Huge crowds are gathering in central London ahead of the ...
Germany and Poland have deepened economic and even militar...
Një burrë nga Kentaki me një rekord të gjatë kriminal ësht...
The Government of Serbia has approved measures requiring t...
The government of Montenegro will declare Sunday, May ...
Belgian police on Thursday arrested seven people suspected...
The President of Serbia, Aleksandar Vucija, said that the ...
The head of Russia's Wagner Group has threatened to withdr...
Azerbaijan and Armenia made significant progress in ad...
Shefat e teknologjisë janë thirrur në Shtëpinë e Bardh...
The EU has described the decision of the Kosovo govern...
The author of the attack in Serbia was arrested near Kragu...
Although it is facing a major military defeat in Ukrai...
Vladimir Putin may abandon his plans to soon subdue Ki...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The justice reform claimed that it would bring faster, fai...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the assassination attem...
A serious incident shook the Fani area of Mirdita on Fri...
The Police Supervision Agency, Kukës-Dibar Regional Direct...
A 57-year-old citizen has been arrested in the village of ...
27% of the retirement age population is being pushed inevi...
On Saturday, our country will be affected by stable weathe...
An important investment in the service of patients with tu...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Russia launched a new massive missile and drone attack on ...
At the Potocari Memorial Center in Srebrenica, on the 31st...
The President of the United States of America, Donald Trum...
Shërbimet e emergjencës në juglindje të Spanjës vijojnë pë...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The new old-age pensions in 2025 were on average 16,500 le...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
The escalation of the conflict in the Middle East has once...
In addition to food, household appliances, oil, and more, ...