web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një nga aksidentet më të shtrenjta në botë/ 9 makina luksoze përfundojnë përmbys në rrugë, dëmi, miliona paund

2023-08-25 11:43:00, Kosova & Bota CNA

Një nga aksidentet më të shtrenjta në botë/ 9 makina

Nëntë supermakina me vlerë miliona paund, duke përfshirë një Aston Martin, Lamborghini dhe BMË kanë përfunduar në mes të rrugës, pasi karrotreci që po i transportonte u përmbys.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes pranë Brands Hatch ku drejtuesi i mjetit raportoi për një lëndim të lehtë.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon disa makina luksoze, duke përfshirë ato të prodhuara nga Mercedes, Aston Martin, BMË dhe Lamborghini, të kthyera përmbyes krahas karrotrecit.

Sipas komenteve që po qarkullojnë në “X”(Tëitter) tha se makinat mendohet se përdoren për gara.

Përkohësisht rruga ku ndodhi aksidenti u mbyllën derisa u bë lëvizja e tyre dhe më pas qarkullimi i mjeteve vijoi normalisht.

Ende nuk dihet shuma e saktë e dëmit që ka shkaktuar shoferi i karrotrecit por mendohet të jetë miliona paund./ CNA





Lajmet e fundit nga