Social benefits fraud may be very high
According to the German government, at least 110,000 cases...
According to the German government, at least 110,000 cases...

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, shfaqi shpresën se Kosova dhe Serbia do të pajtohen në takimin e radhës për zbatimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Më 27 shkurt kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i thanë po një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e tij, që do të kërkojë me shumë bisedime.
Të dy e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e caktuar për datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të diskutuar udhërrëfyesin e zbatimit të planit që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.
“Që të bëhet dokument ligjërisht i detyrueshëm duhet të pajtohemi se si të zbatohet. Duhet të dimë cilët janë hapat, ritmi dhe afatet kohore. Përndryshe do të jetë vetëm marrëveshje politike dhe jo formale”, tha zoti Lajçak, pas takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai i cilësoi diskutimet në Prishtinë “konstruktive, të rëndësishme dhe shumë të dobishme”, ndërsa paralajmëroi se do të takohet edhe me palë të tjera.
“Qëllimi kryesor i vizitës është të shoh se si Kosova e sheh zbatimin. Dhe ky takim i ka përmbushur pritjet e mia”, tha zoti Lajçak, duke theksuar se po për këtë arsye të hënën dhe të martën do të qëndrojë në Beograd.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha nëpërmjet një komunikate se “aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë, të dakorduar në Bruksel, duhet të jetë në frymën e parimeve të miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht, paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”.
Kryeministri Kurti ka theksuar më herët se “pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ia bashkangjesim propozimit të dakorduar evropian edhe një plan të mirëfilltë zbatues që duhet të karakterizohet nga gjithëpërfshirja dhe nga efikasiteti”.
I kritikuar ashpër nga një pjesë e opozitës për qasjen ndaj planit, kryeministri Kurti, ka theksuar në disa raste se plani paraqet “një platformë solide për të ecur përpara dhe gjithçka që mundëson ecjen përpara është pozitive”.
Ai tha se ishte i gatshëm ta nënshkruante planin evropian që më 27 shkurt, por kjo nuk ndodhi meqë pala serbe nuk ishte e gatshme për një gjë të tillë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili është kritikuar nga opozita serbe se me planin evropian do ta njohë Kosovën, tha se një nga pikat e planit nënkupton që Serbia do ta lejonte Kosovën të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara dhe për këtë arsye nuk ishte i gatshëm të nënshkruajë. Ai ka përsëritur në disa raste se diplomatët perëndimorë ua kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit evropian do të nënkuptonte sanksione.
Shtetet e Bashkuara thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ndërsa përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, thelbësor për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
“Përparimi do t’i hapë dyert drejt integrimit evropian për të dyja shtetet dhe është thelbësor për më shumë siguri, qëndrueshmëri dhe përparim në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara në fund duhet të kenë në qendër njohjen e ndërsjellë”, tha zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Ned Price.
Plani evropian parasheh mes tjerash përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin që është pjesa më e vështirë e bisedimeve Kosovë – Serbi.
Beogradi i mbështetur nga Moska, kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të BE-së.
Të dyja vendet aspirojnë integrimet evropiane, por më parë duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet tyre. Plani evropian thotë se palët nuk do të pengojnë njëra tjetrën në përpjekjet për integrim në bllok.
Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje të përmbyllë problemet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më një marrëveshje të ndërmjetme, mes frikës se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë tensionet ndërmjet palëve për të nxitur destabilizim në Ballkanin që ende po ripërtërihet nga pasojat e luftërave të viteve të 90-ta./ VOA
The US Department of State sees the Association of Serb-ma...
The investigations into the tragedy that happened in Greece ...
Moldova has cast doubt on the claim made by the de fac...
Chinese leader Xi Jinping called for the country's armed f...
A powerful thunderstorm hit Italy a few minutes ago. The ...
US Defense Secretary Lloyd Austin arrived in Israel on Thu...
Slovakia must make a decision on sending MiG-29 fighter je...
The flag of the European Union, next to the flag of Ko...
The envoy of the European Union for the dialogue betwe...
The Council of Ministers of the EU is expected to meet...
After several days of violent protests in the capital,...
Russia launched barrages of missiles across the territ...
Russian President Vladimir Putin has always used the o...
Portugal wants to end the "golden visa" for the rich f...
The organization Freedom House said on Thursday that f...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është de...
Beteja gjashtëmujore për qytetin ukrainas Bakhmut ka qenë ...
President Joe Biden's budget proposal aims to reduce the U...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se është në fav...
The government of North Macedonia and the consortium "Bech...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 43-year-old man was arrested in flagrante delicto after ...
A serious road accident occurred this Sunday at the exit o...
A serious accident was reported today on the Gjirokastër-T...
A serious incident occurred today in the village of Orizaj...
Albania was included in the band of above-normal temperatu...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
A serious incident occurred this Saturday in neighborhood ...
According to the German government, at least 110,000 cases...
A large fire has engulfed the Fontainebleau forest, about ...
Tensions between the United States and Iran have escalated...
A massive fire has engulfed a bar in Bangkok, Thailand, ki...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The new old-age pensions in 2025 were on average 16,500 le...