President Biden will cut the deficit by $3 trillion
President Joe Biden's budget proposal aims to reduce the U...

Beteja gjashtëmujore për qytetin ukrainas Bakhmut ka qenë beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e luftës deri më tani.
Një qytet pak i njohur përpara agresionit të Rusisë, Bakhmuti është bërë simbol i qëndresës dhe këmbënguljes së vendit përballë sulmit të Kremlinit.
Udhëheqja ukrainase u zotua përsëri këtë javë për të vazhduar mbrojtjen e qytetit, por disa vëzhgues kanë paralajmëruar se mbajtja e tij mund të jetë shumë e rrezikshme dhe e kushtueshme.
Bakhmuti, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej më shumë se 70,000 banorëve, ishte qendër e rëndësishme për minierat e kripës në rajonin e Donetskut, në zemër të asaj që njihet si zona industriale e Ukrainës, e njohur si Donbas.
Qyteti ishte i njohur gjithashtu për prodhimin e shampanjës në shpellat historike nëntokësore. Rrugët e tij të gjera me pemë, parqet e gjelbëruara dhe qendra madhështore e qytetit me ndërtesa të mrekullueshme të fundit të shekullit të 19-të e bënë atë tërheqës për turistët.
Kur rebelimi separatist përfshiu Donbasin në prill të vitit 2014, disa javë pas aneksimit të paligjshëm nga Moska të gadishullit ukrainas të Krimesë, separatistët e mbështetur nga Rusia e morën qytetin nën kontroll, por e humbën atë disa muaj më vonë.
Trupat ruse fillimisht u përpoqën të rimarrin Bakhmutin në fillim të muajt gusht, por u detyruan të tërhiqen.
Luftimet u zbutën në muajt në vijim, ndërsa ushtria ruse u përball me kundërofensivat ukrainase në lindje dhe jug, por i rifilloi sulmet në shkallë të rifilluan në fund të vitit të kaluar. Në janar, rusët pushtuan qytetin e minierave të kripës Soledar vetëm disa kilometra në veri të Bakhmutit dhe përparuan në periferi të qytetit.
Bombardimet e pamëshirshme ruse e kanë kthyer Bakhmutin në një djerrinë që digjet, me pak ndërtesa që ende qëndrojnë. Ushtarët rusë dhe ukrainas kanë zhvilluar beteja të ashpra shtëpi më shtëpi mbi rrënoja.
Në krye të ofensivës kanë qënë forcat e grupit privat rus Wagner, të cilët kanë përparuar duke ecur mbi ?kufomat e ushtarëve të tyre?, siç thonë zyrtarët ukrainas. Nga fundi i muajit shkurt, forcat ruse iu afruan autostradës së vetme që të çonte jashtë qytetit dhe e vunë atë në shënjestër me artileri, duke i detyruar forcat ukrainase të mbështeteshin gjithnjë e më shumë në rrugët e fshatit, të cilat janë të vështira për t'u përdorur përpara se toka të thahet.
Autoritetet ukrainase e quajnë qytetin ?kështjella Bakhmut?, i pathyeshëm, që u ka shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse.
Ndërsa forcat ruse po i afroheshin qytetit, një nga këshilltarët e presidentit ukrainas paralajmëroi javën e kaluar se ushtria ukrainase mund të bënte ?tërheqje strategjike? nëse është e nevojshme. Por të hënën, Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe gjeneralët e tij të lartë vendosën që ushtria të vazhdojë ta mbrojë Bakhmutin dhe të përforcojë trupat atje.
Për Kremlinin, kapja e Bakhmutit është thelbësore për arritjen e qëllimit për të marrë kontrollin e plotë të Donetskut, një nga katër rajonet ukrainase, që Moska i aneksoi ilegalisht në shtator të vitit të kaluar.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha të martën se kapja e Bakhmutit do t'i lejonte Rusisë të vazhdonte ofensivën e saj më thellë në rajon.
Yevgeny Prigozhin, milioneri që udhëheq Grupin Wagner, që funksionon si ushtri private e paligjshme, tha se forcat e tij po shkatërronin njësitë më të mira ukrainase në Bakhmut, dukemos i lejuar ato nga ndërmarrja e sulmeve diku tjetër.
Në të njëjtën kohë, ai kritikoi ashpër Ministrinë ruse të Mbrojtjes se nuk e ka furnizuar grupin Wagner me municione, komente që pasqyrojnë tensionet e tij të hershme me ushtarakët rusë dhe që nxjerrin në pah problemet që mund të ngadalësonin ofensivën ruse.
Ekspertët ushtarakë vërejnë se Ukraina e ka kthyer Bakhmutin në një ?makineri që po ha? forcat më të afta të Rusisë.
?Ajo e ka arritur qëllimin e saj si për të qënë në mënyrë efektive fortesa përballë së cilës janë thyer kaq shumë jetë ruse?, tha Lordi Richard Dannatt, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura britanike, për Sky News.
Phillips P. O?Brien, profesor i studimeve strategjike në Universitetin Saint Andrews, tha se beteja për Bakhmutin "konfirmon se ushtria ruse ka ende vështirësi me operacionet bazë".
Ai vuri në dukje se theksi i vazhdueshëm i Kremlinit në pushtimin e tokave, pavarësisht nga humbjet, do të thotë se ?qëllimet strategjike ruse po i shkaktojnë humbje të mëdha ushtrisë ruse?.
Ndërsa zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë vënë në dukje se humbjet ruse janë shumë më të larta se ato të Ukrainës, disa vëzhgues argumentojnë se mbrojtja e Bakhmutit po bllokon burimet ukrainase që mund të përdoren në një kundërofensivë të planifikuar më vonë në pranverë.
Michael Kofman, drejtor i studimeve për Rusinë në CAN, një institut me bazë në Uashington, vuri në dukje se mbrojtja ukrainase "ka arritur shumë, duke detyruar Rusinë të angazhojë një numër të madh trupash dhe municionesh", ai shton se mund të ishte më mirë që Ukraina t?i ruante forcat e saj për operacione sulmuese në të ardhmen.
?Strategjitë mund të arrijnë pika ku nuk ja vlejnë më? dhe duke pasur parasysh se Ukraina ?po përpiqet të grumbullojë burime për një ofensivë, kjo mund të pengojë suksesin e një operacioni më të rëndësishëm?, tha ai.
Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë theksojnë se një tërheqje ukrainase nga Bakhmuti nuk do të ketë rëndësi strategjike apo të ndryshojë rrjedhën e konfliktit.
Ushtria ukrainase ka forcuar tashmë linjat mbrojtëse në perëndim të Bakhmutit për të bllokuar përparimin rus nëse trupat ukrainase më në fund tërhiqen nga qyteti. Qyteti i afërt i Chasiv Yarit që ndodhet në një kodër vetëm disa kilometra në perëndim, mund të bëhet mburoja tjetër kundër rusëve. Më në perëndim janë Kramatorsku dhe Sloviansku, pikat e fortifikuara të Ukrainës në Donetsk.
Edhe pse ushtria ruse përpiqet të ndjekë ofensivën e saj në Donetsk, ajo duhet të mbajë kontigjente të mëdha në seksione të tjera të Donbasit dhe në rajonin jugor të Zaporizhias, ku forcat ukrainase pritet gjerësisht të nisin kundërofensivën e tyre të radhës./ VOA
President Joe Biden's budget proposal aims to reduce the U...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se është në fav...
The government of North Macedonia and the consortium "Bech...
The Basic Court in Pristina has set a one-month detention me...
Police in the Czech Republic are seeking information about...
European Union states have agreed to speed up shipment...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, tashmë në vitin e dytë, ka n...
Members of the North Atlantic Alliance have provided Ukrai...
China will continue to work with Russia, continuing its pu...
Britain's Home Secretary, Suella Braverman, said today tha...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të...
The world's oldest woman has died in South Africa at the a...
The Centers for Disease Control and Prevention (CDC) in th...
Një vit pas miratimit të direktivës për strehim të përkohs...
Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian ka anuluar san...
According to a statement published by the UN mission in Af...
The Centers for Disease Control and Prevention (CDC) in th...
Ushtria ukrainase thotë se ka identifikuar një nga ushtarë...
To the outside world, a woman's right to education is ...
Anti-corruption bureaucrat Kemal Kilicdaroglu is hopin...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 43-year-old man was arrested in flagrante delicto after ...
A serious road accident occurred this Sunday at the exit o...
A serious accident was reported today on the Gjirokastër-T...
A serious incident occurred today in the village of Orizaj...
Albania was included in the band of above-normal temperatu...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
A serious incident occurred this Saturday in neighborhood ...
New vehicles in the EU must be equipped with a camera that...
The extreme heat waves that hit Europe at the end of J...
According to the German government, at least 110,000 cases...
A large fire has engulfed the Fontainebleau forest, about ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The new old-age pensions in 2025 were on average 16,500 le...