Russians fleeing the army flood Central Asia
Kazakhstan, a country in Central Asia, is filled with Russ...
Zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase kanë mbërritur të shtunën në Liman duke rrethuar me mijëra trupa ruse, në një kundërpërgjigje ndaj Kremlinit një ditë pasi ai shpalli aneksimin e një pjesë të territorit të Ukrainës.
Marrja e Limanit do të ishte një goditje e fortë për Rusinë. Një zëdhënës i forcave lindore të Ukrainës tha se Rusia kishte rrethuar afro 5.500 trupa në Liman. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Përditësimi i fundit operacional i Rusisë u bë të premten në mbrëmje.
Të shtunën, kanali Telegram i ministrisë publikoi një seri mesazhesh urimi, përfshirë një nga presidenti Putin, për të shënuar Ditën e Forcave ushtarake Tokësore.
Sot Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se raketa e përdorur për të goditur ndaj një autokolonë humanitare në Ukrainë “ka të ngjarë të ishte një raketë ruse me rreze të gjatë veprimi”.
Në raportin e zbulimit britanik të postuar në Twitter, shtohej se përdorimi i një "burimi të tillë me vlerë të madhe" në sulmin pranë Zaporizhias "është nxitur pothuajse me siguri të plotë, nga mungesa e përgjithshme e municioneve, veçanërisht raketave me saktësi të lartë, me rreze të gjatë veprimi".
Në raport thuhej gjithashtu se sulmi i së premtes në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, rezultoi "në vrasjen nga trupat ruse të civilëve që Moska pretendon tashmë se janë qytetarë të saj".
Sulmi ndodhi pranë qyteteve të Zaporizhias dhe Mikolaivit. Si pasojë u vranë rreth 26 persona dhe u plagosën rreth 40 të tjerë. Në aumjetet e goditura udhëtonin njerëz që ishin nisur drejt zonave të pushtuara, për të shpëtuar familjarë të tyre.
Në një mesazh në rrjetin social Telegram Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, shkruante se: Do të përgjigjemi patjetër për çdo jetë të humbur ukrainase!".
Të premten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rusia i vendosi veton një projektrezolute e cila i cilësonte referendumet ruse në Ukrainë si "të paligjshme".
Dhjetë vende e mbështetën rezolutën, mes tyre Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, vende që paraqitën rezolutën në Këshillin e Sigurimit.
Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan ndërsa Rusia ishte i vetmi vend që votoi kundër rezolutës.
Ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se nëse Rusia zgjedh t’i shmanget përgjegjësisë, do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm në Asamblenë e Përgjithshme për t'i dërguar një mesazh Moskës se bota është ende në anën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial”.
Shefi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave Richard Gowan, tha se diplomatët perëndimorë e dinin se Rusia do të vendoste veton ndaj rezolutës, por ai shtoi se dokumenti ishte menduar si një prelud për të mbajtur një votim në Asamblenë e Përgjithshme për të dënuar veprimet e Rusisë.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara "punuan shumë për të siguruar ambstenimin e Kinës", një veprim që ai tha se ishte i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara "për të treguar se Pekini nuk e mbështet Moskës".
Në komentet para votimit, ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se rezoluta nuk ishte "asgjë më shumë se një provokim i ulët" duke shtuar se banorët e rajoneve ku u mbajtën referendumet "kanë bërë një zgjedhje të informuar dhe të lirë"./ VOA
Kazakhstan, a country in Central Asia, is filled with Russ...
US Secretary of State Antony Blinken said on Friday (Septe...
The Turkish government has prepared a draft law, which...
The VAT rate for gas supplies through the natural gas ...
According to the United Nations Environment Programme, cra...
Australia ka kërkuar ndihmën e FBI-së për kapjen e hakerë...
"As an astrologer, I have studied the birth chart of Que...
The 20th century was always presented with some very stran...
A California woman has been charged with the hit-and-r...
At least 23 people have been killed and dozens injured in ...
The judge of the Preliminary Procedure of the Special Cour...
Authorities in Florida have launched an extensive search-a...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bash...
Kërkesa e fundit e presidentit ukrainas, Volodymyr Zel...
Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Fra...
If Russia goes ahead with its plans to annex four regi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekr...
Dikur e paimagjinueshme, telefonat celularë mund të errëso...
NATO has expressed "deep concern" over the damage suff...
The recommendations of the Government of Kosovo for ci...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...