Day 38 of the protest/ Speeches begin in front of the Prime Minister's Office
Citizens have begun their speeches in front of the Prime M...
Citizens have begun their speeches in front of the Prime M...

Çeliku është një treg miliardësh dhe kërkesa është në rritje. Por prodhimi i tij kërkon sasi të jashtëzakonshme energjie. A do t'i braktisin koncernet Europën për shkak të çmimeve të larta të energjisë?
Çeliku ende prodhohet si para 150 vjetësh. Në furrnalta tradicionale përpunohet në çelik rreth 70% e hekurit. Gjatë këtij procesi çlirohet një sasi e madhe dioksid karboni - rreth 2 tonë dioksid karbonik. Një alternativë do të ishte përdorimi i hidrogjenit ekologjik në vend të qymyrit. Furrnaltat do të zëvendësoheshin kështu nga impiante miqësore ndaj klimës si për shembull nga furra elektrike industriale që nxehen nga të ashtuquajturit harqet elektrikë. Si pasojë në vend të gazit karbonik do të çliroheshin avuj normalë të ujit dhe emetimet do të reduktoheshin kështu deri në 80%. Çeliku që përftohet në këtë formë quhet çelik ekologjik.
Kina ka lënë pas Europën dhe Amerikën
Por kjo është e ardhmja, ende furrnaltat nxehen me qymyr. Për të kthyer mineralin e hekurit në hekur duhen temperatura më shumë se 2000 gradë celcius. Një konsum i jashtëzakonshëm energjie! E pikërisht energjia është edhe faktori kryesor që rrit shpenzimet e prodhuesve të çelikut. Gjigantët e prodhimit të çelikut deri në vitin 2000 gjendeshin në Europë dhe Amerikën Veriore. Por sot Kina e ka kaluar ndërkohë perëndimin dhe prodhon 54% të çelikut botëror. Edhe India e ka dyfishuar prodhimin e çelikut. Në krye të gjigantëve të prodhimit qëndron koncerni shtetëror kinez - China Baovu Group. I ndjekur nga Arcelor Mittal me seli në Europë. Pastaj renditen 5 koncerne të tjera nga Kina, një nga Japonia e Koreja e Jugut - Në vendin e 10 renditet Tata Steel nga India.
Çmimet e larta të energjisë dëmtojnë prodhuesit europianë
Prodhimi i çelikut neutral ndaj klimës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. China Baovu Group dëshiron të prodhoj çelik ekologjik dhe deri në vitin 2050 të jetë neutral ndaj klimës. Edhe ArcelorMittal ka bërë të njëjtin njoftim. Po koncerni europian ka një problem: koncerni me seli në Europë vuan nga çmimet e larta të energjisë. Në vjeshtë ai duhej të reduktonte prodhimin në katër fabrika në Europë. Pasojë e luftës në Ukrainë.
Flitet se koncerni do të investojë diku tjetër, aty ku energjia nuk është e shtrenjtë, në Amerikën Veriore ose Jugore. Në Brazil ArcelorMittal ka kohë që është prezent. Ky vend është i pasur në minerale edhe atë të hekurit. Por më e rëndësishmja: Mbi 80% e rrymës elektrike vjen nga energjitë e rigjenerueshme. Brazili ka energjinë e erës më të lirë në Amerikë, një kusht ideal për të prodhuar hidrogjenin ekologjik. ArcelorMittal planifikon të investojë në një park gjigant eolik dhe të mbulojë kështu 40% të nevojave të veta për rrymë elektrike në vend deri në vitin 2030.
Por çfarë do të thotë kjo zhvendosje e prodhimit për Europën? Shumë njerëz kanë frikë, se kontinenti europian po e humb rëndësinë industriale - gjë që do të kushtojë vende pune dhe në fund mirëqenie. Në Gjermani psh. prodhuesit paguajnë 6 herë më shumë për një kilovatorë se në Brazil. Por ndoshta ekziston edhe një rrugëdalje, sipas Mårten Görnerup nga Metsol AB për çelikun ekologjik. "Në të ardhmen duhet të importojmë module të hekurit dhe të prodhojmë çelik. Për prodhuesit metalurgë kjo është një sfidë politike, por edhe një lloj sfide emocionale. Sigurisht që është e rëndë të mos e prodhosh hekurin në vend, por për rentabilitetin apo sigurinë e furnizimit të konsumatorëve nuk ka ndonjë ndryshim", shprehet Görnerup.
Çelik ekologjik për të ardhmen
Deklarata të tilla nuk janë popullore. Në BE i jepen impulse industrisë së çelikut që të investojë në teknologjit të gjelbra. Edhe Gjermania planifikon të mbështesë me miliarda kompanitë që kanë nevojë të jashtëzakonshme për energji. Nga kjo do të përfitojë si ArcelorMittal e Thyssenkrupp. Të dy koncernet duan të investojnë në Gjermani në komplekse prodhimi të çelikut me energjinë e hidrogjenit. Martin Görnerup nga kompania Metsol AB thotë, se "nëse merren shumë subvencione mund ta forcosh këtë në Europë. Por mbetet një sfidë e madhe të kesh çmime konkurruese për rrymën si për hidrogjenin." Në Europë megjithatë punohet me intensitet në këtë drejtim. Një projekt i quajtur projekti "Hybrit" kërkon të ofrojë nga viti 2026 në Suedi çelikun e parë të gjelbër në treg - të prodhuar me energjinë e hidrogjenit dhe furra më miqësore ndaj klimës. Problemi është 1 tonë do të kushtonte 300 euro më shumë se çeliku i prodhuar në mënyrë tradicionale. Anna Nilson nga Instituti për Studime e Klimës së Re thotë se "një nga elementet më të rëndësishme do të ishte krijimi i një kërkese për çelikun ekologjik, dhe pastaj kompanitë do të ishin të interesuara të investonin."
Fakt është që popullsia botërore rritet dhe bashkë me të edhe kërkesa për çelik. Për të arritur tek prodhimi i çelikut ekologjik në masë të madhe duhen teknologji të reja dhe studime shkencore. Por edhe strategji të reja, se ku duhet prodhuar çeliku në të ardhmen./ DW
Jens Stoltenberg has announced that NATO has approved addi...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, has declare...
The Government of Kosovo has reacted regarding the recent ...
The Kosovo Police, in the continuation of the implementati...
Pope Francis named 21 new cardinals in a ceremony in S...
A new analysis has identified the oldest sandals ever disc...
The Smithsonian National Zoo is organizing festive activit...
A bride and groom whose wedding celebration ended in d...
The President of the Republic of Kosovo, Vjosa Osmani,...
The former vice-president of the Serbian List, Millan ...
On Saturday, the movement of a military convoy was obs...
Italy's coast guard rescued 177 people, including 27 c...
The United States Ambassador to Pristina, Jeffrey Hove...
The social contributions someone receives in Germany d...
The High Representative of the European Union (EU) for For...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në Këshil...
Russia's attack on Ukraine has returned the war to Europe,...
Authorities in New York have declared a state of emergency...
US police have charged a former gang leader with the m...
Former Chancellor Merkel's former economic adviser, Lars H...
The justice reform claimed that it would bring faster, fai...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Today, on 07.07.2026, the Police Supervision Agency (AMP),...
One person has been arrested, 7 have been prosecuted, and ...
Fier Police have issued an official response regarding the...
The Serious Crimes Investigation Section, in cooperation w...
While the total number of deaths fell in 2025, those from ...
As Albania faces ongoing demographic challenges, the l...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
In an interview with CNA TV, psychologist Bona Miekley sai...
A court in eastern China has sentenced a former city offic...
US President Donald Trump has criticized NATO allies ahead...
Presidenti i Ukrainës ka përdorur një fjalim në samitin e ...
United States President Donald Trump reiterated on Tuesday...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The country recently closed a nearly decade-long program f...
While the total number of deaths fell in 2025, those from ...
Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht ...
The debate continues between the National Business Center ...