LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Histori e pazakontë/ Zhduket italiani pasi ra në dashuri me

2024-04-12 09:04:00, Kosova & Bota CNA
Histori e pazakontë/ Zhduket italiani pasi ra në dashuri me
Gianfranco Bonzi dhe Dua Lipa

Gianfranco Bonzi, i njohur si Franco, rezulton i zhdukur në Milano që prej 23 marsit, për shkak të një “ zhgënjimi në dashuri”. 

Mediat italiane shkruajnë se Gianfranco Bonzi kishte rënë në dashuri me një vajzë në internet, që mbante emrin e profilit Dua Lipa, në të vërtetë nuk është këngëtarja e njohur. 

Por, italiani kishte arritur të besonte se po fliste realisht me këngëtaren dhe për më tepër ai “ra në dashuri me të”.

Pasi ra në kontakt me vajzën misterioze dhe ajo i kërkonte para dhe në moment humbën kontaktet.

Vëllai i tij Michele, i cili jeton në Chioggia, shumë i afërt me Franko, i cili është më i madhi nga tre vëllezërit, me origjinë nga Delta e Po, ka nisur dje një apel përmes televizoneve dhe rrjetet sociale për të gjetur njeriun e familjes.  

Ka qenë gazetari i emisionit italian për njerëzit e zhdukur “Kush e ka parë”, ai që ka rënë në kontakt me personin që fshihet pas profilit në Facebook me emrin Dua Lipa. Gazetari e ka pyetur nëse kishte dijeni për Bonzin, dhe ajo i është përgjigjur duke thënë se nuk dinte asgjë, por se “për 50 euro do të ishte e gatshme të shkonte në Kaliari dhe të kërkonte për të”.

Policia ka arritur të zbulojë dy detaje të rëndësishme për vajzën misterioze me emrin Dua Lipa, ajo jeton në Siçili dhe ka lindur në vitin 1966./CNA 

Lajmet e fundit nga