Trump threatens Iran: We will hit bridges and power plants if you don't return to negotiations
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan tha dje se Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Ankarasë për përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO, pas protestave të fundjavës në Stokholm nga një aktivist anti-islamik dhe grupet pro-kurde, duke vënë në rrezik zgjerimin e aleancës ushtarake. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë tha se Uashingtoni mbështet plotësisht anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kritikoi ashpër aktivistin Rasmus Paludan për djegien e Kuranit të shtunën, duke thënë se veprimi i tij ishte një fyerje për të gjithë, veçanërisht për myslimanët.
?Nën mbrojtjen e forcave tuaja të sigurisë dhe policisë ju keni bërë këtë tradhti, paturpësi dhe poshtërsi. Është e qartë se ata që lejuan këtë të ndodhte para ambasadës sonë, nuk mund të presin më asnjë mbështetje nga ne në lidhje me aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO. Këtë e thamë në fillim. Pra, ju po lejoni organizatat terroriste të veprojnë në rrugët tuaja dhe më pas prisni mbështetjen tonë për të hyrë në NATO. Kjo nuk do të ndodhë?, tha zoti Erdogan.
Ai ishte veçanërisht i indinjuar nga autoritetet suedeze që lejuan që protesta të zhvillohej jashtë ambasadës turke në Stokholm. Presidenti turk kritikoi gjithashtu Suedinë për lejimin e protestave pro-kurde.
Qeveria suedeze është përpjekur të distancohet nga protestat, por ka këmbëngulur se ato lejohen në bazë të ligjeve të vendit për respektimin e lirisë së shprehjes.
Turqia reagoi me zemërim ndaj protestave, duke anuluar planet për një vizitë në Ankara të ministrit suedez të mbrojtjes.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në përgjigje të komenteve të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO, tha se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar.
?Finlanda dhe Suedia janë gati të bëhen aleatë të NATO-s. Ndërsa procesi i anëtarësimit vazhdon, Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Finlandës në reagimin e tij ndaj komenteve të zotit Erdogan la të kuptohej se Helsinki mund të shqyrtonte mundësinë e anëtarësimit në NATO pa Suedinë.
?Ne duhet ta vlerësojmë situatën nëse aplikimi i Suedisë zvarritet për një kohë të gjatë?, tha sot ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto për kanalin finlandez YLE.
Më vonë ai u tërhoq, duke thënë në një konferencë me gazetarë në Parlamentin e Finlandës se komentet e tij nuk kishin qenë të sakta dhe se ambiciet e Finlandës për anëtarësim në NATO së bashku me Suedinë mbeten të pandryshuara. Ai tha se kishte biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili e kishte theksuar dëshirën e aleancës ushtarake për të pranuar njëkohësisht në gjirin e saj dy vendet nordike.
Kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO duhet të miratohen nga të gjitha vendet anëtare të saj, duke përfshirë Turqinë, e cila deri më tani ka bllokuar zgjerimin e aleancës, duke thënë se Suedia duhet të arrestojë militantët kurdë dhe simpatizantët e tyre në vend./ VOA
Seven people were killed in two shootings believed to ...
Russian President Vladimir Putin said on Tuesday that ...
North Korean authorities have warned of extreme weather as...
Not many Taliban members can meet him, and even fewer Afgh...
Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtar...
On Sunday (January 23), Germany and France celebrated in P...
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se 46 për qind e ser...
One of the independent members of the recently established...
A gunman has killed seven people at two different location...
The French government presented on Monday a draft law, whi...
The European Union has again increased military aid to...
Një lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ne rrjet ku th...
Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, ka rënë në pranga....
Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i B...
Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili...
Spanish police announced that they have broken up a crimin...
European Union ministers agreed on a new package of sancti...
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka sht...
The Swedish state-owned mining company LKAB recently annou...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...
An outbreak of the parasitic infection Cyclosporiasis has ...
Kosovo has declared Serbian Minister Snezhana Paunovic an ...
European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, has resp...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...
Over the last 35 years, Albania has consistently faced a n...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and s...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...