Sweden's rare minerals/ The big discovery with many question marks
The Swedish state-owned mining company LKAB recently annou...

Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll. Ndërkaq, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe nga ky incident ka mbetur i plagosur një serb.
Sipas një njoftimi për media të Policisë së Kosovës, vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës, duke “rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”.
Autoritetet e rendit thanë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq përveç hetimeve për rastin, PK ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor për procedura të mëtejme.
Më herët gjatë 23 janarit, drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq deklaroi se i plagosuri M.D. është transportuar me urgjencë në spitalin e Kralevës. Sipas tij, njësitë policore të Kosovës “kanë qëlluar” automjetin me serbë “vetëm sepse [ata] nuk kanë dashur të lejojnë që policia t'i keqtrajtojë pa asnjë bazë dhe arsye”.
Sipas Petkoviqit, i plagosuri "është qëlluar në pjesën e majtë të kraharorit dhe ka plagë me armë zjarri".
Petkoviq, tha se në veturën, që po qarkullonte në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, përveç M.D, ishte edhe D.S, i komunitetit serb, i cili nuk ka pësuar lëndime.
Petkoviq përsëriti se njësitë speciale të Policisë së Kosovës “nuk kanë çfarë kërkojnë në veri të Kosovës”.
Nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës, thanë se “sulmi brutal” ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë te qytetarët, “të cilët gjithnjë e më shumë ndihen se duhet të mbrohen nga veprimet kriminale të forcave speciale të [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit dhe regjimit të tij diktatorial antiserb”.
Kjo parti kërkoi që nga veri i Kosovës të ketë “tërheqje të menjëhershme të të gjitha forcave speciale të Kurtit” dhe përgjegjësit për ngjarjen e sotme të dalin para drejtësisë.
“Edhe një herë theksojmë se prania e vazhdueshme e këtyre formacioneve mund të na çojë në një spirale ngjarjesh që do të kërcënojnë në mënyrë të pakthyeshme paqen në këto zona".
Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Edhe në të kaluarën, Policia e Kosovës ka raportuar se ka pasur incidente ku kanë qenë të përfshira automjete që dyshohej se bartnin mallra kontrabandë, por edhe sulme të tjera nga zyrtarëve policorë.
Incidenti i 23 janarit, vjen po ashtu një muaj pasi në veri të Kosovës, për 20 ditë rresht në dhjetorin e kaluar, u ngritën barrikada.
Serbët lokalë kishin ngritur barrikada pasi ishte arrestuar një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës. Por, pas ndryshimit të masës së sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak për Dejan Pantiqin, grupet e serbëve lokalë hoqën barrikadat në veri të Kosovës./REL
The Swedish state-owned mining company LKAB recently annou...
For several days, Germany has been debating about sending ...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu fired a key cabi...
Një alarm për bombë në një avion të “Ryanair”, që ishte ni...
Të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore ap...
Gjatë luftës së Bosnjës, qyteti i Gorazhdës u rrethua dhe ...
Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare ...
Ligjvënësi amerikan George Santos vazhdon të shmangë p...
The Federal Bureau of Investigation, the FBI, has foun...
Një hetim i Observer, zbulon se dhjetëra fëmijë azilkë...
Ten people were killed during a shooting attack on Sat...
18 years after the end of World War II, the two former swo...
I admit I have changed my mind. For a long time I full...
The Russian private military group "Wagner" will send ...
Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me eurozonën d...
The possibility of a major resurgence of COVID-19 in Ch...
At the beginning of the week, Bulgarian President Rumen Ra...
The non-disclosure of details from the meetings of the Wes...
Before February 24, Said Ismagilov dedicated his service t...
New Zealand's education minister is set to become the isla...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
The British government has announced plans to impose night...
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...
An outbreak of the parasitic infection Cyclosporiasis has ...
Kosovo has declared Serbian Minister Snezhana Paunovic an ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...
Over the last 35 years, Albania has consistently faced a n...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and s...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...