Pse po përballen Macron dhe sindikatat për pensionet?
Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt...

Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i Berlinit për dërgimin e tankeve gjermane, Leopard 2 në Ukrainë është i një rëndësie dytësore. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk arritën gjatë bisedimeve në Gjermani javën e kaluar të bindnin Berlinin që t'i sigurojë Ukrainës tanket Leopard, një nga kërkesat kryesore të Kievit teksa përballet me sulmet e vazhdueshme nga forcat ruse. Ndërkohë sipas njoftimeve, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin e mbajtur sot në Bruksel miratuan një pako të re ushtarake për Ukrainën me vlerë prej 500 milionë eurove.
Polonia po kërkon që vendet që kanë tanke luftarake të prodhimit gjerman, Leopard t'i dërgojnë në Ukrainë, edhe nëse Gjermania nuk dëshiron t'i bashkohet.
“Ne do të kërkojmë miratimin e Gjermanisë, por kjo është një temë dytësore. Edhe nëse nuk e marrim këtë pëlqim, si pjesë e një koalicioni të vogël, ne do t'i dorëzojmë përsëri tanket tona së bashku me prodhime të tjera në Ukrainë. Kushti për ne për momentin është të ndërtojmë të paktën një koalicion të vogël shtetesh dhe për këtë çështje, së bashku me Presidentin polak Duda, zëvendëskryeministrin Blaszczak, po kontaktojmë partnerët tanë në Evropën Perëndimore”, tha kryeministri polak, Morawiecki.
Kryeministri polak theksoi komentet e Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock e cila tha se Gjermania nuk do të pengonte nëse Polonia dërgonte tanket gjermane Leopard 2 në Ukrainë.
Gjermania momentalisht ka mbi 350 Leopardë aktivë dhe rreth 200 rezervë, sipas kryeministrit polak dhe shtoi se për këtë arsye Gjermania vërtet mund të ndihmojë Ukrainën.
Protestuesit u mblodhën në mbështetje të Ukrainës nnë përfundim të takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, duke bërë thirrje që Evropa të furnizojë Kievin me tanke.
Të hënën, BE-ja shqyrtoi dhe sipas njoftimeve ka miratuar dërgimin e një pakoje të re ushtarake prej 500 milionë eurosh për Kievin.
Ministrat janë duke e diskutuar edhe pakon e 10-të të sanksioneve që do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm kundër Rusisë, megjithëse nuk priten vendime në takim./ VOA
Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili...
Spanish police announced that they have broken up a crimin...
European Union ministers agreed on a new package of sancti...
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka sht...
The Swedish state-owned mining company LKAB recently annou...
For several days, Germany has been debating about sending ...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu fired a key cabi...
Një alarm për bombë në një avion të “Ryanair”, që ishte ni...
Të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore ap...
Gjatë luftës së Bosnjës, qyteti i Gorazhdës u rrethua dhe ...
Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare ...
Ligjvënësi amerikan George Santos vazhdon të shmangë p...
The Federal Bureau of Investigation, the FBI, has foun...
Një hetim i Observer, zbulon se dhjetëra fëmijë azilkë...
Ten people were killed during a shooting attack on Sat...
18 years after the end of World War II, the two former swo...
I admit I have changed my mind. For a long time I full...
The Russian private military group "Wagner" will send ...
Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me eurozonën d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
The British government has announced plans to impose night...
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...
An outbreak of the parasitic infection Cyclosporiasis has ...
Kosovo has declared Serbian Minister Snezhana Paunovic an ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...
Over the last 35 years, Albania has consistently faced a n...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and s...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...