Trump threatens Iran: We will hit bridges and power plants if you don't return to negotiations
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...

Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në NATO pas djegies së një kopje të Kuranit në një protestë në Stokholm, tha të hënën presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë ,Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit gjatë një proteste të shtunën e kaluar pasdite para ambasadës turke në Stokholm.
Erdogan tha në një fjalim pas një takimi të kabinetit qeveritar, se "ata që lejojnë një blasfemi të tillë para ambasadës sonë nuk mund të presin më mbështetjen tonë për anëtarësimin e tyre në NATO".

"Nëse aq shumë i doni anëtarët e organizatave terroriste dhe armiqtë e islamit dhe i mbroni ata, atëherë ne ju këshillojmë të kërkoni mbështetjen e tyre për sigurinë e vendeve tuaja”, shtoi ai.
Qeveria suedeze u distancua nga veprimi, por iu referua lirisë së shprehjes që zbatohet në vendin nordik. "Liria e shprehjes është një pjesë themelore e demokracisë," shkroi kryeministri Ulf Kristersson në twitter, "Por ajo që është e ligjshme nuk është domosdoshmërisht e përshtatshme. Djegia e librave të shenjta për shumë është një akt thellësisht mosrespektues," shtoi ai.
Tweet-i i tij, të shtunën, ishte tepër vonë për të ndaluar Turqinë të anulonte një vizitë të planifikuar nga ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson. Ankaraja ka thirrur edhe ambasadorin suedez, të cilit i ka dorëzuar një notë zyrtare në shenjë proteste.
Të dielën, dhjetëra protestues demonstruan para konsullatës suedeze në Stamboll, ku dogjën edhe një flamur të Suedisë. Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom nuk pranoi të komentojë deklaratat e Erdoganit. Por tha, se "Suedia do të respektojë marrëveshjen që ekziston midis Suedisë, Finlandës dhe Turqisë në lidhje me anëtarësimin tonë në NATO".
Pse Suedisë i duhet mbështetja e Turqisë

Suedia po përpiqet të bindë Turqinë që ta ratifikojë kërkesën e saj dhe të Finlandës për t'u anëtarësuar në NATO. Për anëtarësim në NATO kërkohet mbështetja e të gjitha vendeve anëtare. Turqia dhe Hungaria kanë qenë të vetmet pengesa, por kryeministri hungarez Viktor Orban ka premtuar se parlamenti i tij do të ratifikojë këto kërkesa muajin e ardhshëm. Turqia ka kërkuar më parë dorëzimin e aktivistëve kurdë që janë në Suedi.
Erdogani të hënën kritikoi përsëri Suedinë për lejimin e grupeve pro-kurde, duke përfshirë Partinë Punëtore Kurde (PKK), të mbajnë mitingje kundër Turqisë në këtë vend. PKK konsiderohet një grup terrorist në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, por simbolet e saj nuk janë të ndaluara në Suedi. "Ju po lejoni organizatat terroriste të vrapojnë nëpër rrugët tuaja e më pas prisni mbështetjen tonë për hyrje në NATO. Kjo nuk do të ndodhë," tha Erdogani.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha se ata që janë përgjegjës për djegien e Kuranit mund ta kenë bërë këtë me qëllim, për të larguar mes vete dy partnerët tanë të ngushtë - Turqinë dhe Suedinë. Ata "mund të kenë bërë këtë me qëllim që të thellojnë mosmarrëveshjet në lidhje me pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO," tha Price.
Ai e quajti incidentin "të neveritshëm" dhe "të poshtër". Price nuk pranoi të komentojë pohimet se Turqia e ka mbyllur derën përgjithmonë për pranimin e Suedisë në NATO. "Në fund të fundit, ky është një vendim për të cilin duhet të dakordohen Finlanda dhe Suedia me Turqinë," tha Price./DW
On Sunday (January 23), Germany and France celebrated in P...
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se 46 për qind e ser...
One of the independent members of the recently established...
A gunman has killed seven people at two different location...
The French government presented on Monday a draft law, whi...
The European Union has again increased military aid to...
Një lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ne rrjet ku th...
Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, ka rënë në pranga....
Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i B...
Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili...
Spanish police announced that they have broken up a crimin...
European Union ministers agreed on a new package of sancti...
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka sht...
The Swedish state-owned mining company LKAB recently annou...
For several days, Germany has been debating about sending ...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu fired a key cabi...
Një alarm për bombë në një avion të “Ryanair”, që ishte ni...
Të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore ap...
Gjatë luftës së Bosnjës, qyteti i Gorazhdës u rrethua dhe ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...
An outbreak of the parasitic infection Cyclosporiasis has ...
Kosovo has declared Serbian Minister Snezhana Paunovic an ...
European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, has resp...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...
Over the last 35 years, Albania has consistently faced a n...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and s...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...