Ukraine: 15 people were killed by Russian attacks on a train station
Russian forces on Wednesday fired rockets at a train stati...

Në gjysmën e parë të vitit 2022 autoritetet gjermane kanë dëbuar rreth 6 200 të huaj nga Gjermania. Këtë e bëri të ditur qeveria gjermane në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjes së grupit parlamentar të partisë opozitare, Die Linke (E Majta). Nga përgjigja, një kopje të së cilës e ka edhe Deutsche Welle, destinacionet kryesore ishin Maqedonia e Veriut me mbi 450 të dëbuar dhe Shqipëria (mbi 400), pasuar nga Gjeorgjia (rreth 400). Ndërsa në Kosovë Gjermania ka kthyer me detyrim 130 ish-azilkërkues.
Dëbimet vijojnë të jenë më të shpeshta në kohën e verës. Avioni i fundit me destinacion Shqipërinë u ngrit nga Mynihu të mërkurën, më 24 gusht 2022, sipas burimeve të rrjetit Deportation Alarm. Rrjeti i përbërë nga disa shoqata pro refugjatësh, paralajmëron enkas dëbimet në faqen e tij të internetit, me shpresë se kështu të prekurit do të mund të ndërmarrin hapa për ta parandaluar. Në vitin 2020 ishte Shqipëria destinacioni kryesor i kthimit të detyruar nga Gjermania.
Kosto marramendëse
Grupi parlamentar E Majta e ka kritikuar ashpër praktikën e dëbimit: "Mbetesh pa fjalë kur shikon se çfarë mjetesh janë të gatshme të përdorin qeveritë e landeve dhe ajo federale, vetëm për t'i dëbuar njerëzit nga vendi", i tha Deutsche Welles zëdhënësja e politikës së refugjatëve të Partisë së Majtë, Clara Bünger. Opozita e majtë kritikon shumën marramendëse që përdoret në disa raste.
Sipas përgjigjes së qeverisë federale ndaj pyetjes së Partisë së Majtë, në gjysmën e parë të vitit 2022, nga Gjermania janë dërguar në destinacionet e tjera për riatdhesim rreth 35 persona me 11 avionë "mini charter". Gjithsej 167 nëpunës policie kanë qenë në detyrë për të garantuar sigurinë gjatë ekstradimit. Vetëm për "aparatet fluturuese”, siç quhen avionët në dokumentin në fjalë, shteti gjerman ka paguar gjatë gjysmës së parë të vitit 580 mijë euro.
Clara Buenger, deputete e së majtës
Në vitin 2019, para fillimit të pandemisë së koronës, autoritetet kishin përdorur 21 fluturime të tilla "mini charter” me maksimum katër të dëbuar për çdo fluturim. Gjithsej 48 persona janë kthyer me detyrim nga Gjermania në vitin 2019, dhe sipas Ministrisë Federale të Brendshme, kostot e fluturimit ishin në rreth 1,35 milionë euro. Në vitin 2020 Gjermania vuri në përdorim 14 fluturime charter për dëbimin e gjithsej 39 të huajve. Në disa raste shpenzimet për këto fluturime arritën deri në mbi 100 mijë euro për një ose dy persona. Përveç kësaj, ka pasur edhe 1 826 kthime të azilkërkuesve në vende të BE-së, në përputhje me Rregulloren e Dublinit.
Dëbime të shtrenjta
Praktika e fluturimeve të tilla është e diskutuar. Por alternativat nuk janë më pak të kushtueshme. Njëra syresh është stacionimi i ish-refugjatëve në qendrat e dëbimit. Kështu për shembull, projekti më i ri, që planifikon të ndërtojë qeveria federale pranë aeroportit të ri Berlin Brandenburg, është një qendër e madhe për hyrje-daljet në Gjermani. Prej aty do të bëhet edhe organizimi i dëbimeve. Azilkërkuesit e refuzuar do të vendosen aty deri sa të jepet mundësia e parë për dëbim nga Gjermania. Sipas investigimit të kanalit televiziv publik, RBB, vetëm qiraja do t'i kushtojë shtetit 760 mijë euro në muaj.
Koalicioni aktual mes SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së e ka shpallur si prioritet çështjen e azilkërkuesve të refuzuar. Strategjia e re e qeverisë gjermane synon dy shina, nga njëra anë shpërblimin e të integruarve, duke u dhënë edhe nga një leje qëndrimi të përkohshme, nga ana tjetër, dëbimin e menjëhershëm të ish-azilkërkuesve që kanë mashtruar për identitetin, që kanë falsifikuar dokumentet, ose kanë kryer vepra penale./dw
Russian forces on Wednesday fired rockets at a train stati...
Russian authorities said they have detained two workers at U...
The head of the NATO mission in Kosovo, KFOR, Major Genera...
Kryeministrja e Finlandës kërkoi falje pas publikimit të n...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy said today tha...
A $75 million superyacht owned by sanctioned Russian o...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njof...
Just before dawn on February 24, everything changed: f...
As Ukrainians mark Independence Day, the country's Pre...
Evropa mund të jetë duke përjetuar thatësirën më të rë...
Kosova është në koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndër...
Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak humbi të mar...
The conflict in Ukraine has already reached six months...
Canada's IMAX Corporation, which pulled out of the Rus...
The wrong weather forecast cost two of Hungary's best weathe...
The UN children's agency says at least 972 Ukrainian c...
Shefi i ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi...
Russia's Federal Security Service, the FSB, on Monday ...
Anthony Fauci, eksperti i shquar i sëmundjeve infektiv...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
New details have emerged regarding the accident that occur...
New details have emerged from the serious accident that oc...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...