Trump threatens Iran: We will hit bridges and power plants if you don't return to negotiations
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...

The American ambassador in Belgrade, Christopher Hill, said today that he welcomes Serbia's intention to review the European proposal for the normalization of relations with Kosovo, referring to the positions of the president of Serbia, Aleksandar Vu?i?, presented last night in a press conference in which he said that his country would face isolation if it did not accept the proposal.
"Ndjeva se ishte një fjalim shumë i rëndësishëm dhe mendoj se ishte një fjalim për ta dëgjuar të gjithë, sepse mendoj që parashtronte një plan dhe koncept se si të mbyllet ky problem shumë i vështirë dhe të vazhdohet me detyrën se çfarë duhet të bëjë Serbia”, tha ambasadori Hill.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha mbrëmë se Serbia do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk pajtohet me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që u bë i njohur si nisma franko-gjermane.
Ai tha se kjo i është thënë të premten në takimin me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak, të dërguarin amerikan Gabriel Escobar dhe të dërguarit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
"Më duhej të merrja një vendim vetë në atë moment sepse ata thanë se duhet të jepni një përgjigje. Unë shpjegova se çfarë ishte e mundur dhe çfarë nuk ishte. Tani do të shpjegoj planin dhe çfarë mund të bëjmë. Serbia duhet të komunikojë, të marrë pjesë në dialog dhe duhet të vazhdojë të ndjekë rrugën e saj evropiane”, tha zoti Vuçiç.
Ai tha se “de fakto” plani evropian u shndërrua në kuadrin e ri të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se nuk do të ketë asnjë përparim nëse nuk bashkëpunon për këtë, duke nënvizuar se propozimi tashmë është plan i të gjitha vendeve të bllokut, përfshirë edhe atyre që nuk e njohin Kosovën.
Qeveria e Kosovës nuk ka folur ende për kërkesat e diplomatëve perëndimorë kundruall Prishtinës zyrtare.
Analisti Agon Maliqi thotë për Zërin e Amerikës se ka një lloj këmbëngulje nga diplomatët perëndimorë që teksti përfundimtar tashmë është gati dhe nuk ka më hapësirë për ndryshime në tekstin e asaj që pritet të nënshkruhet.
“Dhe ajo tani u ofrohet palëve se ky është teksti pak a shumë përfundimtar, mirëpo në të dyja vendet janë theksu edhe pritshmëritë, në rastin e Kosovës kushti është që të fillohet me hapat për themelimin e Asociacionit ndërsa në Serbi, po besoj kjo vlen edhe për Kosovën, janë potencu mesazhet se cilat do të jenë përfitimet, por edhe ndëshkimet për secilën palë, nëse pranojnë ose jo propozimin”, tha zoti Maliqi.
Diplomatët perëndimorë kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të fillojë me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që siç u shpreh ambasadori Hill është një element thelbësor për të ecur përpara.
“Por dua të jem i qartë se urdhri i parë i punës dhe ajo që duhet bërë që nga fillimi është të realizohet marrëveshja e arritur tashmë në marrëveshjen e Brukselit, pikat një deri në gjashtë, që janë Asociacioni i Komunave Serbe”, tha ambasadori Hill.
Zoti Maliqi thotë se Asociacioni është një sfidë të cilën qeveria e Kosovës nuk mund të anashkalojë dhe se duhet një qasje më konstruktive për të diskutuar se si mund të dalë Kosova nga kjo situatë.
“Mendoj që qeveria dhe kryeministri Kurti po tregohet mos të them i pa guxishëm por i paqartë; të paktën të hapë një debat për këtë temë me opozitën, me shoqërinë civile për hapat që duhet marrë më tutje. Ne kemi një mesazh të qartë nga SHBA-të se nuk po kërkohet një Asociacion që shkon përtej Kushtetutës dhe hajde të flasim ne se si mund të duket një lloj Asociacioni që nuk i pengon Kosovës”, tha zoti Maliqi.
Burime të Zërit të Amerikës thanë se ambasada amerikane në Prishtinë tashmë ka ftuar për takim në fund të këtij muaji përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Një paralajmërim të tillë e ka bërë edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, se Asociacioni është një detyrim ligjor ndërkombëtar për Kosovën dhe duhet të zbatohet.
“Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit...Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë”, tha zoti Escobar.
Autoritetet në Prishtinë thonë se çështja e Asociacionit mund të trajtohet në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe se nuk mund të bëhet një mekanizëm një-etnik sepse nuk është në frymën e Kushtetutës së vendit.
Kosovo is facing pressure to establish the Association of municipalities with a Serbian majority, which for Western diplomats is seen as a separate issue from the European proposal for the normalization of relations./ VOA
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha të mart...
Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan tha dje se S...
Seven people were killed in two shootings believed to ...
Russian President Vladimir Putin said on Tuesday that ...
North Korean authorities have warned of extreme weather as...
Not many Taliban members can meet him, and even fewer Afgh...
Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtar...
On Sunday (January 23), Germany and France celebrated in P...
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se 46 për qind e ser...
One of the independent members of the recently established...
A gunman has killed seven people at two different location...
The French government presented on Monday a draft law, whi...
The European Union has again increased military aid to...
Një lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ne rrjet ku th...
Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, ka rënë në pranga....
Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i B...
Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili...
Spanish police announced that they have broken up a crimin...
European Union ministers agreed on a new package of sancti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...
An outbreak of the parasitic infection Cyclosporiasis has ...
Kosovo has declared Serbian Minister Snezhana Paunovic an ...
European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, has resp...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...
Over the last 35 years, Albania has consistently faced a n...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and s...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...