
Ndërsa Covid 19 vijon të përhapet në të gjithë Kinën, një sërë vendesh dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po i bëjnë thirrje Pekinit të ndajë më shumë informacion. Disa prej shifrave të raportuara janë cilësuar si pa vlerë.
Në mungesë të të dhënave mbi numrin e vdekjeve, infeksioneve dhe rasteve të rënda, qeveritë kanë vendosur kërkesat për testim ndaj Covid19 për udhëtarët nga Kina. Pekini ka thënë se masat nuk kanë asnjë bazë shkencore dhe ka kërcënuar se do kundërpërgjigjet duke vendosur masa.
Shqetësimi më i madh është nëse do të ketë variante të reja për shkak të infeksionit masiv që po shpaloset në Kinë të cilat mund të përhapeshin në vende të tjera. Variantet e Delta dhe Omicron u zhvilluan në vende që gjithashtu patën infeksione të mëdha e që mund të jenë një terren shumimi për variante të reja.
PSE NUK PO I JEP KINA TË DHËNAT MBI COVID 19?
Autoritetet shëndetësore kineze publikojnë numrin e rasteve të reja për një ditë, rastet e rënda dhe vdekjet, por këto shifra përfshijnë vetëm raste të konfirmuara zyrtarisht dhe përdorin një përkufizim shumë të ngushtë të vdekjeve të lidhura me COVID.
“Kina me siguri po bën studimet e veta, por nuk po ndan të dhënat”, tha Rei Jip, i cili themeloi zyrën për Kinën të Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.
Të enjten në gjithë vendin pati 9,548 raste të reja dhe pesë vdekje, por disa autoritete lokale po raportojnë të dhëna shumë më të larta në zonat e tyre. Zhejiang, një provincë në bregun lindor, tha të martën se po po përballej me 1 milion raste të reja në ditë.
Ekzistenca e një varianti të ri zbulohet përmes sekuencës gjenetike të virusit.
Që prej shpërthimit të pandemisë Kina ka ndarë 4,144 sekuenca gjenetike në platformën botërore për të dhënat e koronavirusit, GISAID. Kjo shifër përbën vetëm 0.04% të rasteve të reja ditore, një shifër 100 herë me e ulët se Shtetet e Bashkuara dhe 4 herë më e ulët se vendi fqinj, Mongolia.
ÇFARË DIHET DHE ÇFARË MUND TË KUPTOHET?
Deri tani, asnjë variant i ri nuk është shfaqur në sekuencat gjenetike që ka ndarë Kina.
“Variantet që po shtojnë infeksionet në Kinë ‘ngjajnë shumë’ me ato që janë parë në pjesë të tjera të botës që nga korriku”, tha GISAID.
Doktor Gagandeep Kangi cili studion viruset në Kolegjin e Krishterë Mjekësor të Vellores në Indi, pajtohet duke thënë se nuk ka asgjë veçanërisht shqetësuese në të dhënat e deritanishme.
Por kjo nuk ka penguar të paktën 10 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Japoninë, Korenë e Jugut, Indinë, Australinë, SHBA- në, Francën, Spanjën dhe Italinë që t’u kërkojnë testimin për Covid 19 udhëtarëve nga Kina.
Bashkimi Evropian inkurajoi fuqishëm të gjitha vendet anëtare të saj që të bëjnë të njëjtën gjë gjatë kësaj jave.
Zyrtarët e shëndetësisë e kanë mbrojtur testimin si një masë që ndihmon përballë boshllëkut të informimit nga autoritetet kineze.
Kjo do të thotë se vendet mund të lexojnë çdo ndryshim të virusit nëpërmjet testimeve, edhe nëse nuk kanë të dhëna të plota nga Kina.
Kanadaja dhe Belgjika thanë se do të kërkojnë grimca virale në ujërat e zeza në avionët që mbërrijnë nga Kina.
"Është si një sistem paralajmërues i hershëm për autoritetet që të parashikojnë nëse do ketë rritje të infeksioneve," tha doktor Khoo Yoong Khean, një zyrtar shkencor në Qendrën Duke-NUS për Përgatitjen e Epidemive në Singapor.
A PO NDAN KINA INFORMACIONE TË MJAFTUESHME?
Zyrtarët kinezë kanë thënë në mënyrë të përsëritur se po ndajnë informacion, duke treguar sekuencat gjenetike që i janë dhënë GISAID-it dhe takimet me OBSH-në.
Por zyrtarët e OBSH - së kanë kërkuar vazhdimisht më shumë të dhëna jo vetëm për sekuancat gjenetike, por edhe për nurmin e të shtruarve dhe vdekjeve. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehu shqetësim këtë javë rreth rrezikut për jetën në Kinë.
Qeveria kineze shpesh nuk informon popullin e saj, veçanërisht mbi çështje që kanë përmbajtje negative ndaj Partisë Komuniste në pushtet.
Mediat shtetërore kanë qëndruar larg raportimeve për rritjen e numrit të qytetarëve që po digjen (pas vdekjes) si edhe raportimet për njerëz që vrapojnë sa në një spital në tjetrin në përpjekje për t'u kuruar ndërsa sistemi shëndetësor është jashtë kapaciteteve. Zyrtarët qeveritarë kanë akuzuar mediat e huaja për ekzagjerim të situatës./ VOA
The United States on Friday, January 6, sanctioned ind...
The Serbian Ministry of Defense said on Friday evening tha...
House Republican Leader Kevin McCarthy is closing in o...
The corruption scandal that has engulfed the European ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beson ...
The British Ministry of Defense announces that Russia has ...
Among the many foreign policy issues of the year we just l...
The long-anticipated Ukrainian counteroffensive on the Zap...
In an interview for the Serbian-language service of the Vo...
Even Germany has decided to follow the example of Fran...
Një ndihmë e re armësh amerikane për Ukrainën do të përfsh...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha Zërit të Ame...
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka përfunduar heqjen e d...
Zyrtarët më të lartë ushtarakë rusë po përballen...
Russian President Vladimir Putin has ordered Russian armed...
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve do të votojnë sot përsë...
50,000 punonjësit e BE-së mund të presin me padurim rr...
Nobel Peace Prize winner Ales Byalyatski went on trial...
An Indian pensioner who lost his wife during the COVID-19 ...
Presidenca suedeze e BE-së njoftoi pas një takimi të ekspe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Electricity was restored in Cuba today, after a third outa...
Ukraine expects to have the technical capability to produc...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
US President Donald Trump said he still believes Russian c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...
A few weeks after the dissolution of the Transparency Boar...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...