
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve do të votojnë sot përsëri në përpjekje për të zgjedhur kryetarin, pasi republikani Kevin McCarthy humbi tre raunde të tjera votimi dje, për shkak të mungesës së mbështetjesh një grup ligjvënësish konservatorë. Zoti McCarthy tha pas një raundi bisedimesh në orët e vona të djeshme se po bëhet përparim, ndërkohë që ka njoftime se në përpjekje për të siguruar votat e grupit konservator, ai po bën lëshime ndaj kërkesave të tyre që më parë i kishte konsideruar të papranueshme.
Sipas burimeve që janë cituar në disa media, ai ka pranuar që ta ulë nga pesë në një numrin e ligjvënësve që mund të kërkojnë një votim për të shkarkuar kryetarin, si edhe ka pranuar që fraksioni konservator të zgjedhë një të tretën e anëtarëve të partisë republikanë në një nga komisionet më të fuqishme të Dhomës, që përcakton se çfarë ligjesh shqyrtohen në punimet e Kongresit. Plotësimi i këtyre kërkesave do ta dobësonte pozitën e tij si kryetar, nëse zgjidhet.
Për të dytën ditë radhazi, një grup ligjvënësish konservatorë, në raunde të njëpasnjëshme votimi nuk i dhanë mbështetjen zotit McCarthy, duke bllokuar emërimin e tij.
Republikanët që kundërshtojnë kandidaturën e zotit McCarthy thanë se debati është shenjë e një demokracie të shëndetshme.
"Ajo që shoh unë është energjia, një energji e madhe në këtë grup republikan që do të punojë për amerikanët", tha ligjvënësi Mike Gallagher.
Analistë konservatorë kritikuan republikanët për shtyrjen por edhe pranuan shqetësimet e konservatorëve për zotin McCarthy.
"Populli amerikan votoi për qeverisje. Amerikanët votuan për kontrolle dhe balanca. Ata nuk votuan që republikanët të shkonin në Uashington dhe të humbnin kohë me grindje mes tyre dhe arrogancë", tha komentatori i televizionit Fox News, Sean Hannity.
"McCarthy nuk është shumë konservator. Ai në fakt është ideologjikisht neutral, është elastik. Elektorati i tij i vërtetë është komuniteti lobues në Uashington. Dhe nëse ke bindje të vërteta politike, kjo është indinjuese", tha analisti tjetër Tucker Carlson.
Në komentet e tyre, demokratët theksuan mbështetjen për ligjvënësin Hakeem Jeffries për postin e kryetarit - megjithëse votat e demokratëve nuk mjaftojnë që ai të zgjidhet.
"Nuk do të kishte dezertime nga demokratët. Ne jemi këtu. Nëse ata duan të angazhohen, ne jemi të hapur", tha ligjvënësja Alexandra Ocasio-Cortez.
"Është e turpshme. Procesi po zgjat shumë nga mënyra se si po sillen. Dhe pjesa tjetër e botës po shikon dhe shtron pyetjen nëse mund ta zgjidhim”, tha Presidenti Joe Biden.
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara nuk mund të funksionojë dhe anëtarët e rinj nuk e bëjnë dot betimin pa u zgjedhur kryetari. Ligjvënësit pritet të votojnë përsëri sot./ VOA
50,000 punonjësit e BE-së mund të presin me padurim rr...
Nobel Peace Prize winner Ales Byalyatski went on trial...
An Indian pensioner who lost his wife during the COVID-19 ...
Presidenca suedeze e BE-së njoftoi pas një takimi të ekspe...
Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha homologut turk, Rece...
The American Embassy in Pristina said that the goal of the...
As fighting continues in the partially occupied Ukrainian ...
On January 5, the units of the NATO mission in Kosovo, KFO...
Thousands of people gathered Thursday morning in the Vatic...
Nëse zgjedhjet nuk shtyhen, Turqia do të mbajë në qershor ...
The Republicans in the House of Representatives have not m...
Before Deutsche Post shut down its telegram service, thous...
Në Berlin dhe Bruksel u dëgjua një psherëtimë lehtësimi, k...
This has never happened in the last 100 years: The can...
Kandidati republikan, Kevin McCarthy nuk arriti të sig...
The Kosovo Police announced the opening of the competi...
At midnight on December 31, 1992, the then 74-year-old sta...
The Minister of Foreign Affairs of North Macedonia, Bujar ...
A farm in the Czech Republic has ordered the culling of 75...
A serious event was recorded in Feruzaj, Kosovo, where...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Electricity was restored in Cuba today, after a third outa...
Ukraine expects to have the technical capability to produc...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
US President Donald Trump said he still believes Russian c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...
A few weeks after the dissolution of the Transparency Boar...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...