The House of Representatives again fails to elect a new speaker
The Republicans in the House of Representatives have not m...

Nëse zgjedhjet nuk shtyhen, Turqia do të mbajë në qershor të këtij viti zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Edhe pse në pamje të parë mund të duket si një proces normal, një dinamikë e caktuar në këtë vend, nënkupton se këto zgjedhje mund t’i japin fund periudhës së qeverisjes së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) me koalicione të ndryshme jo-zyrtare.
Kjo i bën vendimtare këto zgjedhje. Erdogan duket sot në pikën e tij më të dobët të karrierës së tij politike. Por opozita duket se sikur e ka humbur vrullin që pati në muajt e verës së vitit që shkoi.
Duke pasur parasysh situatën ekonomike dhe sociale të Turqisë, kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, duket se kishte të drejtë kur u shpreh:“Qeveria nuk mund t’i fitojë zgjedhjet në këto kushte, por opozita mund të humbasë”.
Në këtë pikë, është shumë i rëndësishëm emri i kandidatit presidencial që do të dalë nga Tryeza e të Gjashtëve 6 (emri i aleancës 6-partiake të opozitës kryesore turke). Meqë Kemal Kiliçdaroglu, kryetar i Partisë Popullore Republikane (CHP), është njëkohësisht lider i partisë kryesore opozitare dhe përfaqësuesi i partisë me më shumë vota në koalicion, është e natyrshme që të jetë ai që do të përballet me Erdogan.
Kiliçdaroglu iu bashkua procesit të formimit të një opozite më aktive pas Marshit të Drejtësisë që drejtoi në zgjedhjet e vitit 2017. Në këtë kontekst, videot e shkurtra që publikoi, fakti që pas ngjarjeve i trokitën në derë institucionet përgjegjëse për këto ngjarje dhe axhenda e tij, mund të jetë që të gjitha pikë plus për të.
Po kështu, fakti që ai luajti një rol në hyrjen në parlament të Partisë së Mirë (Partia IYI), dhe që bëri bashkë 6 parti me pikëpamje të ndryshme, mund të interpretohet si një pikë plus në favor të tij. Si rezultat i këtyre lëvizjeve, ai arriti një fitore të rëndësishme në fitimin e drejtimit të qyteteve të mëdha në zgjedhjet vendore të vitit 2018 duke u paraqitur me kandidatët e duhur.
Por nga ana tjetër Kiliçdaroglu ka disavantazhe, të cilat i tejkalojnë avantazhet e tij. Së pari dhe më e rëndësishmja, partia e tij CHP është shfaqur e paaftë për të rritur ndjeshëm pjesën e saj të votave që kur ai u bë lider i saj, dhe nuk ka shënuar asnjë fitore kundër Erdogan.

Së dyti, nga fushatat e kaluara zgjedhore, është e qartë se është shumë e madhe mundësia që Kiliçdaroglu të bëjë gabime dhe gafa gjatë fushatës. Për më tepër, Kiliçdaroglu, që nuk i përshtatet profilit të një udhëheqësi karizmatik në politikën turke, që është bërë një kërkesë më e dukshme gjatë epokës së Erdogan, dhe duket që nuk i emocionon turmat.
Përtej këtyre disavantazheve, fakti që Kiliçdaroglu është i besimit islam alevit mbetet ende një problem në Turqi, edhe sepse do të përballej me qeverinë e AKP-së, e cila i përdor vazhdimisht strukturat dhe argumentet fetare për të pasur përfitime politike në një vend me shumicë myslimane sunite.
Që kur Ekrem Imamoglu fitoi për herë të dytë zgjedhjet për bashkinë e Stambollit, kandidimi i tij është një nga çështjet më të debatuara në diskursin publik turk. Sipas shumë ekspertëve, Imamoglu ka edhe profilin e fituesit, duke pasur parasysh mënyrën e të bërit politikë, marrëdhëniet e mira që ka krijuar me sektorë të ndryshëm të publikut, dhe faktin që tashmë ka arritur dy fitore kundër Erdogan.
Por dënimi i tij nga një gjykatë më 14 dhjetor 2022, dhe fakti që ky vendim i hap rrugën përjashtimit të tij nga politika, e ka ndryshuar plotësisht situatën në lidhje me Imamoglun. Dhe kjo situatë mund të ndryshojë fatin e Turqisë.
Nëse nuk marrim parasysh vendimin e gjykatës, mund të themi se dy nga avantazhet më të mëdha të Imamoglu ndaj Erdoganit janë popullariteti dhe mosha e tij e re. Dhe ky popullaritet shtrihet edhe jashtë vendit. Një avantazh tjetër është se ai mund të prodhojë argumente që janë të efektshme gjatë fushatës, dhe që mund të dobësojnë pozitat e Erdoganit.
Njëkohësisht, Imamoglu përdor një gjuhë dhe ka një qasje politike të nevojshme për të fituar votat nga kurdët, sunitët, alevitë, turqit dhe grupet e tjera të votuesve. Këtë mund ta arrijë falë ekipit që ka krijuar në Stamboll. Po ashtu, të pasurit e një CV politike si menaxher i një qyteti të madh si Stambolli, e bën historinë e tij të ngjashme me atë të Erdoganit, gjë që përbën gjithashtu një avantazh.
Mbi të gjitha këto avantazhe, Imamoglu ka edhe një avantazh të ri:ndalimin politik të vendosur ndaj tij nga gjykata. Gjyqësori turk e ka shndërruar në një farë mënyre në një hero Ekrem Imamoglun, duke imponuar disa krahasime me historinë e ngjashme politike të Erdoganit në fillimet e tij.
Në këtë kuadër, ai i ka rritur me dorën e tij shanset që kryebashkiaku i Stambollit të bëhet një kandidat për president. Nëse gjyqësori i kontrolluar nga Erdogan vendos përjashtimin e tij nga politika, gjë që do të thotë se ai nuk mund të kandidojë në zgjedhje, Ekrem Imamoglu do të zbulohet si një aktor kryesor në të ardhmen e Turqisë.
Kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Mansur Javash, që në sondazhe është paraqitur gjithmonë si kandidati që mund të fitojë lehtësisht kundër Erdoganit, është pak më i kujdesshëm sesa Kiliçdaroglu dhe Imamoglu në lidhje me kandidaturën e tij.
Avantazhi më i madh i Javash, është se ai shihet nga publiku turk si një kandidat i besueshëm, si më i ndershëm dhe më transparent. Është gjithashtu në avantazhin e tij, fakti që ka administruar në një mënyrë transparente punët publike të Ankarasë dhe procesin e tenderimit.
Por ky është gjithashtu një disavantazh, pasi ne nuk e dimë se çfarë mendon Javash për Turqinë në tërësi dhe politikën botërore, dhe çfarë do të bënte ai në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërkaq Javash ka edhe 2 disavantazhe të tjera.
E para nuk dihet se në çfarë mase mund të arrijë menaxhojë një fushatë presidenciale. Sepse ndaj një kundërshtari si Erdogan, fushata do të jetë shumë e ashpër në çdo aspekt. Nga ana tjetër ka një pikëpyetje e madhe nëse ai zotëron aftësinë e duhur politike për ta përballuar atë.
Së fundi, një faktor tjetër që do të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve, është qëndrimi i lëvizjes politike kurde në Turqi. Origjina nacionaliste e Javash, dhe fakti që ai i përdor ende zyrtarët e ish-Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) në stafin e bashkisë së Ankarasë, mund të bëjë që lëvizja politike kurde të distancohet prej tij.
Në përgjithësi, lëvizja më e logjikshme që pritet nga Tryeza e të Gjashtëve, është shpallja sa më shpejt që të jetë e mundur e kandidatit të saj konsensual, dhe që ky kandidat të zgjidhet në një mënyrë racionale në bazë të kushteve aktuale. Më pak fjalë, rezultati i zgjedhjeve të këtij viti në Turqi, varet nga ajo që bën opozita, në pritje të lëvizjeve që do të bëjë Erdogan për të vijuar qëndrimin në pushtet.
Shënim:Istar Gozaydin, profesor i drejtësisë dhe politikës. Ahmet Erdi Ozturk, studiues në Fondacionin Helen për Politikën Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP).
The Republicans in the House of Representatives have not m...
Before Deutsche Post shut down its telegram service, thous...
Në Berlin dhe Bruksel u dëgjua një psherëtimë lehtësimi, k...
This has never happened in the last 100 years: The can...
Kandidati republikan, Kevin McCarthy nuk arriti të sig...
The Kosovo Police announced the opening of the competi...
At midnight on December 31, 1992, the then 74-year-old sta...
The Minister of Foreign Affairs of North Macedonia, Bujar ...
A farm in the Czech Republic has ordered the culling of 75...
A serious event was recorded in Feruzaj, Kosovo, where...
Russia has said a missile attack - on New Year's Eve - tha...
Double-digit inflation that depleted the consumer basket a...
More than 30 centimeters of snow will blanket the northern...
Iran has charged two French nationals and a Belgian nation...
Një person nga Nju Jorku u dënua të martën me dy vite burg...
The House of Representatives failed to elect its Speaker, ...
The Republic of Turkey was established 100 years ago. ...
On New Year's Eve, firefighters in Berlin reported 38 seri...
Panairi vjetor i industrisë së teknologjisë, që njihet...
Dubai has decided to remove the 30% tax on alcohol sal...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Electricity was restored in Cuba today, after a third outa...
Ukraine expects to have the technical capability to produc...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
US President Donald Trump said he still believes Russian c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...
A few weeks after the dissolution of the Transparency Boar...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...